P.2

1.4K 115 15
                                    

Ate mengjes u zgjua heret per te vrapuar. Nje trup i stervitur do e ndihmoje ne cdo aktivitet te sajin. Nuk i pelqen ta rrezikoj veten dhe te smuret vetem nga pakujdesia per organizmin e saj. Cdo ore eshte e shenjte per te. Cdo sekond duhet te jete e vecante, per tu mbajtur mend. 

Thau floket e saj te ngaterruar kacurrel e te zinje, qe i perkedhelnin qafen.Ishte dita e pare e saj e shkolles, veshi xhaketen e saj te preferuar te lekures, me ato rripat qe i zgjateshin ne te dyja krahet. Xhinset boyfriend i shqeu dhe me shume me duar te pjesa e gjunjve, e hodhi canten e saj te zeze Calvin Klein ne krahe. Ne duar mbante celsat e makines se saj. Nuk kishte frike per fjalet e te tjereve. Nuk kishte frike te ishte vetvetja.

Duke parkuar makinen e saj te zhurmshme ne mes te oborrit te shkolles , pa e care koken se cdo ti thot drejtori. Me gjithe syte e ngulur ne silueten e saj , shkujdesem hidhte hapat drejt zyres se drejtorit. Floket e saj marramendes me arome vaniljeje , bene qe disa djeme te perplaseshin me njeri-tjetrin te hutuar. I pa dhe qeshi paturpsishte. 

-Hey yllo!- e pershendeti ai me popullori i shkolles, qe si gjithmone do te jete nje homoseksual me pamje te kuruar dhe kujton se eshte me i bukuri. Por se di se eshte vecse nje cupuline-mendoi Greta. 

Nuk i ktheu pergjigje, thjesht sa i hodhi syte me neveri. I urren njerezit fallco dhe e di qe vete s'ka per tu bere kurre nje e tille.

Ai tik taku i forte i deres e zgjoi drejtorin nga ajo dremitja e mengjesit. 

-Urdheroni!-ngriti zerin drejtori, qe zeri i tij te degjohej matan deres.

Greta u fut brenda dhe pa marre leje e pa pershendetur u ul ne kolltukun e rehatshem. Nuk i beri pershtypje shikimi gjykues i drejtorit.

-Si mund t'iu ndihmoj?

-Me tregoni ku eshte klasa ime Z.drejtor. Jam nxensia e re. Nuk e mbani mend qe sot filloj shkollen?

-Oh, po. Me falni. Urdhero keto jane klasat e tua, sipas lendeve perkatese qe ke zgjedhur. Nese nuk i gjen dot merrni kete numrin ne telefon dhe do t'iu vi ne ndihme. Tani mund te shkoni.-iu drejtua drejtori me doren nga dera. 

Kur doli jashte nuk harroi ta perplaste deren forte dhe ta trondiste zoterine e pergjumur.  Ai e dinte qe do vuante me ate vajze. Po nuk kishte c'te bente, nuk i thoshte dot jo asaj shume qe ajo i kishte ofruar. 

Teksa lexonte numrat neper dyer i doli para nje nga ato vajzat hutaqe qe vdesin per librat.  Librat qe mbante ne dore ia perplasi ne toke dhe filloi te qeshte si e krrisur ne ate korridor te qete. E qeshura e saj jehonte ne cdo cepe. E shkreta vajze u ul te mblidhte librat e saj dhe s'beri asnje faje. Te pakten ishte e zgjuar, e dinte se s'ia vlente te merrej me tipa si Greta. Nuk do fitonte kurre. 

Ne klasen e letersise kishte rene me ato manikinat e flliqura dhe ata djemte me floket e lepira me xhel si ato bebet e kopshtit qe ua rregullon mami floket me uje. Ajo klase ishte vertete e gjitha drame. 

-Oh zemer te rrobat e dores se dyte i ke blere ato xhinse. Nese je kaq keq , mund te ti blej une nje pale.-iu drejtua nje nga ato Barbit e banges se pare.

-Oh vogelushe nuk eshte nevoja. Por kam frike se une duhet te te blej ty nje makine. Keshtu s'ke pse behesh kurve e lidhesh me cdo djale qe ka nje te tille, vetem qe te te sjell ne shkolle. Po deshe merr celsat e makines sime.- iu drejtua Greta me ironi. I nxorri gishtin e mesit atij surrati te deshtuar me botoks. Greta u drejtua ne bange te fundit duke e lene ate te vazhdonte me rolin e saj te histerikes. 

E Embla Aventure (shqip)Dove le storie prendono vita. Scoprilo ora