Takim i anulluar

152 12 1
                                    

Kishte qene nje mengjes i harrakatur ky per Emmen e cila pas shume ditesh kishte bere nje gjume aq te rehatshem sa ai i mbremshi. E ndjente mendjen e saj serish funksionale dhe te kthjellet. Hodhi xhupin e ngrohte supeve dhe doli nga shtepia. Gjarperoi rrugicat e zbrazeta te qytetit me shpejtesi. Ishte vone dhe kjo vetem sepse Nadia e kishte lene te flinte. Beri nje permbledhje te nates se kaluar dhe iu kujtua gjithcka e ngaterruar. Pjeseza te cilat e benin te shtremberonte cepin e buzes dhe te tjera qe lindnin pyetje. Ngjiti shkallet shpejt dhe u rrethua nga ngrohtesia e atij ambjenti familjar.

- Vone te doli gjumi.- ngacmoi Nadia.
- Epo nese do me kishe zgjuar ti..- u justifikua Emma dhe perqafoi miken e saj. Nxorri telefonin dhe veshtroi per pak caste numrin e Michelines.Ishte ne medyshje per ta telefonuar. Deshironte qe te mos humbiste me kohe. I duhej te vepronte,por brenda vetes nuk ishte e sigurt. Humbja e kohes nuk ishte ne favorin e saj. Edhe pse e pavendosur vendosi qe te telefononte Michelinen e cila nuk ngurroi te pergjigjej qe ne thirrjen e pare.
- Hej! Jam une Emma.- u prezantua me gjysem zeri.
- Ckemi? - iu pergjigj thate.
- Mire. Ëëm mendon se mund te takohemi diku?
- Shiko e di qe deshiron te me besh moral per ate cfare..
- Cfare?- e nderpreu Emma.
- Ti e di qe e kam fjalen per ate puthjen qe u shkaterrua nga prania jote Emm.
- Me fal. Une u gjenda aty rastesisht dhe nuk te telefonova per moral apo dicka tjeter,thjesht doja te dija nese je mire.

- Me te vertete? - u degjua habia ne zerin e Michelines nga ana tjeter.

- Po.- genjeu Emma e cila cuditerisht filloi ta ndjente veten te pregatitur per ate cfare kishte ndermend te bente.
- Takohemi diku atehere?
- Si thua rreth ores 4 tek bari ne shetitoren e qytetit?
- Dakort. Shihemi atje.
Emma priti derisa linja te mbyllej nga ana tjeter dhe u perball me shikimin e Nadias qe kerkonte pergjigje.

- Cfare? - e pyeti Emma.
- Ëë hejj mendoj se me duhet nje shpjegim. Cfare ishte ajo qe sapo bere?
- Sapo lash nje takim.
- Po ate e kuptova,por nuk po kuptoj dot arsyen.- ngriti vetullen Nadia dhe me nje kercim hypi mbi derrasen e drunjte.
- Sepse dua te di me shume.
- Me shume per ke? Per Michelinen? Apo per djalin per te cilin ajo u qarravit dhe me pas e puthi?
- Pak per te dy.- pohoi Emma dhe qeshi djallezisht. Nuk i pritej qe dita te kalonte. Sot trazonte cdo gje qe prekte dhe kishte pregatitur nje pyetsor per gjithcka qe deshironte te dinte. Veshtimin e mbante mbi akrepat e ores qe i dukeshin si pleq te vjeter. Ishte ekrani i telefonit qe u ndez ajo cfare i zhvendosi shikimin. Ishte nje mesazh nga Michelina ku kerkonte falje pasi per shkak te nje problemi anulloi takimin e sotem. Ishte nje reagim i pritshem perplasja e telefonit mbi tavoline ai i Emmes,por fill pas asaj nje perplasje tjeter u degjua.Ishin hapat e dikujt qe e shtyn te largohej nga kolltuku i rehatshem perballe dritares dhe u gjend me shpejtesi ne mesin e librave. I hodhi veshtrimin siluetes qe gjendej prane saj,studioj linjat e trupit poshte lekures qe ai kishte veshur dhe qe tregonte formimin e beshem te kraharorit,kaloi ne konturet simetrike te nofullave dhe ajo e dinte. E dinte qe do te ndeshej me syt e hirte te nates se mbremshme. Pavetedije cepi i buzes se saj u terhoq lart duke shkaktuar nje buzeqeshje sa te embel dhe te tharte ne te njejten kohe.
- Pershendetje.- theu i pari heshtjen Haroldi teksa kerkonte qendren e veshtrimit te saj te hallakatur. Deshironte te dinte nese ajo e kishte njohur ate.
- Si mund t'iu ndihmoj? - u pergjigj Emma tanime e shperqendruar sepse aroma e tij ishte kapur nga receptoret e saj qe dergonin disa sinjale te cuditshme ne trurin e cmontuar. Po qeshte si e cmendur brenda vetes teksa per here te dyte shikimet e tyre u ndeshen.

Te lidhur nga hakmarrjaKde žijí příběhy. Začni objevovat