Ndjeu disa vijezime te lehta mbi kraharorin e tij,ashtu i permbysur me jastekun shtenguar,picerroi syt dhe hodhi veshtrimin drejt dritares ku gjithcka arrinte te shihte ishte qielli i vrenjtur i mengjesit,disa dege te thata te nje peme qe arrinin deri ne katin e dyte.Mbylli syte dhe la Aryan te krijonte me thonjte e saj linjat e holla te bardha mbi te. Ishte i lodhur pas asaj nate te gjate ku nuk deshironte asgje vecse te fshinte kujtimet e para disa oreve. Deshironte te fshihte shijen e buzeve te Michelines dhe shikimin qe shpaloste neveri drejt tij te vajzes qe e kishte kapur duke u puthur me motren e mikut te ngushte. Po,me shume deshironte te harronte ate cfare kishte kaluar me Aryan e embel qe shtihej krah tij kete mengjes. Nuk duhej t'i lejonte vetes kenaqesi te tille qe e conin drejt gabimeve. Jo me Aryan e cila dukej se kerkonte dicka serioze te cilen ai nuk ia dhuronte dot. Ishte penduar ne sekond sapo kishte ndjere buzen e Michelines te ngjeshej mbi te tijat. Ishte ndjer si nje tradhetar kundrejt Aryas pavarsisht se nuk e lidhte asgje me te. Ai nuk ishte nje mashkull i tille. Ai nuk ishte mashkulli i nates se mbremshme. Hapi syte dhe u ngrit nga shtrati i cili ne keto momente vetem rehati qe nuk i ofronte. E ndjente shikimin e Aryas mbi te,por nuk ishte i afte te perballej,te pakten jo tani. Freskoi fytyren me uje te ftohte dhe me shikimin ne pasqyre vuri re Aryan e zbuluar gjysme metri pas tij. Shikimi i tyre u ndesh nepermjet pasqyres. Ne rrethana te tjera syte e tij do te kishin studiuar imtesisht linjat e saj,por faji e gerryente aq shume saqe e vetmja gje qe deshironte ne keto momente ishte t'ia mbathte.
- Harold,- e tha emrin e tij me gjysem zeri- ka ndonje gje qe nuk shkon?
"Ti e di qe cdo gje nuk po shkon mire. Ti je e zgjuar.Perse me torturon me kte pyetje." -zeri i brendshem fliste keshtu ndersa ai vete nuk tha asgje. Dreqi e mori nuk po e kuptonte se perse nuk mund te dilte nga kjo gjendje.
"Thuaja Harold! Nese e zgjat do behet akoma me keq."-buciste ndergjegjia. Ajo vazhdonte akoma priste aty me vetullen e ngritur dhe e paduruar,por ajo e dinte pergjigjen,thjesht i duhej ta degjonte nga Haroldi i cili mbreme e kishte futur serish ne shtaratin e tij e mes shpatullave te gjera qe asaj i jepnin ndjesine e rehatise dhe ngrohtesise qe aq shume deshironte. Kishte menduar se dhe ajo i falte po te njejtat ndjesi,por nese do ishte e vertete atehere ai nuk do zgjohej me kurrizin e kthyer dhe pa thene asnje fjale te vetme. Per te dyten here kishte rene ne krahet e tij,por kishte menduar se nata e mbremshme do kishte qene ndryshe.
"E si mund te ishte ndryshe kur ti heren e pare i le pershtypjen e nje lavireje"- ky mendim e kishte torturuar kete mengjes dhe tani po e ndjente veten tamam si objekt i perdorur teksa ne syt e Harold shihte nje keqardhje kundrejt saj. Nuk deshironte te dukej si nje klloun perballe tij i cili nuk jepte asnje lloj reagimi. Ngriti fustanine lene mbi dysheme dhe shpejt e ngjeshi pas trupi,ku ndjeu dy duar te ftohta qe e ndihmonin per te mbyllur zinxhirin e fshehte. U pershkrua nga nje vorbull tensionesh qe per nje moment ndaluan cdo veprim te sajin dhe u kujtua se ne te vertete nuk kishte perse te ndihej dhe aq keq. Me te vertet e pelqente Haroldin,por vetem kaq ama. Nese ky pelqim nuk do shkonte me tutje ishte dicka normale. Ajo ishte e pregatitur dhe deri per ketu,por e vetmja gje qe nuk do kishte dashur ishte nata e mbremshme,pasi i kishte premtuar vetes qe nese do kishte nje here te dyte do ishte per te mos perfshire ne kete situate te krijuar midis tyre vetem trupin.- Me ofendo po te duash.- i foli Haroldi teksa ajo ishte gati te largohej,por nuk u kthye vetem buzeqeshi hidhur dhe e mbylli deren me qetesi. Qetesi qe e shoqeroi Haroldin ne mendimet e tij konfuze. Tani qe ajo iku e deshironte pranine e saj aty. Deshironte t'ia ndjente aromen me shume se aroma qe kishte lene ne dhome qe sekond pas sekondi po zbehej. Hapi dritaren per te mos lejuar me asgje te sajen aty brenda dhe ndjeu ajrin e megjesit ta kthjellonte disi.
- Po Arya ? - degjoi Danten teksa ishte shtrire mbi shtrat.
- Iku.- u pergjigj ftohte. Deshironte t'i thoshte se e la te ikte vetem sepse motra e tij "e vogel" e kishte puthur mbreme dhe ai ndihej ne faj si dreqi. Kjo ishte e vetmja arsye qe e kishte lene te ikte,fundja nese do e mbante aty te humbur do e kishte gjithsesi,pasi Michelina nuk do linte shanc qe t'i ikte pa treguar se cfare kishte ndodhur.
- Perse? A nuk po fillonit te miqesoheshit ju te dy?
- Them se jo. Une me ate kerkova thjesht nje takim te dyt asgje me shume.- shperfilli pyetjen duke mos dashur te shperthente ne te verteta.
- Ke te drejte. E vure gje re ate vajzen mbreme qe qendronte ne cepin e tavolines?
- Po.- iu pergjigj shkurt,jo per faktin se nuk kishte c'te thoshte,por sepse zuri vend ne mendjen e tij ai shikimi i saj qe e kishte sjelle ne vete dhe e kishte bere te largohej menjehere nga Michelina.
- Interesante vajze me duhet te them.
- E njeh?- pyeti kurioz Harold.
- E quajne Emma! - tregoi Dante ndersa Harold buzeqeshi lehte teksa poshte rrugices pa pikerisht ate. Emmen teksa ngurronte per kushedi se ku.
ESTÁS LEYENDO
Te lidhur nga hakmarrja
Misterio / SuspensoNje labirinti i krijuar nga te vertetat e pathena do te vendos ne loje personazhet rruget e te cileve do te kryqezohen nga rrethana te ndryshme,por me nje qellim "Hakmarrje"