Pjesa 34.

90 12 3
                                    

«Po sa frikësohemi t'u themi njerëzve se sa mirë na i bëjnë shpirtit? T'i themi dikujt se është forma më e pastër e lumturisë, e asaj që na jepet për të na bërë njerëz definitivisht më të mirë. Unë besoj në të tilla lumturi, në të tillë njerëz që duket se të rigjenerojnë, të shporrin tutje gjithë pjeset e dëmtuara të qenies dhe ato tē kalburat që duan të kalbin edhe pjesën tjetër pastaj, e të bëjnë mirë, definitivsht mirë.
Kur ke pranë vetes njerëz të tillë, dikë të tillë, lumturia të duket e prekshme me një gisht, madje madje, ecën krah teje dhe nuk e sheh më me xhelozira të mbushur plot, dhe mendime që e bëjnë diçka t'paarritshme. Kur Zoti apo fati të bekon me njerëz që janë bekim, dhe jo vetem metaforikisht të tillë, zbulon se ç'thesare të fsheh vetja. Se si mund ta duash botën edhe kur ajo s'të do, kur të është indiferente dhe ecën perballë teje me problemet e veta, një mijë e një mendimet e saj mbi kokë, a lumturinë e vet, që gëzon ndryshe nga e jotja.
Po a nuk është kjo mrekullia? Ajo çfarë dëshpërimisht gjithsecili kërkon?
Dhe sa njerez të tillë na ofrohen në jetë dhe sa i lejmë të shkojnë? Sa i anashkalojmë sepse kemi sy zemre të verbër dhe nuk shohim; sa i lejmë të ikin nga krenaria që në fund zbulon se, të vlen për një dreq, për të të mbytur brenda paranojave dhe trishtimit, që përtej gjithë barrierave e kornizave t'vetes, mund të shtyhen me një shkelm, e lumturia, ajo diç e çmueshme, është e prekshme plot, është më afër se sa një pulitje sysh.
Ama, ne njerëzit jemi budallenj. Jemi ne që ia kemi fajin vetes për të gjitha. Jemi ne që investojmë në krenari, në egoizëm, dhe shumë pak në bekime qe Zoti na i jep në forma njerëzish, ne forma buzëqeshjesh dhe i lejmë të shkojnë. Po dua të them, a ka gjë më të bukur se sa kjo? Se sa dikush që t'i bën mirë zemrës, shpirtit, trurit, muskujve të barkut që dhembin nga mekjet e nji zemre t'qeshur? Se sa nji dorë mbi tënden, faqe mbi faqe e buzë mbi buzë? Premtime t'lidhura në t'pathyeshme dhe falenderim ndaj nji Qielli dhe Zoti per tërë keto?»

Lash mënjanë bllokun e shkrimeve dhe i buzeqesha hidhur reflektimit tim në pasqyre. Problemi qe kemi patur une dhe Devi perhere ka qene krenaria, ajo e tepruara, ajo pa sens, ajo qe na largonte e na i bente ditet kur nuk flisnim, dite qe mbysnin, dite qe s'jetoheshin e nete qe s'flinin. Nete qe ishin pritje telefonatash, pristje mesazhesh para nji ekrani qe fikej bashke me shpresat per t'i degjuar zerin e per te thyer nostalgjine e krenarine pastaj.
Kur behej fjale per Devin, mua me ka mjaftuar perhere pak, fare pak. Edhe nese kishte periudha kur nuk flisnim, kur mungonim, e ai dyfish perhere, dhe une gjoja e urreja ose beja sikur merrja vendime definitive mbi mosdashurine qe do i jepja tani e tutje, e ne fund dilnin te gjitha plane pa plan e premtime qe zemra s'ia bente vetes, e aq me pak i mbante. Kur behej fjale per Devin, mund te kalonin dite ku evitoheshim: ai mua dhe une dhimbjen, kur kishte dite ku numeroja mungesen e tij dhe humbjet e gjithe qeshjeve prej verteti, edhe kur ndodhte qe te ishin plot 19 dite, nese ndodhte qe ai kthehej, gjithe ditet qe shenonin me te kuqe ne kalemdar mungesen e tij, iknim, zhdukeshin e zhbeheshin bashke me dhimbjen pastaj, e ia linin vendin vetes time t'lumtur qe qeshej. Dhe oh Zot, sa fort qeshej perhere. Kisha 32-dhembsha per nje bote te tere, edhe kur ajo me kalonte indiferente a s'e shihte aspak, a xhelozonte a s'di. Po mua nuk me interesonte asgje. Une kisha kthimin e tij të shkruar ne mesazhe te tipit «Me ke lene pas dore!» dhe aty doja t'ia ulerisja se sa fort xhan e kisha. Se si qe bere shpirt i shpirtit tim, ashtu kot, sa as une vete e kisha humbur fillin e logjikes tashme e ndonjehere mendoja se isha e cmendur, ose pak me teper paranojake nga masa.
Po pastaj i degjoja zerin, a ia ndjeja doren mbi timen, dhe ia shihja syte e fytyren dashurise. Edhe duart e bardha e te buta; edhe syte prej qielli gri; edhe qeshjen si diell; edhe gropezat ne faqe e te miat pastaj ne stomak, e te gjitha lulnajat ku i leshoja fluturat t'mberthyera brenda meje, n'kafazet e diteve t'mungesave te tij.
Keshtu kishte qene perhere. E conim krenarine ne djall me dy mesazhe, me te qeshura lumturie ne mes te turmave plot habi, e perqafime prane mesnate pastaj.
Dhe tani qe po i kujtoja te gjitha, nuk doja te beja serish te njejtin gabim. Nuk doja me ta vija krenarine perpara dashurise qe kisha per te.

Sophie 🌻: Me mungon.
03:02 AM

Sophie - dance with my demonsDove le storie prendono vita. Scoprilo ora