5 ore mesim, 6 ore pune dhe une perseri ulem para kompjuterit t'ju bej update, gjithnje nese wattpad-i i leshit nuk mi fshin draft-et. *sips bidon 6 kilosh of coffee*
Atenea Comics 2019. Pjesa jugore e qyetit ishte mbushur me njerez per paraden e pervitshme dhe cdo gje ishte rremuje. Kjo do te ishte shanci me i mire per Michael te arratisej.
Ne zonen e spitalit shperthyen sirenat e policise, po fillonin ta kerkonin.
Hyri neper prapaskenat e parades dhe rrembeu nje kostum jeshil. Shigjeta. E veshi me shpejtesi dhe doli prej andej me kapuc ne koke per t'u perzjere me turmen marramendese.
I duheshin para dhe vend qendrimi. Sapo t'i gjente keto, do bente cmos ta nxirte hapur identitetin e Armelle. Askush nuk mund te tallej me te ne kete menyre.
Po e fajesonin per nje 'krim' qe nuk e kishte bere kurre. Pervec tij, Armelle me siguri kishte dore ne vdekjen aksidentale te dy vajzave, e kushedi sesa personave te tjere.
Mendoi te kontaktonte Sai-n, por nuk ishte plotesisht i sigurt. E marrte dreqi, kujdo t'ia tregonte kete histori do e quanin ose te cmendur, ose i talentuar per ndonje liber te ri."S'e dija qe te pelqente veshja si personazhe fiktive." degjoi prapa tij zerin e perhershem.
U kthye i nevrikosur, por qe teper rremuje per te gjetur ku ishte personi qe i foli.
"Nuk e di c'do te te bej po te gjeta."
"Me kap nese mundesh atehere." bertiti ajo nga larg.
Neper turme pa dike qe vraponte dhe iu versul, por njerezit rruges po e shtynin pertej.
"Hapuni, e marrte e mira!" beri para, duke bere dike pothuaj te rrezohej. "Armelle!"
Pas disa minutash e gjeti veten ne mes te rruges kryesore ku perparonte parada. U pa rrotull me fryme te ngecur ne fyt, por nuk po e ndihmonte.
"Edhe sa hints duhet te te jap? Tik-tak, Michael."
"Ku je futur?" shfryu ai.
"Aty ku s'ta pret mendja."
U kthye me kurriz dhe zemra i ndaloi ne vend.
Nje njeri, i veshur i teri me te zeza dhe dy sy. Syte e saj.
Ata sy po i fusnin te drithurat.
"Tik-tak, Mikey." i tha ajo dhe i dha nje te shtyre derrmuese.
Mori veten shpejt dhe iu nis nga pas si i cmendur.Armelle me trupin e saj te holle kalonte neper njerez si te ishte hije, kurse ai mezi po merrte fryme nga ankthi.
Iu fut nje ngushtice dhe shkoi pas saj.
Me dy kercime te shpejta Armelle kaloi porten qe ndante dy lagjet dhe vazhdoi vrapin sado Michael perpiqej me cmos te mbante nje ritem me te - ishte e pamundur.
"Mbaje ate m*t hapi, nuk jemi tek Breshkat Ninxha ketu." vuri duart mbi gjunje per nje moment.
"S'me ka pelqyer kurre ai serial." ia ktheu ajo. "Shihemi ne tarace."
Dhe sigurisht qe u zhduk.I vdekur, ngjiti shkallet e pallatit perballe me te dhe pse mushkerite e kishin lene me kohe. Kur kishte arritur ne tarace, edhe shikimi i qe turbulluar.
"Mjaft, per ate Zot." bertiti.
"Si te duash." degjoi nje karikim pistolete.
Me syte e zmadhuar drejtoi veten per te pare ate krijese te tmerrshme qe i kishte drejtuar pistoleten e gjate.
"Jezu Krisht, mos u vish me me te zeze." mori fryme. "Te kall daten."
"Ky eshte qellimi." tundi ajo koken.
"Do me vrasesh?" pa ai pistoleten.
"Me duket se po - ma ke care shume b*then kohet e fundit."
"Te njejten gje do doja te thoja per ty." u gelltit.
"C'ke keshtu? Prano fajin, kalo nja pese vjet ne burg dhe harroje si teme."
"Kaq e thjeshte na qenka?" ia ktheu Michael.
"Mos do te perfundosh psiqatrive? Ajo me mashtroi! Me futi ne kurth! Nje vajze me fut gjera ne vesh!" e imitoi me skene e spitalit.
"Shume per te qeshur, Armelle."
"Fillove me kete emrin perseri?" e perbuzi. "Kaq i sigurt je qe quhem ashtu?"
"Perderisa vrave dy njerez te pafajshem per nje fjale goje, po."
"Nga e di ti qe i vrava? Mbase qe aksident vertet."
"Te lutem. Sa idiot te dukem?" ngriti njeren vetull.
"Shume." ia ktheu ajo. "Ah meqenese te pelqenin breshkat.."
"Cfare?" mblodhi vetullat Michael por shpejt e kuptoi.
Ajo qelloi dhe plumbi e kapi afer pulpes duke e paralizuar te terin.
"Tani je i shpejte sa ato."
"B*shter!" bertiti ne dhimbje teksa kemba i pulsonte si dreqi. E ndjente plumbin e rende brenda vetes qe percellonte.
Shpejt u pendua, sepse hengri nje tjeter plumb ne krah.
"Fjalorin!" e qortoi ajo dhe kerceu per ne taracen tjeter.
YOU ARE READING
GHOST [Shqip]
General FictionAskush nuk e njihte ate. Edhe ne qofte se e njihje, ishte e pamundur te kuptoje mendjen e saj. Disa e quanin te cmendur dhe te tjeter teper inteligjente. Ajo ishte si nje fantazem; rralle here shfaqej, por kur arrije ta diktoje qofte edhe nje here...