0°00

121 20 16
                                    

Ndjej vazhdimisht që jam një rrëmujë ndjenjash sa herë mendoj për ty. Duken sikur nuk kanë fund, dhe duan të dalin në sipërfaqe.

Dikur më ke thënë kur të vjen të qash kujto herën e fundit që ke qeshur me atë gjë që sot të bën të qash.

Në vit të tretë me evitoje a thua se kisha sëmundje ngjitëse. Bëje barkun tim gërryej përbrenda, e dija që atëherë që do ikje, dukej sikur shpirti yt ja ulëriste timit këtë sa herë të shikoja, por ti s'më shikoje asnjëherë dhe fillova të mendoj se ishte një budallallëk i madh kjo që po ndjeja. Pse duhet njerëzit të kenë kaq shumë ndjenja?!

Në mes të dhjetorit na erdhi lajmi se do të shkonim të gjith në një tip shfaqje a dicka e tillë. Unë si zakonisht isha personi i fundit që futesha në atë sallë, dhe ndërsa kaloja shkallëve një djalë nxorri këmbën dhe unë gati sa nuk rashë me fytyrë. E kapa veten para se të bija dhe ju ktheva atij tipit tërë nerva. Ishte një nga këta të ngathëtit me syze dhe e kuptova se në fakt nuk e kishte si qëllim të rrëzonte askënd. Por në ato momente isha kaq me nerva saqë s'doja t'ja dija.

I thashe dicka te linjës, po ti more budalla i dreqit, do që të ti pres këmbët edhe të godas me to trurin tënd të tepërzgjeruar nga zgurdullimi i madh i syve pas të pasmeve te femrave! Zoti duhet të rishikojë se kujt i jep këmbë seriozisht.
Atij të shkretit sa nuk i mbeti kokoshka në fyt dhe pastaj e dëgjova, të qeshurën tënde si idiot, nuk e mbaje dot veten.

Ktheva kokën nga burimi fort i njohur i të qeshurave dhe ja tek ishe, palosur në dysh nga të qeshurat dhe e di se po qeshje me mua se po më shikoje drejt e në sy. Ishe paksa budalla se nuk kishte ndonjë gjë të madhe që të qeshje po kush të merrte vesh ty. Do të thoja se tu kujtua dicka por unë s'jam treguar agresive ndonjëherë në sytë e tu.

Për një fraksion sekondi dhoma nuk egzistonte, ishin zhdukur të gjithë. Për një fraksion sekondi ti nuk më injoroje më, dhe e gjithë vëmendja jote ishte në mua. Për një fraksion sekondi nuk ishim unë dhe ti. Për një fraksion sekondi ishim ne.

Derisa unë të ktheva shpinën dhe vazhdova rrugën time për në vendin e caktuar.

Kuptova se ti më vëzhgoje përherë, fshehurazi, por më vëzhgoje. Kuptova se po më qëndroje larg për të më mbrojtur, por nuk e kuptoj nga se?

Dallge ZjarriWhere stories live. Discover now