I lire

748 32 6
                                    

Me ne fund. Kishte pritur aq shume per kete dite ku do te ndjente rrezet e diellit edhe pse te zbehta nga ardhja e shtatorit t'i preknin fytyren e shenderruar. Ferkoi me gishterinjt mjekren e zjatur me shume sec duhej dhe sec i pelqente atij. Ndjeu lirine e munguar prej kohesh t'i qarkullonte ne vena si esence jetedhenese. Mori fryme aq thelle teksa ngriti pak koken me syte e mbyllur dhe me pas shfryu i cliruar qe kjo nuk ishte aspak pjelle e imagjinates se tij. Per nje periudhe te gjate i ishte dukur sikur koha kishte ndaluar per te. Kishte bere aq shume plane keto vite te cuara dem pa qene fajtor. Sa shume e kishte pushtuar ndjesia e hakmarrjes qe i flakeronte ne syte e hirte qe dikur kishin qene te qeshur dhe paqesor. Ishte betuar se hakmarrja e tij do te sherbehej ne nje pjate te ftohte. Te pakte mund te ishin ata te cilet do kishin perjetuar te njejten gje si ai. Te pakte ishin ata te cilet mund te kishin vuajtur aq gjate,por pavarsisht kohes ndjesia e thikes pas shpine ishte e njejte. Dikush pak me te lehte,dikush me te rende,por ishte e njejte vetem se atij i ishte dashur te ndeshkohej rende edhe pse nuk kishte qene ai personi me thike ne dore. Te zhgenjehesh nga dikush qe ti e beson eshte sikur ne vend te nje peme te vjeter qe ka zene rrenje te thella ta shkulesh dhe te mbjellesh nje te re e te dobet qe do kohe per tu rritur serish,do sherbim kujdesje ashtu si besimi,por per te ndjesia e besimit tek dikush ishte shenderruar ne nje te huaj.Picerroi syte gjysme te mbyllur per te pare nese dikush ketu jashte po e priste. Veshtroi gjate, por asgje ne kembim.
- Dihej.- foli me zerin qe vetem ai arriti ta degjonte,por ashtu si heret e tjera moskokcarja e tij zuri vend.Perplasi duart dhe kerciti gishtat disa here pastaj u largua nga aty pa kthyer koken mbrapa. Hapat e medhenj e te shkujdesur e benin te perplasej me kalimtare te ndryshem e ai vazhdonte po ashtu i pandreqshem pavarsisht se nje zonje plake i hodhi ne toke qesen e molleve apo vajzen me taka te larta e beri qe te ndrydhte kycin e kembes. Mori sharje dhe shikime qe shprehnin shume,por ai nuk e ndaloi hapin. E kishte djegur malli per jeten e tij ku kishte qene i paprekur nga ligesia e njerezve qe ishte perhapur si nje virus. Ishte i gatshem per cdo gje qe e kishte planifikuar aq sa tani nuk permbahej dot nga ngallezimi qe i kishte dal jashte frereve. Ngriti shikimin e vrenjtur me vetullat e mbledhura per te dalluar personin qe i kishte zene rrugen,por nje buzeqeshje i zuri fytyren kur pa mikun e tij me te mire perballe.
- Harold zot per pak nuk iu besova syve.- i foli ne vesh shokut te tij te shenderruar pa e kontrolluar tonin e zerit te lart qe ktheu disa koka,por i tille kishte qene Dante nuk i intersonte nese i prishte qetesine tjetrit.
- As une Dante.- iu pergjigj thate dhe i gjuajti ne sup.
- Te betohem qe isha nisur per atje. Deshiroja te isha aty kur te dilje Harold.- pohoi duke ulur shikimin.
- E di,por ja ku jam tani mos u brengos. Do ishte mire te me qerasje me nje birre.
- Te eshte thare fyti eee.- iu drejtua Haroldit i lehtesuar dhe shikimi iu ndez serish.
- Epo..te them te drejten po.- kaq i mjaftoi Haroldit ne keto momente. Deshironte te qetesohej,por nuk do e lejonte veten te zbutej aspak. Loja sapo kishte filluar. Teksa degjonte Danten qe derdelliste papushim veshtroi oren e shtember te pijetores tek shenonte 11:30. Nuk kishte se si te ndodhte ndryshe me Danten qe do fliste me dite te tera nese do i jepej mundesia.
- Jam i lumtur per ty Harold. Me te vertete. Ke vuajtur shume,por tani do hedhesh cdo gje pas kraheve per nje fillim te ri.- mermeriti ashtu ne shpejtesine e tij te te folurit.
- Patjeter.- iu pergjigj shkurt. Mos valle ai e mendonte Haroldin si para 6 vitesh? Ai tani ishte tjetersuar me rrenje e nuk kishte aspak ndermend te hidhte cdo gje pas kraheve. Jo! Ai nuk e dinte se miku i tij tani bluante ne mendje gjera me te medha te cilat i kishin fikur ndjesine e te qenit human.
- Me duhet te ik.- shtoi pa e pare Haroldin ne sy pasi i hodhi veshtrimin ekranit te ndezur te telefonit qe qendronte mbi tavoline.
- Shihemi.- e pershendeti me nje levizje dore dhe ja tek ishte ne qetesine qe i kishte ofruar gjithmone ky vend ku ai preferonte te kalonte ditet me shi. Ditet qe tani i kujtonte me nostalgji dhe deshire per rikthim. Priti derisa Dante pagoi per porosite dhe u ngrit pa pritur shume. Ne dore mbante nje byzylyk sermi qe e la ne nje argjendari ne kembim te atyre pak te hollave qe i nevojiteshin per te blere disa lule te fresketa. Lule te cilat do kishte dashur te kishin nje adrese tjeter. I shtrengoi fort dhe u nis me shpejtesi drejt periferis se qytetit i cili gumezhinte me pak. Ngriti koken teksa ndjeu disa pika te njepasnjeshme te perplaseshin ne xhaketen e lekures. Perplasi qepallat disi i bezdisur nga shiu i imet qe sapo kishte filluar te c'pluheroste vendin. Era nderkohe beri qe disa petale te bienin perdhe si nga inati. E ndjeu veten te mposhtur nga forcat e natyres qe i kujtonin se ishte e kote te beja nje vizite pas aq shume vitesh e mbi te gjitha u kujtua qe nuk e kishte adresen e plote. Do i duheshin te pakten 2 ore per te gjetur ate. Do verdallisej ne hapsirat e ngushta e te frikshme per te dalluar nje emer te cilin nuk e kishte shqipetuar per vite te tera aq sa tani i ngjante i panjohur. I pafuqishem per te mposhtur ndjenjen e fajit u perlot i teri dhe dobesia ndaj personit qe ishte munduar t'i plotesonte cdo gje atij ishte me e madhe se vete ai. Mes mjegulles se loteve dhe kembeve qe dridheshin dalloi emrin e gdhendur thjesht mbi mermerin e hirte " George Goldberg 1954-2007" . U afrua dhe iu duk aq e pabesueshme qe babi i tij kishte nderruar jete edhe pse kishin kaluar plot 6 vite. Po nuk kishte qene faji i tij ky mosbesim. Jo. Ai as nuk kishte mundur te ishte aty per ta percjelle ne banesen e fundit. E si do mundej Harold atehere te besonte se babi i tij nuk jetonte me? Kishte sakrifikuar aq shume dhe ishte zhytur ne nje llum qe e kishte terhequr gjithnje e me thelle vetem per te shpetuar heroin e tij qe sot nuk ndodhej krah te birit. Me delikates vendosi tufen e luleve mbi mermerin e ftohte qe e pershkroi me gishterinj dhe me pas fshiu lotet nepermjet kurrizit te dores.
- Me fal ba.- bertiti mes inatit dhe ngasherimat e te qares i la te lira. I kishte mbajtur te kycura per aq gjate saqe tani ata kishin gjetur nje shteg per te dal. Nese babai i tij do ishte gjalle do ishte me lehte. Do kishte pasur nje krah ku te mbeshtetej kur ai te tregonte ato pasigurite e tij dhe do merrte force nga shikimi i te atit qe ai e kishte adhuruar ne femijeri dhe adoleshence. Tani ishte 25 vjec i mbushur me plage te hapura dhe nje nder to ishte vdekja e George.
- Do te doja te ishe ketu per te me keshilluar ba. Me mungon! - Perplasi duart mbi gjunjet e bere pis dhe u largua me koken pas.

Te lidhur nga hakmarrjaWhere stories live. Discover now