"Imagjino si ndihet e verteta, gjate gjithe jetes e kane quajtur te shemtuar."
8:20 AM
ArlaEci me vrap ne korridorin e madh te asaj shkolle, tashme te boshatisur, epo te pakten mundohej me sa ja lejonin ato takat e larta qe kishte qe te vraponte. Ndali perpara deres se klases qe te merrte pak fryme e te rregullonte fundin e gjere qe kishte veshur, terhoqi pak getat, dhe rregulloi jaken e xhaketes xhinse. Kaloi doren neper floke, ves te cilin e kish marre nga Xheni, dhe trokiti lehtshem ne deren e klases.
"Po?" u degjua nje ze nga brenda.
Ajo hapi deren me kujdes, dhe i kerkoi zyshes te ulej. Ajo e pa shtrember dhe i tha ta takonte pas mesimi, por e la qe te ulej.
Shkoi me kujdes ne vendin e saj te zakonshem, duke kthyer ca koka teksa ecte. U ul ne banke dhe filloi te nxirrte mjetet e nevojshme per mesim. As nuk ja kishte idene se ne cfare faqje ishin. Nje 'dreq' i shpetoi buzeve te shtremberuara, ne nje ze kaq te ulet sa vetem Aideni dhe Krisi e degjuan. Aideni qeshi nga banka pas saj, nderkohe qe Krisi i hodhi nje shikim ne bisht te syrit ashtu sic ishte gjysme i shtrire ne banken para saj.
Ajo shfryu, dhe u kthye te pyeste Aidenin per faqen ne te cilen ndodheshin por ai as qe ja kishte idene per veti."Kris" therriti me te vogel duke shpresuar qe zysha nuk e kishte degjuar.
Asgje."Kris" therriti perseri, kesaj rradhe duke levizur me kembe karrigen e tij.
Asgje.Injoranti po bente sikur nuk po e degjonte. "Kris" therriti me fort kesaj here duke pickuar krahun e tij qe mbeshtetej ne tavolinen e saj.
Ai kerceu nga vendi, por fatmiresisht nuk nxorri asnje tingull. U kthye ta shikonte ate me vetulla te ngrysyra dhe nje shprehje merzie ne fytyre. "Ca do?"
"Faqen e mesimit."
Ai e pa i konfuzuar per nje fragment sekondi, pastaj rrotulloi syte dhe u kthye perpara pa i dhene asnje pergjigje.
"Ore kaqol, me ty po flas." thirri ajo kesaj rradhe e nevrikosir. Si guxonte ai cope muti ta injoronte?!
"Thash se ca halli kishe." i tha ai si neper dhembe. "Ta imagjinosh edhe me pickoi per nje dreq numer faqeje mesimi." kesaj rradhe ju duk sikur foli me shume me veten se sa me ate, por perseri i vrenjti vetullat.
U be gati te fliste per zeri i tij e nderpreu serish. "Sikur ska ke te pyese tjeter, edhe me drejtohet mua."
Donte t'i berstiste me te madhe qe ne fakt kish pyetur Aidenin, por tani qe e mendonte thjesht mund te pyeste vajzen ne krah te saj.
Nuk deshi te pranonte humbjen, por gjithsesi e beri, dhe ju kthye kokekuqes qe kish anash qe ta pyeste. Pa humbur kohe, u ul te lexonte ate dreq gjeje qe kishin per te mesuar, akoma duke turfulluar per fjalet e Krisit.Epo ne fund te fundit Krisi ishte nje cope muti e zgjuar.
8:45 AM
ÇarliU leshua ne stol prane Kevinit dhe Krisit qe po tymosnin cigare. Aty ishte vendi perfekt per te tymosur. Stoli ishte rreze nje peme gjigandet dhe e bllokonte pamjen, zor se ndonje mesues do te kalonte andej, por edhe sikur ta benin asnjerit prej tyre s'i behej vone.
Çarli nxori nje pako purosh kesaj rradhe nga xhaketa duke i dhene nga nje secilit.
E ndezi, duke pare flaket teksa lepinin puron, me pas per tu zhdukur. Thithi fort ne te, sikur te donte te mbaronte te gjithin ne nje, dhe nxori tymin nga goja dhe hunda.
Ishte ne paqe. Sa e urrente ate fjalen! Shume e urrente.
Por nuk mund ta mohonte, ishte ne paqe, ndodhej ne gjendje paqeje, cfardo dreqin kuptoni ju me te te pakten. Sepse paqja mund te thote shume gjera, nder te tjera paqja eshte zbrazeti. Nuk mund te mohonte qe fjalimet e Serenes, sado qe i kish kundershtuar e ironizuar, nuk i besonte. I ndjente fjalet e saj, a thua sikur ajo te ish futur brenda dhomezave te tij e t'i kish gjetur.Nese mendoni se e donte Serenen, apo se i pelqente ajo e keni shume gabim. Çarli nuk mund te doje.
Por Çarli mund te vezhgoje, dhe kete gje e bente me se miri, edhe me ca doza me shume, edhe me ca gota me teper, edhe me ca shishe me pak.
Dhe vemendjen ja terhiqte shpesh, ajo vajza qe ulej perpara tij oren e letersise. I pelqente te degjonte filozofite e medha mbi gjithcka. Ajo vajze ekzistonte ne filozofi, ndonjehere ishte e tepert.
E metaforizmat e saj te shumta te ngjitura gjithandej me kunja i mbulonte shume bukur emri i saj.
'E qete', kete do te thote emri i saj per te gjithe ju italianet e dhjere.
'E paqte'. Ndoshta prandaj e urrente paqen kaq shume ajo, pasi ishte emruar pas saj.
Jeta dhe paradokset.Kevini prane tij leshonte tymin ne forma nga me te ndryshmet. Krisi nga an tjeter zgjaste duart te luante me ato forma gjersa zhdukeshin.
Çarli levizve kemben sa lart poshte, si nje lunatik, por s'i interesonte per asgje ne bote gjersa te kishte keta palloshet qe te tymosnin me te.Kevini adhuronte te bente art nga gjithcka, por asnje nuk e dinte, dhe ai kurre nuk e kuptoi. Thjesht vazhdoi ta bente, kur ti jepej rasti, sepse ishte gjeja qe i vinte me natyrshem te bente.
Kete te pakten mendonte Çarli.Nese doni te dini se c'mendonte per Krisin, ai thjesht nuk e bente.
Nuk ishte aq budalla sa ta fuste veten ne mendime nga te cilat vetme do konplikohej. Ne fakt Çarli ishte mjaft i zgjuar, sa do qe shume pak e vinin re, ne nje te ardhme te afert Çarli do te ishte nje nga ata te mencurit pa diplome qe shisnin barcaleta ne klube duke bere njerez te deshperuar nga jeta te qeshnin.
Kete mendonte Çarli per veten, por edhe kete per shkak te nje filmi qe kish pare.Çarli nuk ishte djale i mire. Larg nga kjo ne fakt. Çarli ishte thjeshte nje nga ata djemte e zgjuar pa diplome, me nje sens humori te huazuar nga nje film.
YOU ARE READING
Proditor
Mystery / ThrillerNje moment frike, ndoshta i gjate, ndoshta jo i mjaftueshem, por frike gjithsesi. Nje tradhetar, ndoshta i zgjuar, ndoshta jo mjaftueshem, por i rrezikshem gjithsesi. Nje vrasje, ndoshta me shume, ndoshta jo mjaftueshem, por vrasje gjithsesi. ©DP...