Te veprosh teksa je i rrembyer nga ndjenja te cilat nuk e di se ku te shpien te krijojne iden e aventurave te shkurtra,por qe te drejtojn drejt nje tjetre me te gjate dhe te madhe. Haroldi nuk e kishte menduar dy here pasi kishte par Emmen posht rrugices se nderteses se tij te bente dhe nje vizite tjeter ne shtepine e tij te dyte.
"Bibliokteka"- kishte menduar.
Kishte qene i sigurt se Emmen do e gjente aty. Kishte arritur qe nga nata e mbremshme te zbulonte se vajza e takuar ne bibloteke heren e pare ishte Nadia e bija e nje prej njerezve me te krimbur ne para dhe qe ajo ishte mike me Emmen. E te pakten nese nuk do gjente Emmen do gjente dike qe kishte lidhje me te. Nuk e zbulonte dot pergjigjen se ku e kishte ndeshur, cdo gje i vinte e mjegulluar, e larget. Ndoshta dhe gabohej,por deshironte te sigurohej qe nuk ishte e tille. Iu kujtua serish shikimi i saj i eger qe e kishte bere te reflektonte se puthja me Michelinen nuk ishte veprimi qe Haroldi do e bente. Pervecese inatit kishte spikatur ne syt ngjyre mjalti nje flirt te fshehur ashtu si ne keto momente teksa e kishte perballe. Rrotulloi syte i vendosur ne siklet dhe tani nuk ia kishte idene se cfare te bente. Deshironte te fliste,por nuk nxirrte ze. Ne menyre ritmike gishtat e saj perplaseshin lehte njeri pas tjetrit duke nenkuptuar se po priste ate te fliste. Ishte gati te thoshte dicka kur jehoi zeri i nje vajze ne sallen e madhe. Ishte Nadia e cila eci drejt tij e buzeqeshur.
- Epo mesa duket heren e pare qe ke ardhur ketu nuk e paske ngaterruar vendin me nje bordello.- foli Ndaia me shikimin drejt Emmes e cila kafshoi buzen fort gjersa Haroldi nuk po e kuptonte nese kjo ishte nje shaka e castit apo dicka e diskutuar midis dy vajzave qe shkembenin mesazhe te cuditshme nepermjet shikimeve.
- Une jam Harold. Dhe jo nuk e kam ngaterruar vendin me nje bordello.- buzeqeshi ironikisht teksa fshehurazi veshtroi Emmen.
- Une jam Nadia.- u prezantua jo me entuziazmin e meparshem dhe Haroldi i zgjati doren ne shenje miresjellje.
"Nese me Emmen nuk ia dal dot te afrohem atehere ti Nadia do me ndihmosh" keto ishin mendimet e Haroldit qe kurre nuk kishte perdorur apo shtirur me persona te tjere,por gjithsesi Nadia iu duk mundesia me e mire per Emmen qe dukej aq e larget dhe e humbur pavarsisht se qendronte shume pak larg tij.- Ben shume ftohte jashte dhe..
- Ahh mos me thuaj qe erdhe ketu per tu ngrohur.- e nderpreu Emma teksa fliste rremujshem nder dhembe.
- Ne fakt doja te ftoja per caj.. Ben ftohte,pasditja eshte e gjate dhe orari i punes tani perfundoi.. Patjeter nese nuk ke plane te tjera.- perfundoi i qete ai teksa Emma e veshtroi dyshuese.
- Kjo eshte paksa e cuditshme.- pranoi Emma dhe ngriti vetullen.
- Nuk po te ftoja ty zonjushe.- iu hakerrye Haroldi.
Emma ndjeu deshiren per t'ia shgarravitur ate fytyren prej kllouni,por vetem i dhuroi nje buzeqeshje te shtirur dhe veshi xhupin per tu larguar sa me par nga aty.
- Harold ndoshta ndonjehere tjeter. Sot nuk mundem.- refuzoi Nadia me gjysme zeri.
- Patjeter.- pranoi Haroldi dhe nxitoi qe te dilte ne te njejten kohe me Emmen e cila pershendeti Nadian lehte dhe furishem zbriste shkallet per tu larguar nga prania e tij qe tani i dukej si nje hije. Degjoi ate te shfrynte sapo dolen jashte nderteses dhe ndeshja me ajerin e ftohte i beri te qendronin paksa aty. Emma deshironte te vepronte dhe ta njihte ate njeri qe i qendronte aq afer,por nuk mundej sepse arroganca e tij rrezatohej qarte.
- Mbreme.. une nuk duhej ta kisha lejuar ate te me puthte.- degjoi zerin e Haroldit te mbytur nga gryka e lekures qe mbante veshur..
- Kjo teme kerkon dicka te embel ndryshe nuk e kapercej dot..- ia ktheu Emma pa e veshtruar. Eci duke e ditur qe ai do e ndiqte nga pas..
DU LIEST GERADE
Te lidhur nga hakmarrja
Mystery / ThrillerNje labirinti i krijuar nga te vertetat e pathena do te vendos ne loje personazhet rruget e te cileve do te kryqezohen nga rrethana te ndryshme,por me nje qellim "Hakmarrje"