Dev.

188 22 5
                                    

Ne ka lufta ku kam mbijetuar, per te cilat ndjehem krenare, dhe me beso, ato si une ndjehen shume pak krenare per veten, eshte ajo me ty!
Une dhe ti s'kemi patur ndonjehere arme prej verteti, nga ato qe bejne zhurma e t'plasin trupin ne gjak; nga ato qe t'cajne ku di se ku e nuk ia sheh me driten diellit. Ne, luftonim me arme te tjera Dev: ti me gjithe grumbujt e mosdashurise per mua, ndersa une me gjithe forcen qe ushtroja per te te dashur me shume.
Po nuk e dija kush fitonte, kush dilte i pari ne beteja, ti qe me shtyje, a une qe te beja balle, te ngrija koken sy me sy dhe kur as shikimin nuk e drejtoje nga une.
Po une jam e cmendur apo jo, Dev?! Mbaj mend se si nuk ma thoje kurre, po ta lexoja në sy, «Sofi ti je e çmendur. Ti nuk kupton!» Dhe une i kuptoja, dhe urrehesha. Urrehesha qe i fitoja vete gjithe betejat në t'cilat ti ishe paracaktuar fitimtar me kohë, dhe mosdashuria jote, trofe prej ari!
Po sa te drejte kishe Dev! Sa t'drejte kishte shikimi yt kur talleshe, kur ma thithje gjithe frymën e dashurisë, e pastaj bëje sehir kur shihje se si ia nisja betejave te humbura nga e para.
Po sa herë t'kam thënë pa zë, të shkoje në djall, se hiqja dorë, se pranoja humbjet, madje dhe mospramimet e tua, që ishin edhe më keq. Në të gjitha herët kur të urreja, pastaj ca më fort akoma kur të gjeja ty ashtu papritur të futur brenda një poezie te brishtë krejt, si unë vetë; kur të gjeja në ëndrrat utopike që beja, kur ia lejoja vetes luksin e të menduarit se kisha fituar betejat me ty; kur buzëqeshja nga hiçgjëja, që për dreq mbante sipër vetes, e brenda ca më fort, buzëqeshjen tënde. Sa herë t'gjeja në reflektimet e gjysmëvetes para nji pasqyre që m'tregonte nji shpirt t'katandisur dhe urrehesha.
Pastaj mbushja mushkritë me ajër djalli, dhe filloja largimet, nji luftë t'ftohtë, dhe s'di ç'dreq më shtynte, se unë humbja përherë.
Po tani në djall Dev. Fitove ti!
Mua m'ka ardhur në majë të hundës vetja jote, dashuria ime si trofe pa vlerë.
Jam e ngopur!

Me dashuri pak, (se atë të pa thënën e mbaj për vete, sa për mos të cënuar krenarinë), Sophie.

Hey (: Hope you all are enjoying the story. I'd really appreciate if you'd just press that star button and like my story. It'll be fine too if you leave a comment.

Love, Kris (: 💕

Sophie - dance with my demonsDove le storie prendono vita. Scoprilo ora