-Sof...
-Mhm?
-Me fal.
Ktheva syte nga ai dhe nuk kisha pare kurre me pare sy te mbushur me kaq shume sinqeritet brenda. Dhe ishte e para here ku dhe krenaria ime kokemushke e pabindur, me jepte te drejte ta besoja, ta falja. Dhe dreqin do e falja ne vend. Do i coja ne djall te gjitha sa kishin ndodhur. Une e dija, ia njihja vetes sasine pa sasi e ndjenjave qe kisha per te, e dija se si nuk mund te beja dot pa te. E dija se nese do me buzeqeshte do ngurosesha e do e ndiqja pas si perendi Olimpi. I dija te gjitha dhe me vinte inat ndonjehere. Po tani, tani qe ai me fliste me sy te tille dhe zemer ne dore, ne djall krenaria dhe te gjitha. Une doja ate.
I buzeqesha pastaj u struka serish ne perqafimin e tij. Dhe ndjeva se Parajsa s'ishte asnje grime me teper se kaq!
-Te kam falur nje mije here, dhe edhe nje mije here te tjera do te te flaja prap po te qe nevoja. - i pershperita me faqen mbeshtetur tek shpatulla e tij ndersa luante me floket e mia. U afrua dhe me puthi koken dhe ia ndjeva buzeqeshjen qe iu shfaq menjehere ne fytyre.
Nuk kishte ndjesi me te bukur ne bote, se te dije se lumturia e Devit, derivonte nga ty. Nuk kishte gje me te bukur se te dija se po e beja te lumtur me dy fjale, ndersa ai me bente te lumtur vetem duke marre fyrme.
-Me shiko pak ne sy.
Ngrita koken plot ndroje dhe iu binda.
-Vertet me ke falur?
-Po. - syte e tij qendronin te gozhduar ne te mire dhe edhe po te doja e di se nuk do me kishte lejuar ta hiqja shikimin nga ai. Po me shihte fort ne sy si te kerkonte te me shihte shpirtin, dhe kurre oqeanet e qiejt perziere bashke ne syte e tij, nuk kishin qene me te mrekullueshem se aq. Ai te dukej me mrekullueshem se aq.
-Perse nuk iu pergjigje mesazheve te mia?
-Vertet do te ta shpjegoj?
-Po Sof.
-Ate dite qe u ktheva ne shtepi, pas zenkes tone, hyra te bera nje dush dhe me kapi nje atak paniku dhe stresi i tepert, gjendja e renduar psikologjike, mbase dhe avujt e dushit, me bene te humbja ndjenjat. Kisha rene ne toke dhe mesaduket isha perplasur me bidene dhe cava kofshen. - Ndalova per te marre pak fryme dhe shihja se si habia i shtohej cdo here e me teper, ne cdo tingull me shume qe nxirrja. - Pastaj me kishin derguar ne spital dhe per disa dite qendrova atje. Kur u ktheva ne shtepi, isha tere kohen me Xhoin dhe nuk me linte ta merrja telefonin. Pastaj diten qe u nis ajo, u mor vesh e gjitha dhe nuk dija ku kisha koken Dev. Mendova se do cmendesha. Per here te pare i kam pare demonet te me qeshnin para fytyres.
-Ende vuan nga e njejta gje?
-Po...
Ula syte. Mora pak fryme dhe nia t'i shpjegoja serish.
-Pastaj nje nate i lexova mesazhet e tua por nuk t'u pergjigja. Nuk doja ose nuk dija, ose thjesht...
-Thjesht cfare?
-Nuk i besova Dev. Aty per aty nuk i besova. Kisha ende ne koke zhurmen e fjaleve te tua, pastaj ato qe degjova. Isha e shushatur komplet dhe pastaj kur degjova ato bisedat doja vetem te te lajmeroja dhe aq.
-Pra, nuk i ke besuar ato qe te kam shkruar.
-Nuk e di Dev. Puna eshte se...
-Cfare Sofi?
-Po ja... Lere fare!
-Jo Sofi une nuk lej asgje. Ma thuaj. Si eshte puna?
Zerin e kishte te ftihte, te zhgenjyer.
-Puna eshte se nuk doja te dilja perhere e njejta deshtake Dev! Kisha frike se mos bija brenda me kembet e mia ne ndjenja e shpresa kuturu pa drejtim pa rrugedalje. E di ti Dev cdo te thote te te duash ty? A i di te gjitha cfare kam kaluar? Sa here te kam pritur ty me zemer te ngrire dhe ti nuk vije? E di sa here te kam vene para vetes, ndjenjat e mia per ty para cdo gjeje tjeter ne bote? Dhe nuk m'u kthyen asnjehere. A nuk mendon se me takonte te kisha frikerat e mia, dyshimet e mia, mosbesimet e mia mbi fjalet qe me the, dhe besimin se cdo gje ishte vetem frika se ti humbje trofeun tend?
Ia kisha thene te gjitha me nje fryme dhe tani ndjeja kraharorin te ngrihej lart e poshte dhe mezi mbushesha me ajer. Me pa ne sy pstaj me kapi me dy duar pas qafe dhe afroi ballin e tij prane timit.
-Ta kam thene edhe nje here Sofi. Ti nuk mund te jesh trofeu i askujt. Dhe po, une dua te jesh e imja, por jo si trofe. Dua te jesh e imja si pjesa ime me e mire. Dua te mos dyshosh per te gjitha sa te thash. E di, e kam tepruar e te gjitha. E di qe u tregova egoist e te tera. Dhe me vjen kaq shume keq per sa ke kaluar vetem per shkakun tim Sofi. Por ama...Oh ne djall.
Dhe me shpejt se sa nje pulitje sysh, i gjeta buzet e mia te mberthyera me te tijat.
STAI LEGGENDO
Sophie - dance with my demons
Romance«Ik. Nuk e shikon sa poshtë kam rënë? Nuk i sheh demonët si ma rrethojnë lëkurën e futen brenda vetes?!» Kristiana Mihani © • check out the instagram page: Nji Lule Diellit • check out the blog: njilulediellit.com