Krisja e armës më kap befasi dhe kërcej përpjetë. Kur kthehem shoh Ervinin që po afrohet, sa nuk i lëshoj çelësat që kam në dorë. Ato më rrëshqasin, por në një farë mënyre i kap përpara se të më bien në dysheme. Marr frymë për t'u qetësuar dhe i ndjek hapat e Atlasit dhe Ervinin që vrapuan me të shpejtë për nga salla.
Kur arrij te banaku, shoh turmën e njerëzve që po dilnin për nga dera e hyrjes,
Vrapimi pa frymë i Ervinit u dallonte prej në skaj të hollit, zhurma në sallë ishte shumë e lartë. Atlasi ktheu kokën mbrapa dhe iu afrua atij, përshpëriti në vesh dhe të dy ikën për nga ajo anë. Djali i dehur ende bërtiste te dhoma, nuk dija ç'të bëj në ato momente. Mora drejtimin kah Atlasi, ecja nëpër holl, nuk më është dukur kurr më e gjatë se sot. Dola me një frymë. Një turmë ishin mbëledhur në mes të sallës kurse gjysma tjerët bënin tur për nga dera e daljes. Atlasi u fut në turmën e madhe dhe shtynte njerëzit, Ervini kishte ngelur në skaj i shokuar.
Rrotulloj sytë gjithandej për ta kërkuar Orin por nuk e gjeja. Mafiozove iu dilte zjarr nga sytë derisa më shikonin mua, ngelëm me shikimet tona derisa nga larg dëgjohej sirena e policisë. Veprimet e tyre tregonin se ishin në kërkim të armëve mos t'ju kenë humbur, njërin prej tyre e kishin therrur me thikë..
-"Mer disa peshqira dhe eja këtu, shpejt", më tha njëri që po bërtiste nga unë, teksa leviza, vendin e pushtoi policia me urdhërin që ti ngrinim duart lartë. Rrethuan të plagosurin kurse tjerëve na vendosën në një anë për kërkime.
Shikimet tona u kryqëzuan.. ishte ai. Me hapa të shpejta u afrua tek unë duke më analizuar të tërën vetëm për disa sekonda.
-"Besoj se nuk më keni harruar, jam unë. Nik Overton", më tha gjersa unë e shihja si e shashtrisur, sytë më kishin ngelur te i plagosuri në dysheme. Belbëzova disa fjalë që as vet nuk i kuptoja.
"Venetia? Je mirë? sillni pak ujë këtu", urdhëroi ndihmësin e vet. Mbajti krahun tim dhe u ula te ulësja më e afërt e shoqëruar nga ai kur më ofroi shishen e qelqit me ujë. Piva disa gllënjka pa pushuar, ndjeja dridhjen e duarve te mija gjersa mbaja shishen sipër. Në moment sytë e mi takuan ato të Atlasit, sikur kishte një kohë të gjatë që po më vështronin dhe nga sytë i dilnin flakë. Nikun e shihte me inat, ndoshta se e sheh pranë meje ose duhet të kenë patur ndonjë mosmarrëveshje keta të dy. Mbarova shishen e ujit dhe policët na morrën për te stacioni.
***
Për tmerr. Ishte hera e dytë që vija në këtë vend, më zunë ethet që në hyrje edhe pse ndodhia nuk kishte lidhje me mua. Holli i gjatë sa më shihnin sytë, i mbushur me pijaneca. Më vinte turp nga vetja që gjendesha me këto kategori njerëzish. Kërkoja Atlasin me sy por nuk e shihja askund, sytë e mi zunë vetëm Ervinin që ishte ulur te ulësja për të dhënë deklaratë. Para mua kishte ende shumë njerëz, po mua kur do më vije rradha? Me çdo forcë të mundëshme mundohesha ta mposhtë frikën që më kishte kapluar dhe po dridhesha e tëra. Mendimet e mia shëtisnin gjithkund përveç gjërave të bukura që mund të më vinin në mendje apo që kisha përjetuar ndonjë herë gjëra të bukura që do ngelnin në mendjen time për një kohë të gjatë. Prisja duarkryq derisa të vije rradha ime.
Në drejtimin tim po vinte shoku i Nikut ai që më dha ujin.Më shoqëroi për tek zyra e tij me një mirësjellje të paparë.
-"Kërkoj falje që ishe kaq gjatë në pritje", tha derisa arsyetonte veten kurse unë doja vetëm të dilja nga këtu.
"Vetëm më trego a mund të dal?", nguli sytë me habi "Pse me kaq ashpërsi" tha.
"Besoj se më mjafton vendi ku ndodhem për të qenë e ashpër, Tani më trego a mund të dal apo do më mbani peng"
"Nënshkruaj këtu dhe je e lirë zonjusha Venetia", zakonisht në nënshkrime e shkruaj emrin tim, në këtë letër nuk e dija çfarë shkruajta. Pas falënderimit vetëm kisha nevojë të shkoj sa më larg nga këtu. E kisha marrë shprehinë në krah sikur e tërheq çantën e shpinës, e tërhoqa vetëm në ajër vetëm atëherë kur rrashë në vete që nuk e kisha marrë me vete. Nuk doja të hyj përsëri atje se mezi dola. E kisha telefonin dhe me patjetër e kisha ta gjej Orin se ku kishte shkuar.
"Tak-Tak" trokita te zyra Nikut.
"Hyni ju lutem" një zë nga brenda. Nuk kisha guxim pas asaj që bëra pak më para. Hapa derën futa vetëm pak kokën e mbytur me faj. Buzëqeshja e tij më lehtësoi pa masë.
"Eja vajzë" më tha
"Harrova çantën"
"Sapo do i thoja Marios që ta sillte por hoqa dorë, prita ta marrësh vet meqë është pronë personale" tha me djallëzi mendoi se nuk e kuptoj unë.
"Sa intrigant që je"
"Haha, çfarë the ti? Nuk thashë gjë vajzë. Unë.. vetëm.. desha.."
"Në rregull bëra shaka, herën tjetër ma sjell ti" mora çantën dhe dola me të shpejtë.
Telefoni ishte fikur pas gjithë atyre orëve pa e ndezur, më acaron kur bëhet i ngadalshëm kështu kur e kam në nevojë urgjente. Duhet ta gjej atë të çmendurën, kush e di ku ka shkuar pa më thënë asgjë. Më në fund para syve të mi ishin +20 thirrje pa përgjigje nga ajo. Shpresoj mos ti ketë ndodhur asgjë se kësaj here do e mbys me duartë e mija.
Po telefonon.. unë pa frymë po pres të marr përgjigje prej saj. Hape moj vajzë. Ndalova taksin që po vinte në drejtimin tim, ia dhash adresën kurse unë vazhdoja të kontaktojë me atë. Më ikte mendja që nuk po merrja asnjë lajm. Të paktën të më kishte nisur mesazh. Nuk doja të shkoj në shtëpi pa e marrë vesh ku gjendet Ori, për momentin kemi vetëm njëra tjetrën në të mirë dhe në të keq.
ŞİMDİ OKUDUĞUN
"Dhoma 367"
Mystery / ThrillerVenetia Milton, vajzë 19 vjeçe e pajtuar me tragjedinë e dhomës 367. Vrasje, krim, drogë... gjithçka e tmerrshme në atë lagje të Kolumbisë. 3 vajza jetime të bashkuara në errësirën e dhomës 367. Torturat nga pronarja e apartamentit dhe mëshira e n...