Ora po shkonte njembedhjete dhe si gjithmonë keto kohët e fundit, nuk mund te vija gjume ne sy. I kisha kerkuar Kevit qe te qendronte me mua, dhe kishte pranuar si perhere. Po flisnim, kur papritur, im ate i kerkoi te shkonte ne zyren e tij per te diskutuar mbi dicka. U habita. C'mund te kishte im ate per te diskutuar me Kevin?! Njiheshin prej vitesh tashme, por ai ishte thjesht shoku im dhe aq.
Nuk e mendova me shume se tre here, ndryshe do me fillonin dhimbjet e kokes qe dukeshin sikur do ma canin trurin nga nje cast ne tjetrin, ato te padurueshmet, para se cilave uroja vdekjen. Dhe ndonjehere, beheshim edhe me te forta se sa dhimbjet e shpirtit.Ishte e kote. Sado te mundohesha, rrotullohesha nga nje ane ne tjetren, vetem sa po i perkeqsoja gjerat. Mendova te ngrihesha te haja dicka te embel te me qetesonte, perderisa dhe Kevi ende nuk qe kthyer. Dhe kishte me shume se gjysem ore qe ishte larguar nga dhoma ime. Me vone do e pyesja per gjithcka.
«Me degjo Kev. Xhoi eshte gjalle!»
Ngriva ne vend.
«Ajo kucka nuk ka hipur ne ate avion, sapo ma konfirmuan ca miq te mite qe punojne ne aeroport. Nje makine ka ardhur dhe e ka marre pak para se avioni te nisej, dhe eshte larguar.»
«Mos me thuaj qe...»
«Po. I ka zbuluar te gjitha.»
«Jemi te fikur tani.»
«Nuk ka lindur ende ajo nene qe te pjellë nje qe te me fike mua, kete ta kesh te qarte! Por nuk duhet te qendrojme duarkryq.»
«Me thuaj cfare duhet te bejme?»
«Sofi!»
«Cfare ka ajo? Ajo nuk e di apo jo?»
«Sigurisht qe nuk e din idiot. Ajo mendon se Xhoi ka vdekur. Ama ti, ti duhet t'i qendrosh prane me shume se kurre. Ajo tani ka besim tek ti, keshtuqe e kemi ne duart tona. Sigurohu qe mos ta marre vesh, ndryshe ia kepus koken si te zogut. Dhe mbaje larg atij djalit, David a si quhet, ose u fluturon koka te dyve. E qarte?!»
«Po baba.»Hey! (:
Sooo si ju duket?! E prisnit? Dua vertet te dij mendimin tuaj mbi kete, keshtuqeee komentoni!! ❤️
Ps: Mos harroni te shtypni ate yllin aty 😅😜Love, Kris. 💕🌻
STAI LEGGENDO
Sophie - dance with my demons
Romance«Ik. Nuk e shikon sa poshtë kam rënë? Nuk i sheh demonët si ma rrethojnë lëkurën e futen brenda vetes?!» Kristiana Mihani © • check out the instagram page: Nji Lule Diellit • check out the blog: njilulediellit.com