Kapitulli 2

127 21 21
                                    

"As njemije bori treni, nuk do te arrinin te te zgjonin ty nga gjumi."

6:30 AM, E Premte
Xheni

Nje zile e tmerrshme vazhdonte te vinte nga nje burim i paditur dhe nuk pushonte sado qe ajo mblidhte jastekun rreth vesheve.

Mallkoi nen ze, kur kuptoi se kushdo qe po i binte celularit nuk e kishte ne mend ta mbyllte.
E hapi pa pare emrin, dhe e vuri ne vesh.

"Do te me kepusesh koken, e di, ama me duhet patjeter qe t'i thuash vellait tim se jam andej nga ty po te pyeti.Domethene kam fjetur andej."

"Arla?" tha ajo me pasiguri. Duke ferkuar fort njerin sy.

"Po, une jam. Ta kam borxh." tha ajo dhe ashtu sic kishte marre, e mbylli telefonaten.

Xheni vari turinjte, dhe u kthye perseri ne ngushellimin e shtratit te saj, duke mallkuar Arlen, pasi ajo thjesht mund t'i kishte derguar nje mesazh.
Duke u mundur te rehatohej e te gjente pozicionin ne te cilin gjendej me pare, degjoi nje rropatje shkalleve, gje qe e beri te mbyllte syte me fort.
Mori fryme thelle, duke shpresuar te flinte edhe pak, por kjo ishte te shpresonte shume.

Dera e saj e dhomes u hap shume ngadale, dhe me pas ndjeu shtratin anash saj te zhytej. Frymemarrje te crregullta pushtuan veshet e saj, ai ishte akoma zgjuar. Shtrengoi syte me fort, duke shpresuar per pak paqe.
Frymemarrjet e tij filluan te qetesoheshin, pak nga pak derisa u bene pothuajse te rregullta, e te padegjuara nga ajo.
Mori fryme thelle e u be gati te ngrihej, por degjoi trupin anash saj te levizte ne krvat duke e bere te ngrinte ne vend.
Leshoi frymen qe nuk e dinte se po e mbante kur ai nuk u zgjua.
Priti, edhe ca minuta, edhe pak, derisa me ne fund, kur nuk degjoi me asgje nga ai per nje kohe te gjate u mat te ngrihej nga shtrati, duke ferkuar padashje doren me te tijen, gje qe e beri ate ta shtrengonte ne gji, pa vetedije.
I kaloi nje rrenqethje neper trup, dhe e la veten te relaksohej kundrejt gjoksit te tij te mirendertuar, ashtu siq kishte kohe pa bere, ashtu sikur dikur. E u mblodh ne nxehtesine e trupit te tij, duke hedhur kemben rreth te tijave, e duke lene veten te zhytej ne nje gjume te paqte.
Gjerat do te shkonin mire, shpresonte.

7.30 AM
Elena

Ishte vone. Me kete mendim ne koke shpejtoi te zbriste shkallet, duke shpetuar per nje cike pa thyer qafen.
U dha nje stilim te shpejte e te shkujdesur te flokeve, u ul ne tavolinen e ngrenies, anash Ailenes, duke ju thene te gjitheve nje 'miremengjes' dhe ju sul petullave me shurup molle qe e ema i kish pergatitur.

"Avash se do mbytesh." i tha e ema.

"Elena, une me te vertete nuk e di se nga ke dale ti. Une dhe mamaja jote nuk e kemi patur kurre problem qe te humbnim nje ose dy ore mesimi, mjafton qe te mbusheshim me gjume, ose te mbaronim punet qe kishim ne dore." tha babai i saj duke shkundur koken me nje buzeqeshje te lehte, e me kujtimet qe luheshin ne koken e tij.

"Mos e meso per keq." e ema i vari turinjte, duke hedhur nje petull ne pjaten e Ailenes, e cila po hante me luge nga kavanozi i nutellas.

"Hajde tani, duhet te mesoje te jetoje pak. A thua se do te biesh nga mesimet per ca ore mesimi qe nuk shkon."

"Epo ndryshe nga ju te dy gjumashet, une i kam ngjare xhaxhi Benit, s'kam nevoje per gjume. Mos mendo per asnje moment se i dua oret e mesimit, dua vetem shoqerine time. Shkoj te rri me ata, jo me shkollen."
Buzeqeshi Elena, duke i folur babit me te vogel duke shpresuar se e ema te mos e degjonte.

"Vazhdo ti, po bej sikur nuk kam degjuar." tha ajo kur Elena ktheu koken.

Elena e perqafoi, me pas mori celesat duke i dhene nje te puthur babit e motres rruges.

8:10 AM
Serena

Mbylli dollapin pak me me shume force sec duhej dhe mbeshteti koken ne te. Ambra filloi t'i ferkonte paksa shpatullat teksa i fliste Elenes per dicka, dhe ajo luante koken ne menyre pohuese duke shkruar me ato gishtat e saj te holle ne iPhonin e saj.
Kishte nevoje per nje kafe te hidhur qe te arrinte ti mbante ato qepallat hapur, dhe ndonje gje per ti pushuar ate dhimbjen e kokes, e per ti qetesuar syte e enjtur.

Si ta kish derguar zoti, Aideni shkoi drejt tyre, me nje buzeqeshje vesh me vesh teksa tregonte dhembet e tij si perla te bardha, dhe nje tas me kafe, te zeze sterr ne dore.

"Oh satan, faleminderit!" tha ajo duke rrembyer kafen nga duart e tij.

Aideni mblodhi vetullat menjehere, por pasi pa surratin me te cilin gjendej Serena, e la kafene ne duart e saj.

"Faleminderit ee." i tha Aideni per ta ngacmuar, ajo thjesht rrotulloi syte dhe i drejtoi gishtin e mesit.

"Ishe i derguari per te permbushur nje nga kerkesat e mia. Cfare mund te beja, te refuzoja tundimin qe shfaqej para meje?"

"Oh zot, edhe une qe vrisja mendjen se cfare te kish ndodhur."

"Cdo te thuash me kete lartmadhesia e pordheve?"

"Un po prisja ndonje rrefim te ndonje feste te fuqishme, ti tjetra rrin dhe lexon tere naten."

Ajo e pa shtrember. "Nje mije pse-te e botes te ve perpara! Femije i ceket dhe i paditur, a e di ti per lotet qe jane derdhur ne ato faqe qe ti quan te rendomta?"

"Prandaj i ke syte keshtu si drogaxhie ti? U prefsh ne paqe." Aideni qeshi pak, dukej qe te lexuarit tere nates kishin lene efekte ne te.

"Si mund te ma urosh kete?" ajo i mblodhi vetullat kesaj rradhe. "Urim me pak te bute nuk gjeje? U prefsh ne paqe thote tjetri, a e di ti sa vrasese dhe konsumuese eshte paqja, epo po eshte sepse ne te kundert bota nuk do ishte ne lufte vazhdimisht."

"Uroj qe te prehesh ne paqe." i tha ai duke e ulur pak koken ne nivelin e saj.

"Epo mire, mire, ja e lashe. Nuk kam pire asnje Advil akoma, mos ma vij re."
Marrezia e kapte ndonjehere, por per asnje moment, asnjeri nga ata nuk ndalonte se dashuruari marrezine e saj.

Aideni shkundi koken duke u mbeshtetur pas dollapeve dhe duke i marre celularin nga dora Elenes.
"Oii..." kundershtoi ajo duke zgjatur duart qe t'ia merrte por ishte teper e shkurter.
Ambra qeshi djallezisht, dhe Aideni ja hodhi asaj telefonin.
Elena shtrengoi nofullat. "Duhej ta kisha ditur qe e sinjalizove ti."

"Ndoshta edhe do ta kishe kuptuar sinjalin po te mos kishe qene kaq e humbur ne celular."

"Ku e keni 'bythken e bukur spanjolle'?" pyeti Aideni duke i levizur vetullat Ambres e cila thjesht qeshi,nderkohe qe Elena plasi nje dore ballit.

"Bythke e bukur spanjolle? Ore qyp, per shoqen time thua ashtu?" ju kercenua Serena kesaj rradhe duke i hedhur tasin e kafese tashme te mbaruar ne surrat. Epo, i ishte drejtuar surratit por perfundoi ne dreq, pasi reflekset e tij prej basketbollisti ishin shume te shpejta.

"Na me na, u bere xheloze ti." ngacmoi Ambra nga ana tjeter duke e bere ate te rrudhte vetullat. Mos i kish shpetuar gje?
Elena i vendosi nje dore ne shpatull si per ti sinjalizuar qe ishte nje shaka e brendshme dhe ajo rrotulloi syte. Epo, duhej ta priste dicka te tille nga Ambra.

"Epo para se zotrote te me vidhte celularin, asaj po i shkruaja, por e kote nuk pergjigjet."

"Do jete ne gjume. Lereni rehat." tha Serena duke hedhur njerin rrip te cantes rreth shpatulles duke u larguar drejt klases se letersise. "Ika bushtra." tha qetesisht teksa u largua me te ecuren e saj karakteristike.
Ecja karakteristike e saj nuk mund te shpjegohej me fjale, duhej vetem ta shikoje teksa ecte dhe do e dalloje vecantine. Nuk ishte ndonje ecje kllouni apo e gjerave te ketij lloji, jo. Ishte thjesht e ecura e saj, do te duhej ta shihje.

ProditorWhere stories live. Discover now