Ishte rehatuar ne cepin e fundit te embeltores komode dhe te ngrohte. Veshtronte kalimtaret e rrall te pasdites se ftohte e muzgu po fillonte ngadale te perqafonte qytetin. Dicka krijonte me gishterinjt mbi tavolinen e zbaruzur ku nuk qendronte gje tjeter vecse nje filxhan caj boronice. Tani u ben dy filxhane dhe ky i dyti mbante shenjat e buzeve te saja nga buzekuqi. Qeshi nder dhembe dhe ngriti shikimin drejt saj duke lene menjane krijimet e tija abstrakte. Nguliti syte mbi buzet mishtore qe mbanin nje nuanc te kuqeje ku perhumbi per pak kohe ne fantazin dhe deshirat per t'i plagosur ato buze qe dukeshin te paprekura kurre me pare. U gelltit dhe kaloi doren ne floket e zinj pis si per te fituar perqendim teksa syte e saj mbanin nje veshje prej fitimtarje dhe disi tallese me ate qe kishte arritur t'i shkaktonte duke bere thjesht 'asgje' . Dy duart shtrengonin filxhanin e cajit,leshoi frymen mbi te dhe kaperceu nje gellenjk. Vuri re gishterinjt e saj qe perplaseshin serisht ritmikisht mbi tavoline ashtu sic kishte bere ne biblioteke. Me siguri ky ishte nje sinjal qe tregonte padurueshmerine saj dhe pse ajo e bente ne menyre te pavetedijshme.
- Je gjithmone kaq i heshtur?- foli Emma duke perzier cajin.
- Jo. - mohoi Haroldi.
- Por..
- Por thjesht dua te testoj durimin tend.- e nderpreu me zerin e ngjirur.
- Dhe ky testim ka rendesi per ty sepse..??- e pyeti duke mos e kuptuar se ku deshironte ai te arrinte me durimin e saj dhe heshtjen e tij.
- Sepse ti mund te kesh pyetje per te cilat nuk mund te te jap pergjigje.
- Mos kam shpallur se do te bej ndonje pyetesor?- turfulloi Emma megjithese ajo dinte cdo gje per te. Kjo gje ishte ne favorin e saj. Kurrsesi ne ndonje situat tjeter nuk do qendronte e duruar apo te mos zbulonte te fshehtat qe dikush i mbante nga ajo. Po ajo dinte gjithecka per Haroldin dhe e dinte teper mire se per cfare pyetjesh ai nuk do te mundej ti jepte pergjigje. Dalloi syt e tij te hirt qe iu renduan dhe mbeshteti koken mbi njeren dore te bere grusht mbi tavoline.
- Jo,por dua te them se eshte e drejta jote te me pyesesh dhe nuk dua qe mospergjigjet e mia te shkaktojne tek ti reagime apo dyshime te paqena.- tregoi Haroldi i qete.
- Ti je thjesht nje i panjohur Harold per te cilin pashe dy vajza te kacafyteshin asgje me shume.
- Ti e di gje kjo gje shkon pertej kesaj.
- Mos deshiron qe te mos i tregoj gje Dantes se je puthur me motren e tij apo te dashures tende se ben gili vili me dike tjeter? - iu hakerrye Emma.
- Cfare?- pyeti Haroldi dhe ne zerin e ngritur i spikater habia nga pyetja e saj.
- Epo do habitesha nese nuk do te ishte kjo ajo cfare ti do te kerkoje.- rrotulloi syte Emma ne shenje mosbesimi.
- Une nuk do e kerkoja kurre dicka te tille. Nese do dal nga ai lemsh do e bej me ane te se vertetes dhe jo genjeshtrave. Te dashur nuk kam.- theksoi fjaline e fundit.
- Atehere mund ta di se pse jam ketu?
- Sepse te kam par diku.. Kohe me par,por..
- Me ngaterron me dike tjeter. Nuk jemi par kurre.- mohoi Emma e nervozuar dhe hodhi veshtrimin ne rrugicen e erresuar tashme.
- Ke te drejte ndoshta gabohem.- hezitoi te shtonte me shume. Nuk e kuptoi nese sjellja e saj sikur te ishte mbi gjemba ishte per shkak te asaj cfare ai tha apo nga dicka tjeter.
- Me duhet te largohem.- u ngrit rrembyeshem,por Haroldi leshoi doren mbi parakrahun e saj per ta ndaluar. Ishte nje refleks qe nuk arriti te gjente pergjigjen se perse ndodhi. Ai thjesht e ndaloi dhe ky ishte kontakti i pare midis tyre qe paralizoi cdo muskul levizes. Emma e gatshme per tu larguar tani qendronte si e gozhduar nga veprimi i Haroldit qe ajo po mundonte ta kuptonte ne syte e egersuar te tij. Nje dore e forte qe e shtrengonte dhe ajo e ndjente veten te dobet.
- Te..lutem..me ler.- bebezoi e frikesuar.
- Nuk e ke mbaruar cajin.- nxorri nje justifikim te shpejt Haroldi. Po sillej cuditshem dhe Emma nuk kishte faji qe e shikonte e shushatur.
- Ndonjehere tjeter.- mermeriti Emma e lehtesuar qe ai e la te lire.
- Nese do te kete nje here tjeter pas kesaj qe bera.- shtoi Haroldi teksa veshtronte ate pertej dritares te nxitonte derisa u humb ne erresire.
YOU ARE READING
Te lidhur nga hakmarrja
Mystery / ThrillerNje labirinti i krijuar nga te vertetat e pathena do te vendos ne loje personazhet rruget e te cileve do te kryqezohen nga rrethana te ndryshme,por me nje qellim "Hakmarrje"