Intervista e trete.

68 8 5
                                    

Intervista e tretë me Klaudeta07

1. A është Klaudeta emri juaj i vërtetë apo pseudonimi?
Pseudonimi.

2. Pse je e interesuar në shkrim?
Sepse më bën të lumtur.

3. Çfarë është diçka që do të doje ta ndryshoje tek shkrimi yt, por nuk mundesh?
Rrëfimin e ngjarjeve, për momentin më duket tejet e vështirë, që ta ndryshoj.

4. Cili është libri më i mirë që mendon se ke shkruajtur?
"Duhet të vrasim".

5. Kë personazh të librave të tu do të doje ta kishe në jetë reale dhe pse?
Sidorel Nurën. Është shumë, shumë i mirëkuptueshëm dhe nuk heq dorë nga dikush, që e do, pa ia marrë shpirtin vetes mirë e mirë.

6. A e hartoni të gjithë idenë e një libri të ri, apo shkruani kapitull pas kapitulli me ide të reja?
Hartoj të gjithë idenë.

7. Sipas mendimit tuaj, kush është një libër që meriton më shumë vëmendje në Wattpad?
" Shpirtra të armuar" nga madsadcherry

8. Cilin zhanër mendoni se nuk mund ta shkruani dot?
Zhanerin horror.

9. A ndikojnë kritikat në karrierën tuaj si shkrimtare?
Kritikat në kuptimin e plotë të fjalës, po, ndikojnë.

10. Çfarë mendon se e bën dikë shkrimtar?
Leksiku i pasur letrar dhe rrëfimi në mënyrë artistike i ngjarjeve.

11. Të pëlqen më shumë bashkëpunimi me dikë apo të shkruash më vete?
Të shkruaj më vete.

12. Kush është një prej personave që të ka mbështetur më shumë gjatë librave që ke shkruajtur?
Nuk ma bën dot zemra, të them veç një.

Argëtim.Where stories live. Discover now