Aktoret kryesore;
Herman Tømmeraas si Michael
Zendaya si A.
"Miremengjes, Michael."
"Ti e di qe une mund te te denoncoj shume thjeshte."
"Eshte ora dy e mengjesit dhe ti menjehere me hedh kthetrat? Sa i pasjellshem."
"Te kerkoj ndjese. Nuk jam mesuar me njerez qe me marrin me numer privat per te me bere shantazh."
Nga ana tjeter u degjua nje e qeshur e shkurter.
"Ke vertet humor por, le t'i kthehemi temes kryesore, si thua?"
"Cfare do nga une?" u ul ne shtrat.
"Dekani yt. Diego Wisler. Dua t'i lesh nje dosje brenda ne zyren e vet."
"Vetem kaq? S'te besoj." tundi koken Michael. "Ku qendron marifeti?"
"Nuk ka asnje te tille." u pergjigj. "Pra, ta quaj te mbaruar si pune per neser?"
"Une perseri nuk ta kam besimin." u mendua ai teksa shikonte nga tavani. "Nuk bej asgje."
"Mos luaj me zjarrin, sepse mund te digjesh." e keshilloi. "Ti nuk i di aftesite e mia."
"Tani dua te fle. Me ler rehat e mos me telefono me."
"I sigurt?"
"Po." tha Michael dhe e mbylli telefonaten."Po tallesh."
"Jo. Jackson mund te humbase universitetin." vazhdoi Riki. "Dhe ne ate provim sigurisht qe ngeli."
Nuk mund t'u besonte vesheve. Jackson-in e kishin zbuluar per testin e vjedhur dhe po e pesonte vertet keq.
"Kjo eshte absurde!" u hap zyra e dekanit para tyre. "Une nuk e kam vjedhur ate dreq testi!"
Jackson doli prej andej duke nxjerre tym nga veshet, i hodhi Michael-it nje shikim te serte dhe u largua me hapa te rende.
"Po ti cfare ke?" e shkundi shoku teksa e pa te vrenjtur.
"S'jam fort mire sot." u justifikua ai.
Ndjeu celularin t'i vibronte ne xhep dhe e dinte shume mire se kush po e shqetesonte. Lidhi ne te kufjet dhe shtypi mbi ekranin e madh.
"Miremengjes." e pershendeti zeri i zakonshem, por atij akoma i fuste te driidhurat.
".. Miremengjes." Michael nuk dinte as cfare te fliste.
"Sa keq per Jackson-in, nuk mendon keshtu?"
"Duhet vetem te coj dosjen ne zyre? Asgje me teper?"
"Po. Pa e marre vesh askush sigurisht."
"Ne rregull." u gelltit ai me veshtiresi. "Kur mund ta marr?"
"E ke ne canten e shpines."
"Cfare?" tha ai teksa shpejtonte te hiqte canten nga krahet.
Pasi me ne fund hapi zinxhirin, vuri re menjehere nje dosje te verdhe qe me siguri nuk i perkiste.
"Lija ne zyre kur mos te jete aty dhe largohu." vazhdoi.
"E cfare do te ndodhi pas kesaj?"
"Une nuk do te te shqetesoj me kurre."
Michael perfundoi telefonaten dhe hoqi kufjet nga veshet. Riki ishte shume i zene ne telefon per vete, keshtu qe e pershendeti me dore dhe u largua.
Po arrinte zyren e profesorit me zemren ne gryke. Po sikur ta shikonte dikush? Donte thjesht qe e gjithe kjo te perfundonte.
Trokiti ne dere dhe priti. Askush nuk ktheu pergjigjje, keshtu qe mbeshtolli doren rreth braves dhe beri ta kapte ngadale. Sapo pa qe nuk ishte e kycur, vrapoi per brenda me shpejtesi dhe la dosjen ne qender te skrivanise. Pasi u sigurua qe nuk kishte njerez ne korridor, doli prej andej duke ruajtur qetesine.
Mbase gjithcka mbaroi ketu.Kaluan dy dite, dhe telefonatat anonime kishin pushuar. Gjithcka ishte kthyer si me pare. Askush nuk i permendi me ate test, as ai vete nuk guxoi te fliste me per te. U soll sikur asgje nuk kishte ndodhur, nuk i tregoi askujt.
Gjer ne nje te Premte te bukur.
Teksa i afrohej shkolles me bicikleten e vet, u shtang teksa pa forcat e policise qe kishin rrethuar hyrjen. Shume njerez te cuditur po qendronin afer shkalleve dhe veshtire se kuptohej c'po ndodhte.
Beri vend midis turmes por edhe pse pyeti plot njerez, askush s'po ia shprehte me saktesi situaten.
Dyert e medha u hapen dhe prej andej doli dekani i tij, Wisler. Pjesa me intriguese?
Ai, ishte ne pranga.
I shoqeruar nga dy police te tjere, qe me teper po e shtynin se sa po e shoqeronin, zbriti shkallet dhe perfundoi brenda makines blu teksa njerezia rrotull gumezhinte.
"Michael!" bertiti dikush. "Michael!"
Ishte Sai.
"E pe? E arrestuan!"
"Po, po, por pse?" iu kthye Michael.
"E beson dot?? Wisler paska qene nje psikopat i ndyre! Maniak seksual. E marrte dreqi, ngacmonte seksualisht vajza te mitura. C'njeri i semure.." tundi koken Sai.
"Po si e kapen?"
"Dikush! Dikush kishte derguar nje dosje anonimisht ne polici a dicka e tille."
Michael rrinte i coroditur; s'po kuptonte asgje.
Celulari i tij ra.
"Po?" perpeliti qepallat.
"Pune e paqme, Mikey."
"Ishe ti?" belbezoi. "Ti, ti e cove ne bu-"
"Diten e mire, Michael."
"Jo, mos e mbyll!" tha ai por telefonata kishte marre fund tashme.Policia dhe sirenat e zhurmshme u larguan dhe pak nga pak turma filloi te venitej. Leksionet vazhduan si normalisht edhe pse pothuaj te tere ishin vecse te interesuar per lajmin e bujshem te arrestimit.
Michael ndihej i hutuar, por nuk kishte arsye pse. Gjithcka qe e qarte - ishte vajza e telefonit qe e kishte cuar ne burg rektorin. Ama roli i Michael dukej i padobishem. C'kishte permbajtur ajo dosje brenda? Pse pikerisht ai duhet ta conte?
Ishin pyetje qe po e brehnin nga brenda.Michael u mesua t'i mbante keto pyetje te kyçyra ne mendje, sepse kaluan muaj nga ajo histori.
Gjithcka shkonte mire me shkollen, shoqerine.
Por sa here binte telefoni, ironikisht nje filize e vogel shprese ne zemren e tij priste te shikonte "UNKNOWN CALLER" ne ekran. Per fat te keq, kjo nuk ndodhte."Di si mund te gjej kush me merr me numer te bllokuar?"
"Oh?" ngriti vetullen shoku i tij. "Ndonje fanse?"
"Jo, jo.. Besoj thjesht telefonata komerciale."
"Ah, beji block." i sugjeroi.
"Uh, po, po." ferkoi fytyren Michael por ishte gjeja e fundit qe kishte ndermend te bente.
"Sot jemi per feste." brohoriti Brajan.
"Po, ne oren 10 apo jo?"
"Do vi te te marr une, Majk. Mos e vri mendjen."
"Rrofsh."
Mbase alkoli do ia hiqte mendjen.Te gjithe dukej qe po ia kalonin me se miri, ndaj dhe Michael perpiqej. Kishte hyre ne bisede me nje vajze nga Florida qe vazhdonte per biznes.
"Te marr ndonje gje per te pire?" E pyeti ai.
"Poo, faleminderit. Po vdes nga etja."
"Tani vij." Buzeqeshi Michael e ju drejtua kuzhines.Po bente vend ndermjet turmes kur degjoi dicka qe do ia shkepuste mendimet nga cdo gje tjeter.
"Dua te iki ne shtepi!"
"Uff, Meri na acarove."
"Ju jeni te paarsyeshme."Biseda ishte monotone gjer ne momentin kur u shpreh folesi i trete.
Michaelit sa nuk i ngeci peshtyma.
Ai ze, ai e njihte ate ze.
U kthye si furtune por para tij doli vetem nje vajze qe kishte varur turinjte tere teka.
"Ti. Shoqja jote.. Me ke po flisje? Me duhet ta di." E shkundi ai nga shpatullat. "Me fal, nuk jam mire - me duhet te di me ke po flisje. Ai ze, une.."
Teksa vajza po e shikonte si te ishte i semure per mend, Michael duhet te zgjidhte midis; a) t'i shpjegonte asaj tere situaten ose b)te largohej prej aty e te mos dukej me qesharak.
"Amelia" uleriti vajza ne duart e tij dhe nje bjonde shpejtoi per t'u futur ne situate.
"Jam ketu!" kendoi ajo. "Cfare ka?"
"Ky cuni me duket kerkon ty."
"Po?"
Michael shkoi doren neper floke i deshperuar.
"Jo, jo ti. Asnjera nga ju." u shpjegua ai. "Dikush tjeter po fliste me ju."
"Aaah, ajo vajza.. Si e kishte?" kerciti gishtat bjondja.
"Bella!"
"Bella?!" tundi koken. "Meri, ti je tape. Nuk po mban mend me asgje. Quhej Briana."
"Nuk quhej Briana!" ngriti zerin shoqja e saj.
"Ku eshte ajo tani?" i nderpreu Michael ne nervozizem e siper.
"Boh, nga ta dime ne?"
"Cfare kishte veshur?" pyeti ai. "Floket?"
"Eshte brune me kapuc te zi." ia ktheu bjondja dhe vazhdoi *sherrin* me shoqen e saj.Michael nisi te vraponte, duke pare cdo fytyre neper feste, me shpresen se do ta gjente cfare kerkonte, por perfundoi duke u endur si i cmendur neper dhoma.
U kthye ne qender te festes, ku te tere po kercenin per qejfin e tyre teksa ai mezi mbushej me fryme nga ankthi.
"Ku je?" tha Michael neper tym.Dritat u ndezen, dhe dikush bertiti me te madhe.
"Policia! Dilni jashte!"
Policia? Kush i kishte thirrur.
"Michael! Leviz" e goditi nje nga shoket e tij.
E shtyne jashte me force dhe instikti i tij i pare ishte te shikonte rrotull. Mbase ajo ishte aty. Sirenat e policise i kthyen ndergjegjjen ne vend dhe filloi te vraponte per tu futur ne makinen e pare qe do dilte para.
"Ti cuni!" uleriti dikush dhe ai ktheu koken.Bjondja e qeparshme po hidhej poshte e lart qe ai ta vinte re.
"Armelle!" bertiti ajo. "Quhet Armelle!."
...
YOU ARE READING
GHOST [Shqip]
General FictionAskush nuk e njihte ate. Edhe ne qofte se e njihje, ishte e pamundur te kuptoje mendjen e saj. Disa e quanin te cmendur dhe te tjeter teper inteligjente. Ajo ishte si nje fantazem; rralle here shfaqej, por kur arrije ta diktoje qofte edhe nje here...