Prolog

585 45 16
                                    

      Znj. Helsik mori fryme thelle. Here here hiqte dhe vinte perseri kapakun e stilolapsit te shtrenjte qe kishte nder duar, ne pritje te nje pergjigjje te pacientes se saj.
Dukej qe ishte e lodhur, shpesh here hidhte syte nga ora e madhe mbi mur dhe sistemohej ne kolltuk me psheretima.
"Druaj se ky do te jete takimi jone i fundit." foli vajza perballe saj duke e pare ne sy. "Nuk besoj te kem me nevoje per sherbimet tuaja."
"A je e sigurt per vendimin tend?" e pyeti me nje ze monoton.
"Ah, mos me thoni se nuk i gezoheni lajmit tim." buzeqeshi vajza. "E dime qe te dyja se sa stresuese eshte kjo pune."
"Ti ke akoma shume per te thene."
"Si cfare?" mblodhi ajo vetullat. "Znj. Helsik, te tere qe do te takoni ne jete do t'ju thone te njejtat gjera;  'Oh, e urrej qytetin ku jam! I urrej prinderit e mi. Njerezit ne kohet e sotme jane kaq te pasjellshem! Kjo bote eshte nje farse!'. Asnje nga ata se ka kuptuar akoma qe vete njerezit po e kthejne kete bote ne nje mashtrim. E marrte djalli, ne mashtrojme cdo dite." filloi te qeshte. "E dinit se iPhone-i qe ju mbani atje ne tavoline kushton vec 100 dollare per t'u prodhuar? Kurse ju keni harxhuar me shume se 700 per ta mbajtur ne xhep. Patetike apo jo?
Ju e dini kete, me mire se une. Ama pranoni te beheni pjese e mashtrimit pa u shqetesuar aspak."
"Armelle, kjo bisede supozohet te ishte per ty, jo per mua." e nderpret.
"Une s'kam asgje per te thene." thote vajza dhe ngrihet.
"Mbase do te shihemi ndonjehere, atehere." ngrihet dhe ajo.
"Veshtire." merr fryme Armelle teksa rregullon xhupin. "Lamtumire, znj. Helsik."
"Ishte nje kenaqesi." buzeqesh imet gruaja dhe e shikon teksa largohet.
Vendosi gjerat e saja mbi tavoline dhe iu drejtua vendit ku qendronte sekratarja e saj prane deres.
"Daisy, kam ndonje takim tjeter pas ketij me zonjushen Case?"
"Me ke?" cuditet sekretarja.
"Case, Armelle Case." thote ajo. "Vajza qe sapo doli nga zyra ime?"
"Zonje, askush nuk doli prej zyres tuaj dhe ate emer une e kam degjuar vec ne lajme sot."
"Cfare po thua?"
"Ja, shikojeni." ndezi ajo televizorin. "Armelle Case vdiq sot. Shtepia e babait te saj mori flake teksa ajo flinte."
"Por.."
"Kishin gjetur dhe trupin e pajete." vazhdoi sekretarja dhe per nje moment Helsik kujton se ka lajthitur.
"Jeni mire? Dukeni sikur keni pare ndonje fantazem." qesh Daisy dhe ulet ne karrigen e saj.
Helsik thjesht kthehet ne zyre pa asnje fjale tjeter.

GHOST [Shqip]Where stories live. Discover now