Intervista e shtate.

36 8 4
                                    

Intervista e shtatë me Whiteheart_1

1. Je vetem lexuese apo edhe shkrimtare?
Të dyja.

2. Nese shkruan nje liber, cili do te jete subjekti i tij?
Shëndeti mendor. E kam nisur ta shkruaj një libër të ngjashëm, por nuk e di nëse do e postoj.

3. Kush ka qene libri me i mire qe ke lexuar ne realitet dhe ne Wattpad?
Në realitet do veçoja "Ishulli i pemëve të zhdukura" ndërsa në wattpad ka shumë por do thoja "Të vërteta të pathëna".

4. Kush skene prej librave te Wattpadit te ka ngelur ne mendje?
Nuk kam lexuar shumë në wattpad, por më ka ngelur në mendje ndarja e Norës dhe Amedeos tek "të vërteta të pathëna".

5. Cilat tema te terheqin me shume vemendjen? A ke menduar te shkruash ndonje prej tyre?
Ato që prekin realitetin. Po, kam menduar. Janë disa ide dhe tema që do doja t'i shkruaja vetë.

6. Kush shkrimtar i Wattpadit mendon se ka librat me te mire? A do i rilexoje librat e tij?
Nuk do doja të përmendja emra, Janë 3-4 që kanë libra shumë të bukur, por nuk më pëlqen të rilexoj libra.

7. Nese do te takoje nje autor qe te pelqen, çfare do i thoje?
Do doja të mësoja më shumë për jetën, peripecitë dhe sprovat që ka kaluar përveç atyre që shkruhen në biografinë e tyre.

8. Cilet jane disa tituj qe mendon se te pelqejne t'i perdoresh ne ndonje liber?
Për mua titujt janë shumë të rendësishëm ndaj e kam shumë të vështirë në zgjedhjen e tyre, por disa alternativë që mund t'i përdor janë: Të jetosh me kujtimin e tij, Premtime të thyera, zëra që ulërasin dhe E fshehta pas vellos së bardhë.

9. Ke liber do e sugjeroje si nje rilexim?
Libër fizik: "Biblioteka e mesnatës".

10. Ke zhaner do te doje te gjeje ne Wattpad me shume?
Historik.

11. Si do te ishte personazhi yt i preferuar?
I ngjashëm me mua. Më pëlqen të gjej veten tek personazhet e librave.

12. Nese do te jepej mundesia te ndryshoje fundin e nje libri, kush do te ishte ai?
Fundin e disa librave mister&thriller që nuk më kanë pëlqyer.

Argëtim.Where stories live. Discover now