#1

124 9 8
                                    


Për herë të parë në mur e shoh të shkruajtur fjalën "i-di-ot" në rrokje dhe me ngjyrë të kuqe. Më kujton kohët e mëparshme kur shikoja filma aksion, nga ana tjetër e murit shkruhej "bir bushtre" pa rrokje me ngjyrë të kuqe. Më kanë pëlqyer shkrimet nëpër mure por asnjëherë nuk kisha provuar të krijoj diçka. Kur rastisja me ndonjë shkrim e kisha aparatin me vete dhe nuk kaloja pa bërë foto. Ato shkrime nuk m'u dukën të qeta, vet ndjesia ishte e tillë sikur ato brenda mbartin shumë mllef. 

Për herë të parë ndodhesha në një vend sikur ky. Para se të vija këtu, gjatë gjithë rrugës kisha kerkuar info ne internet në lidhje me adresën dhe lagjen në të cilën kisha gjetur banim për vete. Lagja njihej si lagja më e rrezikshme e Kolumbisë, klikova në faqen e parë  të internetit u shfaq emri i Pablo Escobar ose ndryshe njihej si "Mbreti i kokainës" ishte i njohur si krimineli më i pasur në histori. Për pak minuta e studiova jetën e tij, m'u duk interesante dhe goxha e frikshme si për një njeri kriminel. 

Adresa që e kisha në dorë më sjelli në këtë lagje, nuk imagjinoja se do ishte kjo gjendja, koshet e mbeturinave të rrëzuara nëpër cepat e apartamenteve, gjithandej shishe të birrave të thyera cop më copë, ushqimet e braktisura, të derdhura nëpër rrugë. Në disa vende nuk kishte hapësirë për të kaluar. 

I tërhiqja zvarrë dy valixhet që kisha me vete, dhe pse nuk i kisha marrë gjithë rrobat nga jetimorja, përsëri ishin vështirë të tërheqi pas vetes. Çanta e vështirësonte kurrizin e shpinës. Ecja vërdallë andej që të gjej dikë për orientim të adresës që duhet të shkoja. Nxora telefonin nga xhepi i pasëm i xhinseve, kishte ardhur mesazh nga pronarja e apartamentit, Zonja Bianka. 

Disa ditë më parë kur bëja kërkime në internet për të gjetur apartament, kishte vend të lirë në apartamentin e zonjës Bianka, menjeherë e mora në tel për të rezervuar një dhomë. Derisa flisja me të nuk m'u duk tip i sjellshëm, i urrej tipat që mburren me veten vetëm se kan arrit diçka, pa e zgjatur shumë mora dhomen 367 në apartamentin e saj. Pas mbylljes së telefonit kisha ndjesinë sikur gjithçka do ndryshoje në jetën time. 

Në mesazh shkruhej "Përshendetje e nderuar vajzë, ju pres sot"!, ngela me sytë në ekranin e telefonit, kjo fjala "ju pres sot" me duket disi çuditshëm nga një njeri i panjohur. Për herë të parë merrja mesazh të tillë, jam tip që i mendoj shumë gjërat me detajet më të vogla. Per disa kohë kisha mbetur e shtangur në një vend, ndoshta kisha humbur ose kam ngaterruar lagjen. prisja të kaloj dikush por mesa duket duhet të pres tërë ditën këtu. Atë ditë koha ishte vranësir, ngrita kokën të qetësohem dhe të marr frymë thellë, rretë në qiell kishin marrë ngjyrë të zezë. Moss! filluan disa pika shiu të imëta, Pas ksaj dite edhe shiun e kisha të mangët.

*** 

-Dikush ju ka goditur me thikë, zotëri, -degjoj një zë nga pas

kthej kokën, disa metra larg meje shoh një plak të moshuar i shtrirë përtokë, qeset e perimeve i'u kishin shpërndarë nëpër gjithë asfaltin e rrugës. Vajza adoleshente dhe një burrë me shpejtësi ishin afruar plakut, vajza bërtiste me aq sa kishte në kokë, 

-ndihmë! ju lutem ndihmoni! thirreni ndihmën e shpejtë. Xha mateo po vdes.. 

Xha Mateo... 

Unë isha shtangur në mes te rrugës me valixhet e mija, shikoja me habi sikur mos të kem parë kurrë një skenë të tillë, në fakt nuk kisha qenë kurrë prezente në ngjarje të tilla. Më kaplonte paniku nga e bërtitura e asaj vajzës saqë për ca sekonda e zgjoi gjithë lagjen të mblidheshin aty. 

Prap edhe një mesazh në telefonin tim që më shpërqëndroi nga aty, pash orën 13:42, kishte dërguar pronarja e apartamentit. Fika telefonin dhe u nisa për te turma e njerëzve edhe pse nuk kisha ide se çfarë të bëja. Shumë zëra përnjëher, dëgjoj një djalë të rri fliste ne telefon për adresën dhe përshkruante lagjen në të cilën ishim, vetëm më kujtohet se përmendi emrin Kolumbi, asgjë tjetër. 

-"Edhe këtë e paskan shënjestruar, Zotëri Mateo është njëri i matur, nuk ka probleme me askënd për sa kohë që e njohim, ai nuk ka askënd në shtëpi që kujdeset për të, me shumë gjasa dikush e ka shënjestruar për t'ia marrë jetën", ktheva kokën, flisnin disa plaka shumë të moshuara, më panë dhe tha njëra prej tyre: 

"O vajzë, ç'ke që habitesh? Këtu çdo ditë ndodhin diçka e re, ndihma e shpejtë nuk vjen çdoherë kur e thirrim, kjo lagje njihet si lagja më e rrezikshme në qytet. Mendoj se je e re këtu." 

-"P-po e re jam" ktheva sytë nga xha Mateo që rrinte i shtrirë palëvizur fare. Disa më të afërt që e kishin njohur atë, bërtisnin dhe kërkonin ndihmë kurse disa të tjerë kalonin andej nuk merreshin a jeton a vdes njeriu. Një botë e pamëshirshme, të vinte keq kur shihje ashtu njerëzit pa ndjenja. Pas asaj zhurme dhe sharjeve mezi dëgjohej sirena e ndihmës së shpejtë edhe e policisë.

-"Hapuni, hapeni rrugën. Sa kohë ka në këtë gjendje?", pyeste infermieri i ndihmës së shpejtë derisa e sillte barkën. U hap rruga dhe gjithë u rreshtuan për një, nga urdhëri i z.policit i cili bënte tur me shkopin që e kishte në dorë. Gjith i kishim ngulur sytë te xha Mateoja gjersa e vendosnin në karocën e ndihmës së shpejtë. Nuk e kisha njohur kurrë atë, ndjeja keqardhje se si njeriu nuk e imagjinon  se nuk i dihet nga vjen fundi. Kurrë nuk mund të bëhesh i mirë për të gjithë, disa do të urrejnë për arsye të kota, me rëndësi të kesh besim në vete. 

-"Mbaje reshtin" tha plaka duke më afruar afër vetes së saj. Askush nuk lëvizte derisa u nis ndihma e shpejtë. Z.polic shihte i tërbuar me njërën vetull lart dhe turinjtë e vrenjtur . Nuk guxonte ta shihte njeri në sy, ecjet e tij të bënin me nerva, dëgjoheshin vetëm kërcitjet e këpucëve të tij. 

-"Masi kjo lagje njihet më e rrezikshme, pse i keni kaq frikë policët?" ktheva kokën dhe e pyeta plakën me zë të ulët. 

"Para ca muajsh ndodhi një ngjarje e ngjajshme, ky polici i fëlliqur para syve tanë rrahu një djalë te rri për vdekje, vetëm pse iu përgjigj pa leje". tha dhe ktheu kokën menjëher. 

"Kthehu para mos të dëgjoje", Çfarë çmendurie!


#VAZHDON

"Dhoma 367"Hikayelerin yaşadığı yer. Şimdi keşfedin