∅∅∅

130 25 37
                                    

Mund të të flas për ditën më të trishtuar të jetës time, mendoj!

Di se ndoshta do kem ditë edhe më të trishtuara, po atë ditë do ta mbaj mend.

Është më shumë si një blur që ka herë herë imazhe të qarta për një fraksion sekondi dhe pastaj gjithcka bëhej mjegull.

Atë ditë, ishte dita më e nxehtë e janarit të acartë! Bënte vapë sikur vetë dreqi të kish hedhur një kovë me zjarr mbi ne!

Në fillim dëgjova një ulërimë të qari, dikujt po i thyhej zëri, e mua dëgjoja copëza të shpirtit tim që shtrembëroheshin dhe kërcisnin me njëra tjetrën si të ishin copëza xhami që prisnin të shpërthenin.

Dicka e fortë po mblidhej në stomakun tim dhe bëhej më e rëndë me cdo hap që hidhja unë. Isha në dhimbje, dhe nuk e di as vetë pse! Ndjeja të qarën e asaj vajze të më godiste në zemër, dhe rrihte e marra zemër sikur të mos i kish mbetur më ajër, rrihte bashkë me cdo ulërimë që nxirrte ajo vajza.

Pastaj e pashë, atë në duart e dikuj që s'e linte të arratisej drejt burimit të dhimbjes së saj.
E mbante fort, lidhur pas trupi dhe po mundohej ta qetësonte duke u munduar fort të mos rrëzohej bashkë me të.

Të gjithëve ju rrënqethi trupin drithërima e saj e fundit, shqyese, picërruese në mes të nxehtit vrastar.

E njihja atë vajzë, kisha kaluar një pjesë të mirë të jetës me të.
E bënte më të dhimbshme ta shikoje ashtu!

Pastaj e dëgjova, atë tingullin e tmerrshëm që mbanin fjalët e njërit që mdodhej pas meje, po lajmëromte për varrimin, dhe dukej në zërin e tij se ishte gati të qante.

Merr frymë, nxirre jashtë.

Rrahja e cmendur e zemrës time kishte pushuar, domethënë ish kthyer në normalitet.

Merr frymë, nxirre jashtë.

Ndjeja se kisha ajër plot, për tu mbushur me frymë lirisht, pa asnjë pengesë, sikur asgjë në botë s'më ndalte.

Merr frymë, nxirre jashtë.

Dhe pastaj e ndjeva! Një krismë të fortë që nxorri jetën jashtë meje. Ajrin që la mushkëritë, duke i bërë ato të digjnin si benzinë ne flakë.

Merr frymë, nxirre jashtë.

Nuk ishte më e mundur të merrja frymë. S'kish më ajër rreth meje, ishte vetëm një e zezë e madhe që lutesha të më përpinte, por që s'erdhi kurrë.

Merr frymë, nxirre jashtë.

S'e ndjeja më të nevojshme të merrja frymë. Doja që dheu të hapej e të fundosesha unë brenda tij.

Merr frymë, nxirre jashtë.

Një lot i vetëm, rebel doli nga sytë e mi, dhe u përplas direkt ne tokë, duke bërë në zhurmë të vockël në pellgun gjysmë të tharë me ujë, që ndodhej para syve të mi.

Merr frymë, nxirre jashtë.

Bota ishte në slow motion, kisha mbetur burgosur brenda trupit tim. Kisha humbur rrugën në atë labirinth të mallkuar.

Merr frymë, nxirre jashtë.

S'kish më arsye ta bëja dicka të tillë. Ma kishin bërë me hile!

Merr frymë, nxirre jashtë, mos merr më!

Doja shumë ta ndaloja sistemin tim të frymëmarrjes, ndihesha vetëm në këtë botë të madhe.

Gjthcka po rrotullisej, dhe ndjeja shpirtin që kërkonte të linte trupin tim! Kërkonte liri! Shtynte, tërhiqte, gërvishtej pas mureve mbajtës të trupit tim duke kërkuar të dilte, ce do se kish mbetur aty brenda, në një kafaz, të cilin mund ta luante dhe të bënte c'të donte me të, por në pamundësi për t'ja mbathur që aty!

Lotët rrëmyes që kurrë nuk arritën të linin sytë e mi digjnin fort përbrenda!

Dhe e gjithë postura ime u shkatërrua përdhe, kur pashë trupin tënd të pajetë teksa të nxirrnin nga shkolla me një barrelë.

Merr frymë, për të mos marrë më.

Dhe ja mbatha vrapit, jo për tu arratisur, po vrapoja drejt asaj gjësë së zezë. Për tu zhytur brenda, për të gjetur pak ngushëllim në të zezën vrastare, për të lënë lumin nga sytë e mi të vërshojë, për tu ndjerë pak e vdekur mes të gjallëve, për të mos u ndjerë, teksa marr frymë, për të mos i kujtuar vetes se nuk e meriton, për të hequr dorë nga gjithë pyetjet.

Ndonjëherë është shumë e lehtë thjesht të vdesësh, pjesa e vështirë është të vazhdosh të jetosh, në pamundësi për të vdekur!

Renard Koka
14 Shtator 1998 - 15 Janar 2016
Përgjithmonë i dashur nga familja dhe shokët.

Dallge ZjarriWhere stories live. Discover now