***
Po beheshin gati tre ore te mira qe ai sillej i perhumbur ne qytet. Mbi 30 here kishte kaluar nga bibloteka,por vetem ne heren e 31 kishte marre guxim te futej brenda. Asgje nuk kishte ndryshuar. Ishte ashtu sic e mbante ai ne memorien e tij,pervec dy pikturave te medha qe ishin zevendesuar. Kishte qene ai vend ku ai kalonte ore te tera dite pas dite duke mos bezdisur kurre. Nuk deshironte te perfshihej ne vorbullat e nostalgjise,por ishte dicka e pamundur. Ishin 6 vite mungese qe e benin akoma me te veshtire te mos permallohej. E kishte braktisur ate vend me po te njejten pavendosmeri qe ishte futur. Nuk ishte momenti i duhur per nje kthim pas ne kohe.Luajti me cdo gure qe i doli perpara duke e flakur tutje,derisa arriti perballe deres se apartamentit.
- Ku dreqin je? Pse nuk e hap ate telefon? - i bertiti Dante teksa e terhiqte gati gati zvarre. Haroldi sikur u gjall nga entusiazmi i mikut te tij dhe ne fundin e dhomes veshtroi silueten e njohur te Aryas. Ishte brunja e para disa diteve. Nuk kishte se si te mos ishte ajo. I dinte me sy mbyllur format e trupit te saj qe sot vinin te fshehura poshte nje fustani te kuq qe nuk linte aspak per te deshiruar. Floket e mbledhura lart i tregonin bukurine e kraharorit delikat dhe qafes elegante ku mbante te vendosur nje zinxhire te holle argjendi.U kthye vertik me nje buzeqeshje ne fytyre dhe eci drejt tij,i zgjati doren sikur asgje midis tyre te mos kishte ndodhur.
- Harold pranon te jesh partneri im per sonte?- shqipetoi keto fjale me masken e sigurise nga brenda,por ishte totalisht e zhveshur nga brendesia teksa syt e hirte te Haroldit e benin te ndihej ne siklet. Po Haroldi djali i cili ne njohjen e pare as nuk ia kishte hedhur syte derisa i kishte zene rrugen dhe kishte kerkuar me ngulm vemendjen e tij,po qendronte aty perballe saj dhe tani nuk i duhej te bente asgje per t'i vjedhur ndonje shikim. Ndihej e vetekenaqur dhe ishte hedhur perpjete kur Dante i kishte treguar se Haroldi kishte shprehur deshiren per ta shikuar serish,por ama nuk deshironte qe per ate te ishte vetem nje loder. Haroldit sonte do i plotesohej deshira per nje takim te dyte,por qe nuk do ngjasonte aspak me te parin. Jo. Sonte nuk do te kishte c'thurje hormonesh dhe nje shtat gjysem te thyer. Aspak. Nese ai do e lejonte sonte do te ishte nje nate ku ai ta njihte pertej trupit. Gje qe ishte e veshtire pasi e studioi shikimin e tij te etur.
- Partner ne lidhje me...? - theu heshtjen Harold duke e lene fjaline te paperfunduar.
- Epo eshte nje ditelindje ku dua te me shoqerosh.. Nese ti deshiron dhe je lire,perndryshe...
- U tha u be!- pranoi i gezuar ndersa Dante buzeqeshi dinakerisht.
- Kush eshte partnerja jote Dante? - pyeti kurioze Arya. Ne ate moment u degjua nje trokitje dere dhe Dante u hodh perpjete.
- Arya me ndihmon dot me kemishen? - u degjua zeri i Harold nga dhoma tjeter. Arya rrotulloi syte nga loja e tij,por nje buzeqeshje i shpetoi dhe u drejtua ne dhomen ku ishte realizuar takimi i pare.
- Mesa shoh e paske rregulluar shtatin.- e provokoi dhe i mbylli kopsen e fundit me veshtiresi nga kraharori i gjere dhe muskuloz.
- Eee..- vetem pohoi lehte dhe e terhoqi drejt tij. E ndanin vetem disa centimetra nga ajo. Nuk kishte aspak ndermend ta puthte,por deshironte te dinte nese ajo do e bente dicka te tille. E provokoi duke ngulur dhembet ne cepin e buzes se saj dhe e la te lire.
- Cfare mendoje se po beje Harold? - pyeti e nervozuar duke kryqezuar krahet.
- Po mendoja shume,por nuk do doje ta dije se cfare. - shtoi duke i dhene doren e fundit flokeve e me pas u largua nga dhoma duke ndjere hapat e saj nga pas. Mund te priste cdo gje sonte,por jo ate. Nuk e priste qe te ndeshej me syte e gjelber dhe dredhues te saj qe dhe ne keto momente e shikonin egersisht si te kishte bere ndonje faj. Harkoi trupin dhe u zgjat te merrte goten e veres mbi tavoline duke i ekspozuar gjoksin e beshem atij. Haroldi u gelltit dhe sikletshem beri nje buzeqeshje te shtirur. U kujtua qe ai shikim i eger e kishte nje arsye. Fakti qe ai kishte qendruar i heshtur karshi saj me siguri e kishte terbuar. Ne te vertete kishte tentuar disa here te kontaktonte me te,por ne fund ishte terhequr duke e lene per me vone.
- Pershendetje Harold.- foli me nje ze disi te lodhur dhe lajkatar e syt i mbante mbi goten e veres qe e levizte sa andej kendej.
- Pershendetje Michelina!- ia ktheu po njesoj dhe priti te ndeshej me shikimin e saj qe e shoqeroi me vetullen e ngritur lart.
- Perse kaq i habitur? - e pyeti ne fragment sekondi. Ishte dicka gjenetike me siguri dhe Dante fliste aq shpejt,por me shume gjenetike ishte fakti se nuk iu shpetonte asgje.
- Epo nuk te prisja.- u tregua i sinqerte.
- Arya ti ishte kurioze te dije partneren time. Ja tek eshte. Te prezantoj me Michelinen!- jehoi zeri i Dantes nga holli tek afrohej drejt nesh. Haroldi ktheu koken akoma i turbullt nga Arya qe qendronte e mbeshtetur ne kendin e murit. I buzeqeshi Michelines pa asnje shenje xhelozie ne fytyre. Ishte nje buzeqeshje e paster qe i jepte asaj nje siguri rrezatuese,ndryshe nga shikimi i mbushur me mllef i Michelines qe perplasi goten mbi tavoline,u ngrit rendshem dhe u drejtua nga Dante.
- Pra, gati? - pyeti Michelina teksa futi krahun e saj ne ate te Dantes.
- Gati.- iu pergjigj Arya qe ndryshe nga ajo kryqezoi gishterinjt e saj me ato te Haroldit dhe u nisen secili me mendime te ndryshme per perfundimin e asaj nate qe dukej se mbante tensione luhatese qe ne nisje te saj.
ŞİMDİ OKUDUĞUN
Te lidhur nga hakmarrja
Gizem / GerilimNje labirinti i krijuar nga te vertetat e pathena do te vendos ne loje personazhet rruget e te cileve do te kryqezohen nga rrethana te ndryshme,por me nje qellim "Hakmarrje"