Mendoja gjithnje se kisha diçka me shume se te tjeret. Ishte e vertete. Kisha telashet e mia!
- Charles BukowskiPasi mori çekun e burses nga posta e qytetit, Michael beri perseri rrugen per ne shkolle.
I ftohti sa vinte e rritej, por ai s'e kishte mendjen aty. Ngjiti shkallet e universitetit dhe u fut brenda dyerve te medha duke hequr kapuçin e xhupit gjigand. Hapi celularin per te kontrolluar per siguri orarin. Matematike. Sa menyre interesante per ta mbyllur diten.
Me cep te syrit vuri re dike t'i kalonte anash,, me sakte nje femer.
Ktheu koken pas. Vajza me floke te drejta doli nga ndertesa dhe u zhduk midis turmave te njerezve. E çuditshme; mendoi me vete, se si iu duk kur i kaloi prane.
"Mikey!" I foli Sai. "Matematike dhe ti?"
"Po." Psheretiu ai.
"Si thua te vemi ne ndonje pub sot me çunat?"
"Eshte e hene." Qeshi Michael. "Dhe e ke pare motin? Ngrin jashte."
"He pra." Tha Sai teksa zini vendet ne sallen e madhe.
"Do mendohem Sai."
"Sa kohe ke pa u shtrire?"
"Cfare?" i dha ai nje shikim te çuditshem.
"He pra." Ngriti njeren vetull shoku i tij. "Sa?"
"Mos e ke fjalen per.. Ahaaa. Vertet po me pyet?"
Pedagogu u fut ne klase.
"Nje muaj.. Qe se me prezantove me ate Aishen.." vazhdoi Michael. "Me kujto mos te te le me te me gjesh femra per t'i çuar ne shtrat. Ke shije te tmerrshme."
"Çfare? S'te pelqeu?" U ofendua Sai.
"Sai, kam nevoje per dike me te cilen mund ta bej, jo me dike qe te me thyej perdysh."
"Aisha ishte yll."
"Aishes i duhej morfine te qetesohej. I thashe qe s'ishte ide e mire perderisa ishte e pire xurxull, as qe me degjoi dhe me perplasi ne mur si ndonje boksiere." Tundi koken Michael.
"Pse s'thua, duhet ta takoj ndonjehere. Ia ke numrin?"
"Jo." Iu kthye ai. "Dhe ta kisha s'do ta jepja. Me duhesh i gjalle."
"I merzitshem! Buu, je i merzitshem!" kendoi Sai.
"Kyamoto, çfare qenka kaq e rendesishme qe nuk te le ta mbyllesh gojen? Ndaje dhe me ne." i terhoqi vemendjen pedagogu.
Michael beri çmos te mbante te qeshuren teksa Sai e pa me inat.
"Ne djall vafsh." i tha ai dhe iu kthye shenimeve.Ne darke Michael mori makinen dhe iu drejtua 'Dante's', pubit me kot ne qytet.
Nese shkoje atje, mund te kishe vetem disa qellime. Dhe nese shkoje atje diten e hene, atehere duhet te ishe vertet i deshperuar. Tamam si Sai, mendoi ai teksa qeshte me vete.Hyri brenda dhe e gjeti shokun e vet duke flirtuar, me sakte duke u perpjekur me dy vajza qe nga veshja e tyre ne mes te ketij te ftohti, nuk te linin shume hapesire per te menduar.
"Hej Mikey!" e njohu Sai teksa iu afrua. "Goca, ky esht shoku im Michael. Michael keto jane Maria, dhe Jane."
Michael beri nje levizje vetullash shume pak i surprizuar.
"Kenaqesi qe u njohem." tha ai monoton dhe iu kthye baristit. "Nje Bloody Mary, te lutem."
"Mhm, interesante." i preku shpatullen Jane si neper tutorialet e wiki-how, "Direkt me te renda?"
"Nuk plasem sheshit veç me nje gote vodka." i tha ai pa interes. "Mos u shqeteso."
"Aspak." qeshi ajo dhe iu ngesh e tera ne parakrah. "Dukesh tip i forte."
Michael u step dhe mori pijen e vet.
"Sikur te kercenim?" i sygjeroi ajo.
"Jo, faleminderit." e refuzoi, "Jam mire keshtu."Jane a si quhej, rrotulloi syte dhe i ktheu takat spille nga ana tjeter ne kerkim te nje partneri me te "bute" se ai.
Nderkohe ne pisten e vallezimit, Sai po e 'ndizte' atmosferen. Kinezet jane vertet te zgjuar, mendoi Michael teksa tundte koken.
Duke vene re shokun e vet qe e vezhgonte, Sai filloi te bente disa levizje te cilat ia nxoren pijen nga hundet.
Filloi te qeshte si nje gomar, pa e vrare mendjen per te tjeret qe ia kishin ngulur syte. Ndjeu celularin t'i dridhej ne xhep dhe e vuri ne vesh akoma duke qeshur."Mirembrema Michael."
Ishte pak te thoshe se iu fshi buzeqeshja nga fytyra - mornica te tera i kaluan neper trup dhe nje peshe e rende iu shtua ne kraharor.
"Hiqe celularin, nuk ke nevoje per te qe te me degjosh."
"Çfare?" u gelltit ai me veshtiresi.
"Michael, fute celularin ne xhep." foli perseri zeri.
Ndoqi urdherin e saj dhe mori fryme me veshtiresi.
"Mos e kthe shikimin. Ne te majten tende - afer tavolinave te zeza dhe pasqyres." buçiti zeri ne veshet e tij.
Me cep te syrit Michael vuri re nje burre qe po e shikonte frikshem.
"Kush eshte ai?" tha nder dhembe.
"Bej si te them dhe do te shkosh i gjalle ne shtepi sot."
Ai mblodhi vetullat i coroditur.
"Porosit nje pije tjeter, pijen me te forte qe kane." e udhezoi.
"Me bej nje AMF." i tha baristit dhe priti.
"Kur ta marresh pijen, kthehu me te ne dore dhe bej gjoja sikur po shikon pisten e vallezimit. Me pas kthehu perseri dhe bej sikur e pin ate me fund."
"Pse-
"Pusho dhe degjo çfare te them." e nderpreu ashper.
Michael beri sic i tha.
"Tani lere goten dhe perzihu me turmen qe kercen. Ne anen e djathte ke nje dalje te vogel emergjence. Ik prej aty pa e marr vesh njeri."
"Çfare dreqin po ndodh?" i tha teksa perplasej me njerezit e dehur.
"Dil, merr makinen dhe largohu."
"Ok, ok po dal po çfare ndodhi?" foli Michael por nuk iu pergjgij me askush.U kthye ne shtepi nxitimthi dhe kyçi deren teresisht.
Iu drejtua tualetit dhe akoma i hutuar beri te fuste duart neper veshe, dikush duhet t'i kishte vendosur aparate brenda ne ta qe arrinte ta degjonte.
"Leviz vetem nje milimeter nje nga mikroçipet qe ke ne veshe dhe do te te shperthejne trute."
"Si dreqin i ke vendosur aty?" ndaloi ai dhe beri per ne dhomen e gjumit.
"Rektori jot i vjeter ka derguar njerez per te te vrare." vazhdoi zeri. "Sot te ndihmova po heres tjeter duhet t'ia dalesh mbane vete."
"Po tallesh?" fryu ai syte.
"Neser do te te japi nje vizite policia. Fli, Michael."
"Te fle?!" qeshi ai ironikisht. "Po me thua te fle pas kesaj qe the?"
"Po te ndihmoj atehere."Degjoi nje klik dhe pak nga pak, koka iu be aq e rende sa s'po e mbante dot me drejt.
Ra ne krevat me pothuaj te tera shqisat e bllokuara. I dukej sikur ndjente gjakun e nxehte t'i rridhte neper vena aq sa ta bezdiste dhe shpejt humbi edhe kontrollin e muskujve. Qepallat iu mbyllen dhe çdo gje me pas qe e sfumuar."Naten, Michael." ndjeu frymen e dikujt ne qafen e tij dhe nje goditje e forte e vuri ne gjume per çka do i dukej si gjithnje.
...
"A ka ndonje gje ne kete qytet qe ti nuk e komadon?" foli teksa zvarritej neper dyshemene e betonit akull te ftohte.
Nuk iu pergjigj. Vazhdoi te shijonte pamjen para vetes.
"Do me lesh te gjalle?" beri shakaxhiun.
"Boll levize. Ke ndotur tere taracen." mblodhi turinjte teksa me ne fund u kthye.
"Po perpiqem te arratisem, aq e pakuptueshme eshte?"
"Ke hemorragji te brendshme." qeshi. "Je me fat nese qendron gjalle akoma pesembedhjete minutat e ardhshme."
"Nuk e prisja keshtu vdekjen." leshoi veten ne shesh.
"Me ler te t'i ndryshoj pritjet e tua."
Nxori nje pistolete me silenciator dhe ia shkarkoi plumbin e fundit ne temth.
Thithi aromen e gjakut neper ajer teksa shikonte perseri pamjen e qytetit.Me nje buzeqeshje te semure neper buze, vuri kapucin dhe u largua ne qetesine e vet.
a/n hey, ja dhe nje kapitull tjeter. ne shkrimin e 'ghost' jam inspiruar nga tre seriale te mre per mua; 'person of interest', 'mr. robot' dhe 'sherlock'
YOU ARE READING
GHOST [Shqip]
General FictionAskush nuk e njihte ate. Edhe ne qofte se e njihje, ishte e pamundur te kuptoje mendjen e saj. Disa e quanin te cmendur dhe te tjeter teper inteligjente. Ajo ishte si nje fantazem; rralle here shfaqej, por kur arrije ta diktoje qofte edhe nje here...