Pjesa 35.

91 10 1
                                    

Isha sjelle keq me Sofin, nga fillimi deri ne fund. Isha sjelle si ndyrsire dhe vetem nga fakti se ajo po me shkruante serish, e kuptoja se cfare isha per te, se sa isha per te dhe se sa ndonjehere nuk e meritoja aspak. Ama kisha qene perhere aq egoist, ende isha ne fakt, dhe nuk doja ta lija te me shkonte. Nuk doja te me ikte nga duart edhe pse kishte gjithe te drejten e nji krenarie te cunguar tashme, per te me cuar prapa diellit e per te mos qendruar me me mua. Ia kisha thene vetes time edhe me pare se, Sofin e kisha lene te me shkonte me kohe. Kur i dilja ne balle, e shikoja se si ajo qeshej me mua, me syte e mi a me cdo gje tjeter, dhe une i qeshesha vetes dhe krenarine, se e kisha te fituar tashme, se kudo dhe kurdo, do isha pika e saj fikse brenda zemres. Ama une nje dreq dija, e zemren e Sofit edhe me pak. Nuk me kujtohej kur e kisha marre ndonjehere vete vullnetin qe te shkoja, t'i kerkoja te dilnim si njerez normal, pa ia pare friken e refuzimeve prej meje qe vinin kur Hena nuk ishte mjaftueshem e mire, dhe daljet qe i paracaktonim me plane nje javore, une i fshija fare pak se te beheshin reale. Dhe Sofi thonte perhere "Nuk ka gje. Here tjeter."
Ama une e dija se kishte gje, kishe gjera plot. Ia vija re qe kishte gjera plot, e te mira aspak, ne pergjigjet qe ajo me jepte. Ne emojit qe nuk i vinte me neper mesazhe. Kur shkruante dhe vendoste pika ne fund te fjalive. Kur conte fytyra te qeshura si ato te modes se vjeter, pa emoji po vetem me dy pika dhe nje kllape, nje gjysem. Kur conte qeshje qe s'ishin me fytyra me ngjyra po vetem simbole, te zeza ne te bardhe, si te donin te tregonin se sa pa ngjyra e beja une perhere, se si ia hiqja ylberet qe i kishin syte dhe lumturine qe rrezonte prej saj, dhe e lija dicka t'ftohte, me vija te thata, me te zeza ne te bardha.
Dhe me pelqente mua ose jo, kishte dicka qe ishte e qarte si Dielli dhe Sofia ende nuk e kishte kuptuar: une kisha qene perhere pika e saj e zeze ne te bardhe, gjysme-kllapa qe i dhuronte gjysma lumturie a gjysma te vetes, a gjysma raportesh qe nuk ishin asnjehere nje e plote, qe nuk ishin asnjehere qeshje nga ato me ngjyra qe te beheshin emoji pastaj e te tregonin tere driten qe ajo kishte gje me falte edhe mua pastaj.
Po Sofi nuk dinte kete e shume gjera. Sofi nuk dinte gjera plot mbi mua dhe nuk pyeste. Ne fillim e merrja inat se me dukej kalama. Me dukej e papjekur apo bibe, sikur cdo gje kerkonte ishte te kishim vetem nje lidhje bashke dhe aq. Sikur nuk i interesonte te me njihte, nuk i interersonin gjerat e mia, dhe une nuk i tregoja asgje, e ajo rrinte ne heshtje e s'pyeste. Po kur ndodhte qe i filsja per dicka, i tregoja gjera nga vetja, e vija re se si syte i leshonin fishekzjarre dhe kisha gjithe vemendjen e saj mbi mua. Kur flisja e i tregoja cope te vogla nga femijeria ime, ato me te lumturat, se ato te errtat i mbaja per vete, me shihte si te qe duke lexuar librin e saj te preferuar. Me shihte me sy femije dhe drite qe ajo as vete nuk e dinte se kishte, dhe po ta dinte, mesiguri, do ta fshihte pas frikerave te veta per te me treguar se sa kishte rene ne dashuri me mua. Pataj ne fund, puliste syte dy here, buzeqeshte pak, dhe kur ulte syte po, e kuptoja se kishte rene ne dashuri me mua, edhe nje here. Serish. Nga e para.

Sophie🌻: Me mungon.
03:02 AM

Sooo helooo!! 😁
Doja si fillim t'ju uroja Gëzuar Pashkët kujt i feston dhe uroj që të kenë qenë të mrekullueshme për ju, dhe bekimi i Zotit t'jua puthë ditët, një e nga një. ❤️
Now, let's jump into the story!!
Ja ku është kapitulli i rradhës, dhe uroj t'ia ketë vlejtur barra qiranë.
Më lini mendimet tuaja duke votuar dhe me anë të komenteve!! ☺️

Ps: Sapo kam hapur edhe një blogun tim personal. Linkun e keni tek profili im, (tek ajo bota e vogël, nëse jeni nga telefoni.) Mund të regjistroheni, të komentoni dhe ta shpërndani tek miqtë tuaj. ❤️
Ps2: Follow me on Instagram: kristianamihani

Love, Kris 🌻💕

Sophie - dance with my demonsDove le storie prendono vita. Scoprilo ora