NJE VIT ME VONE
"Aaaah, Riki ti je nje idiot." mbuloi Sai fytyren me pellembe, "Eshte kebab-i i shtate qe po ha!"
"Mm, dhe atehere?" iu kthye ai me gojen plot. "Me pelqejne!"
"Shpresoj te te pelqejne dhe dhimbjet e stomakut qe do te kesh neser."
Michael tundi koken dhe hodhi syte nga celulari mbi tavoline. Ora shenonte 22:47 dhe ankthi vecsa po i shtohej, por e dinte qe s'duhet ta jepte veten. Jo tani te pakten.
"Mickey Mouse, akoma e ke mendjen tek ai test?" e kapi Sai nga krahu me nje buzeqeshje te shkujdesur ne fytyre. "Jepi tani, eshte e sigurt qe do ta kalosh."
"Nuk e di. Ti e di qe s'jam fort mire ne fizike."
"Ke pese dite qe meson!" foli Riki teksa gelltiste ate qe kishte ngelur nga birra e tij. "Bej pak qejf, mjaft u shqetesove."
"Nuk eshte aq e thjeshte." peshperiti Michael. "E dini cfare? Une po largohem."
"Hej, mos u merzite me ne?" pyeti Riki i shqetesuar.
"Jo, jo. Por sa me shume te rri ketu aq me keq do ndihem." ia ktheu ai duke veshur xhaketen e lekures. "Naten e mire, djema. Shihemi neser."
"Epo si te duash. Naten." ngriti shpatullat Sai.Doli prej atij vendi dhe sikur mori fryme per here te pare. Jashte ishte ngrice, por kishte dicka ne ajer qe e bente te ndihej me mire se me pare.
Iu drejtua me hapa te shpejte shtepise se tij te vogel ne jug te qytetit me duart e shtrenguara ne xhepa dhe hunden qe kishte filluar t'i skuqej nga i ftohti.
Michael-it s'i kishin pelqyer ndonjehere metropolet e medha. Ishte nga ata te pakte qe kenaqej me thjeshtesine; i pelqente te shetiste kur binte shi edhe nese nuk kishe cader me vete apo te qendronte ne taracen e pallatit te vet duke pare yjet.
Louisiana mbase nuk ishte vendi ku ai kishte parapelqyer te jetonte, por tani per tani i shkonte per shtat. Kishte goxha miq aty dhe universiteti qe frekuentonte s'ishte aspak i keq, ama gjithnje ndjente se i mungonte dicka."Me falni." e nxori nga mendimet nje ze i cuditshem.
Ndaloi hapat dhe u kthye te shikonte personin qe po i fliste.
Nje vajze, me e shkurter se ai, e veshura e tera ne te zeze me kapucin qe i mbulonte pothuaj gjysmen e fytyres dhe canten e rende ne kurriz, ia kishte ngulur syte cuditshem.
"Me ndihmoni dot? Dua t'i telefonoj motres sepse celularit tim i eshte shkarkuar bateria. Ju lutem, eshte e rendesishme per mua."
Michael perpeliti syte disa here para te huajes para se te shpejtonte te nxirte aparatin e holle teknologjik nga xhepi i pantallonit.
"Po, sigurisht." tha ai teksa shkruante fjalekalimin. "Merre."
Vajza qe e shpejte te shkruante numrin dhe vendosi celularin ne vesh teksa shikonte rrotull sikur te fshihej nga dikush.
"Oh, nuk pergjigjet." psheretiu ajo duke ia kthyer celularin. "Ju faleminderit gjithsesi."
"Me vjen keq." u pergjigj Michael.U nis perseri per ne shtepi, kesaj radhe pa ndalesa dhe zuri krevatin pa i hequr mire rrobat e trupit porsa arriti atje. Ishte i rraskapitur, po ankthi i testimit qe kishte te nesermen po e brente nga brenda.
I kishte perseritur aq here ato teori e formula sa qe i dukej sikur do i shfaqeshin neper enderra si perbindesha e do ta sulmonin.
Asnjehere nuk kishte shkelqyer ne ate lende sado qe perpiqej dhe vetem nje mrekulli mund ta ndihmonte tani.Nga cepi i dhomes se erret shpertheu nje drite.
Teksa ktheu koken, Michael vuri re se ekrani i kompjuterit te tij qe ndezur.
Ben mire te ishte dicka vertet e rendesishme, mendoi ai, sepse po e detyronte te largohej nga ngrohtesia e shtratit te vet ne oren dymbedhjete te nates.
Duke u perpjekur te pershtatej me ndricimin verbues, ai u ul ne poltronen e zakonshme dhe beri te lexonte dicka.'New Email', thoshte tabela e vogel ne qender.
Pasi me ne fund gjeti mausin, Michael hapi email-in e vet dhe hodhi syte midis qindra folder-ave pa ndonje rendesi.
jacksonbrown@gmail.com - E rendesishme - 00:02
Hey Michael.
Gjeta dicka sot qe me siguri do te te gezoje jashte mase!
Por nuk duhet ta dije askush, ndaj te lutem fshije kete email pasi ta kesh pare dhe me dergo screenshot qe e ke bere.Attached document - PHYS.doc
E cuditshme.
Jackson Brown ishte ne te njejtin universitet me te, ata ndiqnin pothuaj te njejtat leksione por kurre s'i kishin folur njeri tjetrit. Madje dhe emrin e tij e kishte marre vesh kur profesori i kishte bere nje pyetje para te gjitheve.
Gjithsesi, Michael shkarkoi dokumentin dhe beri sic i kerkonte Jackson ne email-in e derguar. Pa ndonje kuriozitet te madh, klikoi dy here mbi PHYS.doc dhe priti qe Word ta hapte.Do te ishte pak te thoje qe cfare pa e beri t'i ndalonte zemra per disa sekonda.
Perfundoi ne kembe, me grushtat neper floke dhe syte sa dy topa golfi.
Kishte para vetes ate, provimin e frikshem te fizikes qe e priste neser. Pa ia patur haberin nese kjo ishte apo nuk ishte thjesht nje shaka pa kripe, vrapoi te merrte dicka per te shkruar me mendimin e vetem qe t'i zgjidhte te gjitha problemat qe kishte para vetes.Ju deshen plot kater ore pa gjume dhe shume kerkime ne Google, por ne fund arriti ta perfundonte testin me sukses; tashme e dinte cdo ushtrim permendesh.
Te nesermen u nis per ne shkolle me syte gjysme te perenduar, por nje buzeqeshje kostante ne fytyre. U ul ne banken e deshiruar, nxori mjete nga canta dhe priti t'i vinte fleta.
E askush, askush nuk mund ta pershkruante lumturine e tij kur pa se qe po i njejti test i nates se kaluar.E mbaroi brenda afatit dhe sapo ra zilja e perfundimit, nuk nguroi te arrinte Jackson-in ne korridor.
"Hej, Jackson!" e thirri ai.
Djali tjeter ktheu koken i lodhur dhe pothuaj u cudit qe Michael po i fliste.
"Faleminderit, do te ta kem borxh perjete." e perqafoi.
Jackson vazhdonte te qendronte i mpire.
"Mire?" ia ktheu i dyshimte.
"Tani me duhet te iki por hej, faleminderit perseri." i kapi shpatullen Michael.Jackson u largua menjehere pas tij i cuditur, kurse Michael akoma buzeqeshte.
Me ne fund fati ishte kthyer nga ana e tij, ose te pakten ashtu mendonte.
Teksa vraponte per te takuar miqte e vet, i ra celulari dhe as qe pertoi ta hapte.
"Alo? Me ke po flas?""Miremengjes Michael. Me bej nje nder, ndalo aty ku je."
"Cfare?" mblodhi ai vetullat por ndaloi gjithsesi.
"Shpresoj te kesh dale mire ne provimin e fizikes."
"Po, po pse pyesni? Me falni, kush jeni ju?" pyeti teksa shikonte rrotull.
"Une jam ai lloj njeriu qe nuk jep asgje pa nje cmim." ia ktheu zeri ne telefon. "Andaj, ti do te paguash."
"Cfare po thua? Nuk kuptoj asgje."
Nga ana tjeter e linjes telefonike u ndje nje peshperime.
"Si thua te bejme nje kontrate?" folen perseri. "Ti me jep mua cfare dua, dhe une nuk i them dekanit tend qe sapo plotesove nje test te vjedhur."
"Une.. Une nuk e di per cfare po flet." u gelltit ai me veshtiresi. "Ke ngaterruar person."
"Michael More, njezet e nje vjec. Jeton ne Silver St, perballe atij dyqanit hungarez te luleve. Tip i shoqerueshem, student i mire.. Ah si po ia kalojne Riki dhe Sai? I takove dje apo jo?"
"Kush je ti?"
"Je me fat, bukurosh. Me doli nje pune, por mos mendo se shpetove. Do te te telefonoj perseri."Telefonata u nderpre bashke me fillin e mendimeve te Michael.
Ai as qe ia kishte idene me cfare po ndodhte.
YOU ARE READING
GHOST [Shqip]
General FictionAskush nuk e njihte ate. Edhe ne qofte se e njihje, ishte e pamundur te kuptoje mendjen e saj. Disa e quanin te cmendur dhe te tjeter teper inteligjente. Ajo ishte si nje fantazem; rralle here shfaqej, por kur arrije ta diktoje qofte edhe nje here...