Intervista e katert.

60 11 4
                                    

Intervista e katërt me IlilehXAraS

1. Çfarë kuptimi ka username yt në Watt?

Nuk ka ndonje kuptim shume te vecante xp. Eshte thjesht emri dhe mbiemri im mbrapsht.

2. Për sa gjatë ke qene duke shkruajtur?
Qe femije. E kam pasion shkrimin edhe pse tani e kam lene pak pas dore pasi jam teper e ngarkuar me fakultetin.

3. Si ndikon shkrimi në jetën tënde të perditshme?
Me pare e kisha si terapi. Me ndihmonte te shkeputesha nga realiteti dhe te krijoja nje bote timen qe me perkiste vetem mua

4. Kush është ai personazh i librave të tu, tek i cili e gjen veten me shume?
Tek cdo personazh i imi kam dhene pak nga vetja. Viktoria dhe Danilla kane me shume karakteristika te miat.

5. Kush mendon se është pjesa më e vështirë për tu shkruajtur në një libër?
Dhimbja. Te pershkruash dhimbjen ne menyre qe ta ndieje edhe lexuesi eshte mjeshteri me vete.

6. A i pranoni kritikat e të tjerëve dhe a ndikojnë ato tek ju?
Patjeter. Mendoj se me ndihmojne ne zhvillimin tim si autore. Por nuk do pranoja kritika te shprehura ne gjuhe fyese.

7. Cilat libra mendon se duhej të kishin me shume vëmendje në Watt?
Nuk dua te permend tituj librash apo autore,por ka shume libra te bukur qe qendrojne ne hije. Do me behej qejfi nese do merrnin vemendjen qe meritojne.

8. Cila mendon se është e ardhmja e librave të tu?
Shpresoj qe shume prej tyre te qendrojne ne bibliotekat e sa me shume lexuesve.

9. Kë person do të vecoje si ai që të ka motivuar me tepër për të shkruajtur?
Familja ime dhe nje autore e wattpadit qe me shtyn ende te vazhdoj shkrimin. I dua shume.❤️

10. Çfarë të pëlqen të lexosh gjatë kohës së lirë? Kush është libri yt i preferuar?
Klasiket. Nuk ka si klasiket. Vellezerit Karamazovi. Mbetet i preferuari im edhe pas kaq vitesh.

11. Cila është një pyetje që ke dashur që të tjerët të ta bënin për librat e tu, po nuk e kanë bërë?
Hmm nuk eshte se me kane bere shume pyetje rreth librave te mi. Do doja te me pyesnin se nga bazohem kur krijoj personazhet.

12. Nëse do të publikosh një libër se shpejti, cili do të jetë dhe për çfarë bën fjalë?
Nuk e kam ne plan te them te drejten. Mesiguri historical pasi eshte zhaneri im i preferuar. Por tani per tani nuk e kam ne plan.

Argëtim.Where stories live. Discover now