#4

14 4 2
                                    



Në jetën time, me kalimin e kohës u ndryshuan disa pikëpamje. E kuptova se përvojat të mësojnë se kë ta duash dhe se situatat të mësojnë se kush të do. U binda se pas disa fytyrave qëndrojnë maska dhe se çdo buzëqeshje i ka një mijë kuptime, pas çdo heshtjeje ka një arsyetim dhe pas çdo zemre të mirë një mijë vështirësi. Po ashtu e mësova se duhet të bëj një hapësirë sigurie me ata që i kam përreth, edhe nëse nuk pajtohemi së paku të mos përplasemi njëri me tjetrin. E mësova se për disa të anashkalohen ishte mëshirë dhe se harresa ishte begati. Jeta nuk na bën të ndjejmë dhimbje për së koti, po ajo na jep dhimbje që ne të rritemi dhe të mësojmë, të na mëson fjalorin e saj dhe të mos i besojmë çdokujt, sepse më vonë realiteti i gjërave po na lodh së tepërmi dhe po na bën të ndjejmë dhembje !!!

E gjeta veten përballë "night club" me Orin afër. Letra e kërkimit të shërbyes/e nuk ishte hequr nga dera. Të dyja ngelëm te dera duke parë sa shumë njerëz hynin e dilnin për ato momente. Tipa të burrave që vardisen pas grave dhe vajzave, nuk kisha parë qenie më të neveritshme se meshkujt e dehur. Totalisht janë në gjendje të dalin nga vetja për marrëzira të përkohshme në ndikimin e dehjes. Brenda shitja ishte e madhe me çdo gjë të mundshme. Pas gjithë kundërshtimeve që bëra me Orin për të mos ardhur këtu, prap ajo arriti të më bindte disi.  U drejtuam për te banaku i pijeve. Ajo më kapi për krahu dhe më tërheqte për te turma e njerëzve. Muzika me zë të lartë në kupë të qiellit, mezi dëgjoja zërin e Orit kur më fliste. Banakieri ishte një djalë i rri përafërsisht i moshës sonë, kërkuam të na shoqëroj deri te pronari. 

"Zotëri Atlas Karigani gjendet në katin e sipër te dhoma 12, kaloni nga shkallët atje përballë, mos harroni dhoma 12", tha dhe me shpejtësi lëvizte me tepsi me pije në dorë. 

"Shtyhu pak më andej o vajzë" bërtiste gjersa kalonte për te turma. 

U ndrejtuam për nga shkallët, në pushimoren e murit shkruhej një shkrim që të merreshin sytë nga drita e kuqe e flakshme "It's not love, I'm just drunk". 

"Ky pronari a thua çfarë njeriu do jetë, mos ndoshta është vrasës?" tha Ori me zë të lartë.

"Në vend të fjalës vrasës preferoj ta zëvendësosh me "i pashëm", tha një zë mbrapa neve. U kthyem me habi, një djalë afër të 20-tave, ajo fjala i pashëm më ngeli në kokë. Vërtetë ishte i pashëm. 

"Urdhëroni! Si mund të ju ndihmoj?" tha ai. Ne dyja të shtangura nuk flisnim as njëra as tjetra. E shtyva Orin me bërryl me shenjë që të flase ajo. 

"Ne kërkojmë Atlas Kariganin, pronarin e këtij clubi të famshëm"

"Haha, Atlasi është në urdhërin tuaj zonjusha" 

"J-ju jeni?" 

"Nuk besoj se keni ardhur për punë, thoni pse jeni ktu?" 

"Pikërisht për punë jemi këtu, lexuam letrën jasht", bëri me sy që të vazhdojmë në një dhomë ku rrinte ai. Nuk më pëlqejnë dhomat që mbajnë brenda negativitet, njejt edhe dhoma e Atlasit ishte ashtu. Një krevat në skaj dhe tavolina në mes gjithë me pije të mundshme, të derdhura, të thyera në dysheme. U ulëm te dy karrige afër garderobës së tij. 

"Jeni të sigurta për punë këtu? E shikuat dhe vetë gjendjen." 

"Jemi të pranuara apo jo?", si gjthmonë Ori i dëshiron përgjigjet e shpejta. 

"Mi thoni emrat", tha 

"Venetia Milton dhe Ori Thompson"

"Ti je Venetia?", u drejtua nga unë me kurreshtje

"Po unë jam" 

"Nuk kam dëgjuar emër të tillë"

"Është i veçantë" më vështroi me kujdes për disa minuta. 

"Ju presim nesër në ora 18:00 deri 03:00'", tha ai, ndërsa Ori m'i ka hapur sytë sikur do i shqyhen.

"Çfarë ndodhi?" e pyeta me zë të ulët me mundësinë që të dëgjojë vetëm ajo, 

"Besoj se nuk i ke harruar rregullat e gruas së krisur", tha ajo. Opss shkoi edhe kjo mundësi. 

"Kush është grua e krisur?", pyeti ai dhe shikonte nga ne se si na kap krisa e të qeshmes kur përmendet kjo fjalë. 

"Zonja Bianka", tha Ori dhe vazhduam të qeshmen.

"E keni fjalën për pronaren e apartamentit më sipër?" 

"Po, sipas asaj nuk kemi të drejtë të rrimë jashtë pas orës 00:00'" 

"Ejani nesër ju, e rregullojm zonjën Bianka"

U çuam nga karriget ku ishim ulur, dolëm jashtë duke u përplasur me njëra tjetren nga e qeshura. Mesa duket nuk e ka iden për nervat e saj. 

*** 

Asnjëherë nuk kisha punuar. Fakti i kësaj punës më vinte diçka ters. Nuk më pëlqejnë ambientet me muzik të lartë dhe full me djem. Jam shumë kundër gjinisë së kundër. Nevoja për punë më solli në këtë derë të errët që nuk e kisha menduar më parë veten në rrethana të tilla. Pas daljes nga jetimorja e mendoja gjithçka ndryshe, fati nuk është në jetën time. I kujtoj vetes se përballja me sfidat e jetës të bën më të fortë dhe mësohesh, në fakt mesohesh nga mospasja e zgjidhjes. Bëhesh e fortë nga detyrimi, jo nga dëshira. Thonë që me kohë kalojnë gjitha, në fakt është koha ajo që kalon, plagët mbesin po aty në thellësi të shpirtit. Çdo lëvizje e thyerveje gjakos shpirtin çdo ditë e më shumë deri ateher kur nuk ndjen asgjë. 


VAZHDON



"Dhoma 367"Hikayelerin yaşadığı yer. Şimdi keşfedin