# 6

18 5 0
                                    

Atlasi erdhi pas meje më mbajti dorën dhe më drejtoi për nga shkallët sipër. E vështroj në heshtje dhe e lë të më mbajë dorën derisa qetësohet.

"Ti më urren..." -thotë duke më mbajtur dorën, pastaj mbyll sytë dhe psherëtin thellë. Atë çast e vërej një shenjë të zbehtë, të dhëmbëzuar rreth katër centimetra të gjatë, në anën e djathtë të nofullës, që ndërpritet vetëm dy centimetra larg buzëve. Ndjej një dëshirë të çuditshme ta prek dhe të rrëshqas gishtin në të, por në vend të kësaj zgjas dorën dhe i përkëdhel flokët. I ka më të shkurtër në anë dhe më të gjatë në pjesën e sipërme.

"Janë shokët e mi, më fal për sjelljen e tyre. Nuk do i shërbesh ti, nuk do të afrohen ty", thotë dhe më shikon me pendesë.

"Nuk i kam frikë tipave mafioz, do i sherbej unë", them dhe marr rrugën poshtë shkallëve. Ori dhe Ervini më shikojnë sikur më shohin për herë të parë. Marr menynë e pijeve dhe shkoj në qoshen ku janë ulur. Ua përplas në tavolinë, bëj duartë kryq dhe i shikoj me neveri. Ai që bërtiti këtë herë sikur do më vrase por nuk vras mendjen. Nuk ju shkoj kurr djemve për qejfi.

Mbyll sytë dhe përpiqem të mbys tingullin e zërit të tij që më drithëron veshët dhe bën udhë nëpër çdo nerv të trupit tim, duke më ftohur si një fllad i ftohtë. Vras mendjen se ku ka përfunduar mirësjellja ose të paktën një përshëndetje: "Hej, unë jam shoku i Atllasit. Gëzohem që u njohëm." Ata nuk thonë asnjërën nga këto. Marr menynë dhe largohem nga aty. Atlasi nuk e heq shikimin derisa shkon te qoshja e atyre.

"Ç'farë ke ndërmend të bësh Venetia?" thot Ervini.

"E merituan, çak Ori" e plasëm dorën sikur kemi bërë diçka fantastike. Ervini na shikon si dy vajza të lazdruara që nuk lëshojnë rrugë mafiozëve.

"Shpresoj mos të pasoni keq", më thotë duke më shtyrë tepsinë që ta mar.

"Sa frikacak që je"

"Venetia"

"Çfarë dreqin ke?" i bërtas

Salla sa po vjen e mbushet me njerëz dhe mafioza. Unë, Ori dhe Ervini vrapojmë sa andej këndej me pije. I urrej këto vende të shpifura, më vjen të qaj mes turmës së njerëzve. Atlasi heq shikimin nga unë, është ulur në karrigen e vet dhe duket vigjilent si gjithmonë. Na hedh një vështrim të treve dhe mbahet te krahët e karriges teksa ngrihet dhe vjen drejtë nesh, ngadalë duke u lëkundur. Ervini dhe Ori e përshëndesin me kokë dhe vazhdojnë të ecin.

-"Si të duket nata e parë ktu, Venetia?" më pyet i buzëqeshur dhe më pret rrugën.

"Plot me ndodhi dhe mafioza" - përgjigjem, me sytë nga ai. Me sa duket ti nuk din ti zgjedhësh njerëzit me të cilët shoqërohesh", them dhe kur kthehem nga Ori, shoh se po më vështron. Mbledh buzët dhe tund kokën.

"Ky djalë është i pa shpresë", them gjersa kaloj nga ajo.

"Mbreslënëse" - them me zë të lartë, ndërsa kaloj dhomë në dhomë, duke ndezur dritat dhe duke eksploruar atë që sapo është bërë përkohësisht puna ime. Më vjen inat që është kaq bukur. Kjo do të bëjë më të vështirë largimin kur të kem kursyer aq sa të gjej vend për vete. Shkoj në kuzhinë dhe hap frigoriferin. Në derë gjenden një rradhë erëzash, në ndarjen e mesit një kuti me pak picë të mbetur dhe në pjesën e sipërme një shishe qumështi të zbrazët. Sigurisht ai vazhdon të mos bëjë pazar. Marr një shishe me ujë dhe dal nga kuzhina.

Mbylla shishen dhe hapa derën.Përballë meje nje djalë i dehur me një gotë në dorë, në çdo moment mund ti bie të fikët. Mbyll derën e frigoriferit dhe mundohem te dal nga dera. Djali i dehur rrëzohet në njërën anë, gota i rrëshqet nga duart dhe përfundon mbi dysheme. E kthej me shpinë në dysheme dhe e vështroj. Ai përpiqet të hapë sytë, por qepallat i mbyllen shpejtë.

"Ti nuk je Korbini", mërmërit ai.

-"Jo, nuk jam. Jam punonjëse këtu dhe them se pas kësaj më detyrohesh të paktën pesëdhjetë filxhanë me sheqer. E ngre nga supet dhe përpiqem ta ulë, por ai nuk rri dot. Nuk mendoj se mund ta bëjë. Si mund të dehet dikush deri në këtë pikë? E kap nga duart, e tërheq zvarrë dhe ndalem kur e kam futur mjaftueshëm brenda. Rrëmbej një jastëk nga divani, ia ngre kokën dhe e rrotulloj në anë, nëse do të vjellë në gjumë.

E lë të flejë i qetë në dysheme, më mes të dhomës dhe hedh sy përreth. Vetëm kjo dhoma është tri herë më e madhe se ajo e jetimores ku kam jetuar. Heq çelësin nga brava dhe e hedh drejtë koridorit jasht, por ai bie në tokë. Pastaj përkulem për të shtyrë djalin e dehur.

-"Në rregull shok," i them duke u përpjekur me të gjithë forcën që ta largoj nga dera. - Më fal që po të prish gjumin, por duhet të dal jashta. Kur arrij ta mbështes te korniza, shtyj derën dhe bëj të dal. Sakaq, ndjej diçka të ngrohtë rreth kuçit të këmbës. Ngrij në vend. Shoh poshtë.

-"Më lësho", bërtas duke i shkelmuar dorën. Më ka shtrënguar aq fortë kyçin, sa jam e sigurtë që do të më mavijoset. Djali ngre kokën dhe më vështron. Përpiqem t'i shpëtoj dorës së tij, por e gjej veten duke rënë brenda dhomës. E shtyj fortë dhe dal, mbyll derën me çelës nga jasht.

- "Duhet të dal", mërmërit ai, shoh që përpiqet të hapë derën me dorën tjetër, më kaplon paniku.

-"Dreq!", bërtet ai dhe e tërheq dorën, kurse unë e mbyll prap nga jashtë. Ngrihem në këmbë, e heq çelësin sa më shpejtë. Sapo nisin të më qetësohen rrahjet e zemrës, ndjej që më bërtet. Po, zemra po më bërtet, me një zë të thellë mashkullor. Sikur thotë: "Venetia! Venetia!"

- Ç'dreq ambient është ky? Mos duhet të përgatitem për t'u ngacmuar nga pijanecët sa herë që vij këtu? Pason një heshtje e gjatë.

-"Të ngacmoi?, thot Atlasi

-"Ndoshta ngacmim është fjalë e madhe, por më kapi nga kyçi i këmbës.


VAZHDON

"Dhoma 367"Hikayelerin yaşadığı yer. Şimdi keşfedin