Gjëja e fundit që e mendoja në botë ishte të imagjinoja veten në stacionin e policisë. Përveç filmave për herë të parë gjindesha në një vend të tillë. Hapësira pafund e madhe me qindra polic të punësuar, ecnin koridoreve me dosje në dorë, vetëm të ua hidhje sytë uniformave ishte e frikshme, Gjithë njerëzit e lagjes që ishim na sollën këtu me atë kombin e famshëm të policisë. Sesi me duket fjala polic :/ e frikshme.
Emrat e tanë thirreshin me rradhë nëpërmjet leternjoftimeve që na i morën gjithëve për të dhënë deklaratë. Secili emër që ulej në tavolinë deklarata zgjaste disa minuta. Valixhet e mija kishin mbetur në mes të rrugës pasiqë na morën me shpejtësi per në stacion. Nuk pata mundësi ti telefonoj zonjës Bianka për ndodhinë, nuk e kisha as telefonin me vete. Po sikur të mbyllet rezervimi i dhomës që ma kishte dhënë? Që në start dita e keqe.
Derisa afroheshte rradha ime, shikoja rrotull. Edhe pse nuk kam bërë asgjë ndodhja ime ktu më bënte me faj sikur të jem vrasëse, vet fjala më tmerron. Plakat ishin pas meje edhe shkëmbenin fjalë me njëra-tjetrën. Kto dyja sikur po kurdisin diçka. Është hera e parë që i shoh këta persona, të gjithë më duken të çuditshëm, të rehatshëm sikur vijn çdodit ktu pa asnjë pikë pakinu, përveç meje sikur do më binte të fikët.
-"Venetia Milton" nuk ka përgjigje, prap i njejti zë
"Venetia Milton", ngrita sytë nga polici, "Po", unë jam, i thash.
"Uluni këtu", kisha ngulur sytë të dyshemeja derisa thërritej emri im me zë të lartë në koridorin e madh. Me disa hapa të shpejtë u ula te ulësja më e afërt.
"Ju frikësova kur bërtita emrin tuaj?", nuk kisha guxim ta shoh në sy, ndjeja rrahjet e zemrës të shpejta sa asnjëherë më parë.
"Jeni zbehur në fytyrë, nuk ndiheni mir?"
"Si të jem mir kur do hyj në burg", ia ktheva
""Do ta mar deklaratën edhe do jesh e lir, por së pari pi pak ujë", më zgjati një gotë plastike me ujë. Derisa priste ta mbaroj ujin ai shkruante në kompjuter, herë pas here i hidhte sytë nga unë, sikur un nuk e vërej këtë veprim të tij.
"Në ndërkohë unë jam Nik Overton, Nëse vazhdon të jetosh në atë lagje do të duhet të takohemi shpesh, atje vij pothuajse çdo ditë për një ndodhi të re", tha dhe buzëqeshi.
"Po qesh? Të vjen mirë nga gjendja e lagjes që vriten njerëz çdo ditë?"
"Jo jo, nuk e kisha me këtë qëllim, vetëm se.. nëse ndodh të shihemi.. për ndihmë.., nejse"
"Vazhdo me pyetjet"
***
I urrej djemtë që e pëlqejnë veten. Pas disa orësh në fund ndodhesha jasht stacionit, mundohesha ta hap telefonin pasi ma dhan policët, në fakt ai "polici" kur mbarova deklaratën. Ajjj nuk ia vlen të acaroj veten për këta tipa. Patjetër duket të kontaktoj me zonjën Bianka ose mbeta jasht sonte, as valixhet nuk i kam me vete. Për fat të mirë çantën e shpinës e kisha me vete. Duhet ta gjej një taksi.
Falë taksistit e gjeta apartamentin "Bloody" më shkronja të mëdha sipër derës së hyrjes. Nuk mund ta besoj sa afër paska qenë lagja ku prita për ta kaluar dikush. Para se të hyj në apartament duhet ti gjej valixhet.
"Hej, prap ke humb rrugën?", ktheva kokën, ishte ajo vajza te vendngjarja që bërtiste për Xha Mateon.
"Nuk i dihet, kësaj here e gjeta apartamentin kurse humba valixhet"
"Të duhet ndihmë? Je e re këtu?"
"Të ta jap një "po" për të dyja pyetjet, jam shumë e lodhur për tu përgjigj gjërë e gjatë".
"Mirë moj se nuk të mundoj, ma thuaj ku i le valixhet për herë të fundit?"
"Andej më poshtë", më kapi për krahu edhe nisëm të ecim.
"Ku jeton ti?", i thash.
"Te ai apartamenti që humbe më para", tha dhe nisi të qeshe.
"Edhe unë aty kam marrë një dhomë, për 3 persona ishte por nuk e kam problem për momentin se mezi gjeta një vend për të futur kokën, ende nuk i kam pa shoqëruesit e dhomës se kush jan. Nëse nuk ma kanë zënë vendin sigurisht"
"Cilin kat dhe cilën dhomë e ke?", pyeti.
"Katin e 7-të, dhomën 367", thash. Ndaloi dhe mi nguli sytë për disa sekonda,
"Sapo mësove shoqërusen e parë të dhomës", tha
"Mos ndoshta... ti?"
"Po unë jam, sot pak para teje u vendosa te dhoma, dola të shkoj në shitore të blej diçka se nuk kishte as edhe një gjë te frigoriferi i dhomës. Xha mateoja më solli te apartamenti se edhe unë nuk mund ta gjeja në fillim, prej aty e di. Pastaj duke u kthyer në mes të rrugës ndodhi ngjarja. Derisa hyja në dhomë Zonja Bianka më tha që e priste edhe një vajzë që ka bërë rezervim te kjo dhoma. Ajo duhet të jesh ti apo jo?"
"Unë jam"
"Më vjen mirë që u njohëm. Unë jam Ori Thompson, edhe dy javë i mbush 20 vjet".
"Venetia Milton, 19 vjeçe. Vij nga jetimorja e vajzave"
"Këtu i kisha lënë valixhet për së fundi herë, me shumë gjasa duhet ti ketë marrë dikush, nuk besoj se do i gje prap. Imagjino lagjen e kriminelëve, nuk lënë njerëz të gjallë e lëre më valixhet e mija"
"Qetësohu vajzë se do i gjejmë, të trokas te kjo dera të pyes", "Ori ndalo moj"
***
Më vështirë qenka të mbaj valixhet shkallëve se sa ti zvarris nëpër rrugë, falë Orit nuk i mbaj të dyja vet se do isha shkatërruar. Për fat të mirë edhe ashensori qenka i prishur, fati sot kundër meje.
"Venetia moj, ç'ke në valixhe që janë kaq të rënda? Nuk besoj të jenë vetëm rroba, mos ka njeri brënda", tha dhe nisi të qeshe.
"Kujdes shkallët se te ra te fikët nga e qeshmja, ti paske marrë valixhen me libra, ajo është më e rënda"
"Më ke bërë me hile atëher"
"Duro edhe pak se erdhëm" qesha edhe un
***
Koridori i katit të 7-të ishte shumë i gjatë, pasqyroheshte me tepih të kuq dhe mure me ngjyrë bordo, pastërtia maksimale dhe vinte era e birrës. Nuk më pëlqen shumë ngjyra e kuqë, është disi e tmerrshme për kështu lloj vende. Dritat e tavanit ndizeshin dhe fikeshin, jashtë ishte koha e mbrëmjes kurse mbrenda pothuajse errësirë. Ori hedh sytë si rrufe drejt meje,
"Është një pikturë nga zonja Bianka, eja ti vendosim këto edhe ta takojmë zonjën Bianka para se të na nxjerre ty dyjave jasht apartamentit".
VAZHDON
ŞİMDİ OKUDUĞUN
"Dhoma 367"
Mystery / ThrillerVenetia Milton, vajzë 19 vjeçe e pajtuar me tragjedinë e dhomës 367. Vrasje, krim, drogë... gjithçka e tmerrshme në atë lagje të Kolumbisë. 3 vajza jetime të bashkuara në errësirën e dhomës 367. Torturat nga pronarja e apartamentit dhe mëshira e n...