Kapitulli 4

80 19 23
                                    

9:20 AM
Kevin

Qendronte ulur ne nje stol te rrenuar prej betoni, dhe vezhgonte ne heshtje aktin e tij te vandalizmit me te fundit.
Te pakten keshtu do ta quanin te tjeret. Nje akt vandalizmi, bojen e sprajteve perhapur e miksuar aq bukur te ato tulla te shemtuara qe mbulonin ate pallat, keshtu do ta quanin. E do te lyenin siper saj, ndoshta me boje te bardhe, ndoshta me te zeze, por ajo do te ishte perseri aty, sado shtresa boje ti vinin siper.

I mungonte dicka. Arti i tij sot nuk ishte i plotesuar dhe kjo ishte pikerisht arsyeja pse ai kish lene nje ore mesimi per te ardhur ketu, jo se i bente shume pershtypje ky fakt gjithsesi.
Vazhdoi ta shikonte faqen e murit, nder shkarravinave te shumta qe ishin ne te, mund te pikasje lehtesisht nje biciklete qe mbulonte pothuajse tere murin.
Ishte nje biciklete klasike, me goma te medha e te holla, me telat e zbukuruar me drita, e me nje kosh perpara timonit.
Kishte luajtur me ngjyrat, duke percjelle ate frymen verore qe ndjente, por perseri i mungonte dicka. Nje detaj i vockel qe e mbante aty prej ditesh, nje shine e harruar ne hekurudhe.

E nen shoqerine e nje cigareje, vazhdonte te kerkonte per shinen qe mungonte, por nuk e gjente dot, duke e bere te ndihej i paplotesuar. A nuk ishte kjo kaq ironike per ate? Per djalin qe pati gjithcka ne jete.

Dikush tjeter u ul prane tij me kujdes, a thua se stoli do e leshonte nga casti ne cast.
Nuk e ktheu koken, por vazhdoi te shikonte para, ne murin e madh te ngjyrosur.
Me te degjuar eren e parfumit, personi prane tij kish me ne fund nje emer.
Ambra.

"Po te kerkoja."

"Me gjete."

"Ishim bere merak."
Me te degjuar kete ai nxorri nje tingull te mbytur nga fyti, te shoqeruar me nje rrotullim sysh.

"Tallesh ti, pse 5 vjec jam une?"

Ambra levizi shikim e fiksuar mbi Kevin per t'a leshuar ne murin perballe qe e mbante ate kaq te fokusuar.
Si perhere, piktura e tij dukej sikur i jepte jete atij muri.
Ishte nje biciklete shume e bukur e stilit te vjeter qe zinte faqen e murit, me goma te holla e nje kosh perpara. Sa bukur do te dukeshin ca lule aty, mendoi ajo, por preferoi t'i mbante keto mendime per vete, se sa te acaronte Kevin. Ai ofendohej lehte kur vinte puna tek Ambra.

"Mund te ikesh tani qe u sigurove se jam mire." ja ktheu ai ngurtesisht, duke u munduar ta largonte ate sa me shpejt. Ambra ishte nje nga ato personat e paket, dhe me te paket donte te thoshte te vetem, qe arrinte t'a acaronte sa here qe fliste me te.
Nuk e duronte dot ate karakterin e saj prej vajze te llastuar.

Ambra shtremberoi buzet e saj te plota, por preferoi te bente sikur nuk e kishte degjuar, gje kjo qe me shume mundesi do ta acaronte Kevin.

"Ti e ke bere?"

Ai levizi koken ne shenje pohuese.

"I mungon dicka."

"Prandaj po rri ketu duke e vezhguar si i humbur."

Ai ngriti vetullat si per ta perqeshur. "Mos moj, e kuptove ti kete. Ca ilacesh ke marre sot se te paskan vene ne pune ate neuronin qe te ka mbetur ne tru."

"Flet per neurone tjetri qe ka dite qe vjen ne te njejtin vend edhe rrin per ore te tera duke pare nje mur. Ti ke ca vida mangut." ja ktheu Ambra ne piken e humbjes se durimit, por e msakoi zerin mire me nje ton mosinteresimi.

"Epo me mire shikoj nje mur se sa flas me njerez si puna jote." Kevini kish ngrysur vetullat, dhe gjithcka donte te bente ishte ta kapte kete person per krahu e ta qonte atje nga kish ardhur.

"Ou, e si qenkan njerezit si puna ime?" tha Ambra me se e qete me nje buzeqeshje fallso ne buzet e saj. Duhej te ishte e paligjshme te kishe buze te tilla!

Ai shkundi koken, duke larguar mendime te tjera, dhe u mundua te qetesohej.
'Kush fillon e bertet, humbet.' kish thene nje here Ambra ne diskutim e siper. Ndoshta nder budalleqet me te medha qe kish thene ndonje here, por i kishte mbetur ne menorie.
"Me kukulla plastike, qe duken me shume si Barbi se sa vete Barbi. A me duhet te shtoj qe jan pa pike truri, dhe vazhdojne e vjellin vrer kudo qe shkojne duke bere njerezit me dhimbje koke."

Ambra picerroi syte e flaket qe i ndeshi me te tijet. "Epo, mund te them qe jam e zhgenjyer. Ne fund te fundit ti e mban veten si artist, dhe si dikush qe mundohet te gjeje artin tek njerezit, e jo ti paragjykosh ata.
Por mund te vazhdosh te besosh ne ate qe thua, gje te cilen e dyshoj por gjithsesi.
Kundrim te kendshem deshtak."
Ambra ndihej e ofenduar, kete nuk e kish prituar as nga Kevini.
Ndjeu syte e tij mbi te per nje fraksion sekondi teksa po largohej, por nuk u kthye. Ambra nuk e kthente koken pas.

Per nje moment u ndje keq per ato qe i kish thene, pasi fjalet e saj kishin gjetur shtepi, por gjithsesi, u mundua ti hiqte nga koka keto mendime e te fokusohej me shume ne ate cfare po bente para se te vinte ajo.
Fatkeqesisht ishte e pamundur, gjithcka qe Ambra prekte, e shkaterronte. Ishte efekti Ambra sic e quante ai.
Me pertese u qua nga stoli i betonit, duke u ndjere pak i mpire, dhe vendosi te bente nje xhiro. Ishte e kote qe te qendronte aty, nuk gjente me qetesi aty. Ishte e pamundur per te te fokusohej ne nje vend ku mijra mendime perziheshin me njera tjetren e shkuleshin perflokesh. Ne ate vend ndihej i trazuar.
Aty kish qene Ambra! S'kishte si te ndoshte ndryshe.

Biqies wassup! So e di qe kam furtune zjarri akoma ne vazhdim edhe almost 5 muaj pa update...por what can i do.
Nuk e di nga me erdhi frymezimi per Proditorin, por ja tek eshte dhe mund te them qe mezor po pres qe ta perfundoj.
Faleminderit te gjitheve qe u ndaluat t'i hedhnit nje sy, ju thafshin duart juve qe nuk votoni.
Me thoni mendimet tuaja and share if u can.
Fenksss.

ProditorWhere stories live. Discover now