oo/o

91 20 11
                                    

Vëllai yt është me nerva me mua. Se kam vazhduar për mjekësi. Më kujton ty ndonjëherë, por është shumë më i zgjuar se ty, dhe ka argumenta të fortë e bindës. Ndryshe nga surrati jot. Ah, më kujton ty ndonjëherë. Nuk ngjani fare si karakter, as në pamje jo, por e ka disi hijen tënde. I keni ca gjeste të njëjta, dhe shoh një copëz tënden në të, por jeni kaq të ndryshëm.

Sinqerisht nuk ndihem mirë me jetën, mendoja se mos faji ishte i vendit por jo. Kam kuptuar që faji është i imi. Jam në luftë me veten dhe akoma se kam kuptuar se për cfarë luftojmë.

Ndihem një lëmsh i vazhdueshëm pa fill!
Po pse vallë e vendosim veten në gjendje të tilla? Pse vazhdojmë të bëhemi gjykuesit më të këqinj të vetvetes? Pse asnjëri nga ne nuk arrin të bjeri në dashuri me vetveten? Pse duam të tjerët kaq shumë?
Pse shkelim veten me këmbë në cdo hap që marrin?

E di që më ka marrë malli, dreqi e mori?! Gjithcka ishte shumë më e thjeshtë kur gjithcka që kisha për tu shqtësuar ishte një testim edhe domethënia e fjalëve të tua. E di se po gënjej veten po më dukej sikur kur ti ishe aty, gjithcka ishte më e thjeshtë, kishte më shumë kuptim. E ndjeja këtë, edhe kur nuk ishe aty, edhe kur nuk flisje me mua.

Shkolla ta shpif. Është kot, pa lidhje, nivel tjetër absurditeti, madj emë absurde se letrat e mia. Më vjen të qesh kur e them këtë. Ahh se honeps dot kiminë, por kam një ndjenjë se e gjitha kjo do të ketë një fund, shumë shpejt.

Kam vendosur të filloj të bëj gjërat që më pëlqejnë më shumë, ndoshta për të hequr paksa mendjen nga ty.
Je pall edhe të kam inat, po të dua fort, edhe më ka marrë malli për kërcimin tonë karakteristik të valles ruse. Ah, më ka marrë malli për dozën e budallallëkut që shtoje në jetën time, por s'të gjej dot më!

PËR TË GJITHË ATA QË NUK U PËLQEN ABSURDIZMI MOS TA LEXOJNË KËTË LIBËR! KAM MARRË ANKESA PËR KËTË LIBËR QË MË THONË SE ËSHTË SHUMË ABSTRAKT DHE SE NUK KUPTOJNË GJË, EPO NJERËZ TË DASHUR MOS LEXONI. NUK E KUPTOJ SINQERISHT KUR NUK JU PELQEN NJE LIBER PSE VAZHDONI TA LEXONI ËSHTË KAQ E THJESHTË TË NDËRRONI LIBËR. UNË I PRANOJ KRITIKAT PËR MËNYRËN E TË SHKRUARIT, GABIMET GRAMATIKORE, POR E DI SHUMË MIRË SE C'KAM DASHUR TË THEM DHE SE KU DO TË SHKOJË HISTORIA IME. SHUMË FALEMINDERIT PËR MIRËKUPTIMIN!

Dallge ZjarriDonde viven las historias. Descúbrelo ahora