Intervista e peste.

52 10 7
                                    

Intervista e pestë me child_of_poseidon_03

1. Në c'lloj paragjykimesh ke shkuar në karrierën tende si shkrimtare dhe si kanë ndikuar tek ty?
Paragjykime nuk kam hasur sa i perket hapit ne shkrim.Por mund te them qe nuk kam patur mbeshtetjen e duhur.

2. Kush është libri i parë që ke lexuar në wattpad që të ka bërë të ndihesh keq?
Librat qe kam lexuar kane qene te shumte,te gjithe te zhanerit thriller-mister,te autoreve te ndryshem dhe ne te vertete jam impresionuar.

3. A është shkrimi i kënaqshëm apo i lodhshëm për ty?
Shkrimi eshte terapi per mua.

4. A përpiqesh të jesh vetvetja në shkrim apo përpiqesh të bësh me mirë për lexuesit?
Gjithmone vetevetja.

5. Kush janë miqtë e tu të ngushtë në wattpad dhe si kanë ndihmuar ata në karrierën tënde si shkrimtare?
Kam njohur shume njerez te mire ose te pakten kete tregojne komentet pasi cfare fshihet vertete ne ndjesite e tyre kur lexojne historite e mia nuk mund ta di.

6. Të pëlqejnë librat e vetëm apo me seri?
Librat e vetem.

7. Si ka qenë të hedhësh librin tënd të parë në Wattpad?
Kam qene e dyzuar.Kisha nje mije e nje pyetje dhe teper dyshime.Fillova me nje histori qe vertete nuk eshte se jam aq e lumtur por jam krenare per te.Ajo histori ishte sipari i ketij pasioni qe me pas fillova te reflektoja,mesova te informohesha para se te merrja iniciativen tjeter.

8. A je hasur me kritika? Si kanë i ke përballuar ato?
Po.Kritika eshte pjese e pandashme jo vetem e nje shkrimtari por kudo.Jam munduar te kuptoj ku caloj ama shpesh me jane dukur te teperta dhe teper siperfaqesore.

9. Çfarë mendon se është gjëja më e rëndësishme në shkrim?
Elementi kohe dhe marrja e informacioneve.

10. Kë nga personazhet e tu do e zgjidhje si shok të ngushtë në jetën reale?
Patjeter Persin nga historia ime "Vetja ime tjeter"11.

11. Sa libra të kanë mbetur në draft?
Asnje.

12. A ke shkruajtur ndonjëherë në këndvështrimin e një mashkulli? Nëse po, cila është vështirësia që ke hasur? Nëse jo, pse?
Po kam shkruar tek te dy librat.Nuk eshte se kam hasur ndonje problem kjo mbase edhe per faktin se si e kam trajtuar historine.Jam munduar te vendos nje balance mes femres dhe mashkullit ne boshtin emocional.

Argëtim.Where stories live. Discover now