10:45 AM
KevinZilja e forte qe shenonte fundin e asaj ore mesimi, e permendi nga gjendja e tij e pergjumur, dhe me pertese rreshqiti kembet ne dysheme duke e detyruar veten te dilte nga ajo klase.
Fytyra e pare qe pa ne korridor ishte ajo e Aidenit prandaj dhe shkoi drejt tij.
C'ka supozohej te ishte mbeshtetja pas dollapit perfundoi me shume si nje e perplasur, por nuk e ndaloi Kevin te mbyllte syte serish."Po ti mo, c'pate?" Aideni ju kthye atij pasi mbylli dollapin e tij, dhe ngriti doren ne pershendetje per nje Xhordan teper te entuziasmuar qe vinte drejt tyre.
"Kam marre kokrrat gabim." tha Kevini neperdhembe, duke bere Aidenin te qeshte dhe Xhordanin te rrudhte vetullat.
"Tallesh ti?"
"Jo. Kam ngaterruar kutine e qetesuesve me ate te ilaceve te gjumit te gjyshes."
Aideni kesaj here hapi syte tej mase dhe ja dha te qeshures. "Dhe une qe mendoja se po bente shaka."
Xhordani ju bashkua se qeshures se Aidenit. "Une njehere kisha pire viagra gabimisht."
Padi degjoi kete, Aideni u lemeris nga te qeshurat, duke bere dhe Kevinin te qeshte, epo nje te qeshur prej te pergjumuri."Kev, provoji dhe ti se ndoshta te nxjerrin gjumin." Aideni vazhdonte te qeshte nderkohe qe Kevini goditi me grusht ne krah Xhordanin.
"Shko andej nga libraria dhe fli." Aideni e shty lehtazi dhe Kevi duke thene dicka neper dhembe levizi kembet e tij ne drejtim te librarise.
Po perpiqej te qendronte ne kembe por ishte shume e veshtire, pasi trupi i tij pothuajse se i ishte dorezuar ndjenjes se lodhur qe kish kapluar ate.
Ne te ecuren e tij prej zombie u perplas disa here me persona, por pas njefare kohe u duk sikur korridori u boshatis nga nxenesit.
Kesaj rradhe i mbylli syte plotesisht, dhe vazhdoi te ecte ashtu, derisa nje trup u perplas fort me te.10:46 AM
ArlaU ul ne tavoline perballe Krisit dhe ngriti njeren vetull.
"Qe kur ke filluar te me ndjekesh?"Pasi kish arritur tek libraria, nuk kish gjetur absolutisht asnje person aty, keshtu qe ishte kthyer mbrapsht per te shkuar tek palestra. Me vone nje mesazh i kish ardhur nga Serena e cila i thoshte qe kish harruar te shkonte tek libraria dhe se ai ishte numri i saj i ri.
I kishte degjuar perseri hapat pas saj kur po kthehej, dhe ato hapa i njihte me se miri nga te gjithe, kesaj rradhe ishte e sigurte. Vetem nje person ne tere shkollen ecte ashtu, dhe ai person ishte pikerisht Krisi.Ai e injoroi komplet dhe vazhdoi te shikonte cfardo po shikonte ne telefonin e tij.
"Ore, me ty po flas!" levizi doren para fytyres se tij.
Kur nuk mori asnje reagim prej tij as kesaj rradhe leshoi nje hungerime dhe kaloi doren neper floke, nje ves i marre nga Xheni.
Shfryu lehtshem dhe mbeshteti fytyren ne duart e saj."E di Kris, ti je nje nga ata personat qe une sinqerisht, sa do te perpiqem, nuk i kuptoj dot. Cfare nuk shkon me ty?" vazhdonte ta shikonte duke pritur nje reagim prej tij.
Pasi kaluan ca minuta qe po e vezhgonte, leshoi nje fryme te thelle.Ai levizi. Kjo levizje normalisht kapi vemendjen e saj. Fiku celularin e tij duke e futur ne xhep, u kthye nga canta e shpines qe kish mbi tavoline, dhe nxorri nje liber.
"Vertete?! Je me keq se nje femije." turfulloi ajo.
Titullin e librit qe mbante ne dore nuk arriti t'a lexonte.
Vrenjti vetullat dhe kryqezoi krahet.
Heshtje donte, epo heshtje do te kishte.
Pas 5 minutash te mira, ajo perplasi doren ne tavoline."Cfare doje, pse po me ndiqje?"
"Rekord." murmuriti ai neper dhembe. Nje fjale pothuajse e shurdhet, qe kushdo mund te mos e kish degjuar. Por kjo nuk i shpetoi Arles.
"Ai flet." klithi ajo me te madhe dhe hodhi duart ne ajer.
Gjithcka mori nga Krisi ishte nje rrotullim sysh.
"E ke per shkak se te pickova? Per kete po me mban qendrim?"
Ai mblodhi vetullat ne forme pyetese, dhe ngriti syte t'a shikonte.
Ajo qeshi."Mos me shiko ashtu, ishte e vetmja gje qe me erdhi ndermend."
Krisi shkundi koken dhe mbylli librin.
"Ti nuk di kurre kur eshte casti qe te ndalosh.""Te ndaloj cfare?"
Ai e pa.
"Se foluri.""Qenke ne nje nga ato ditet, e shikoj. Do te vazhdoja te te bezdisja por me duhet te jem diku. Tani meqe ti s'e ke ndermend..."
Ai mbylli syte per nje sekonde, dy, dhe i hapi perseri.
Ajo e pa e vrenjtur. "Se di pse vazhdoj te jem ketu." mermeriti dhe u ngrit nga karrigia.
"As une." Krisi i zgjati nje cope letre kur ajo po behej gati te largohej, por me t'i kapur syri kete gjest u kthye perseri nga ai.
Ne tavoline qendronte nje fotografi, qe Arla e donte fort. I kish rene nga libri i saj, nuk kish menduar se do e gjente me.
Me te pare fotografine syte e saj u hapen tej mase, dhe me nje buzeqeshje te gjere sa fytyra ju hodh Krisit ne krahe per t'a perqafuar.
Ai i vuri nje dore ne shpine dhe ne fytyre iu shkarravit nje buzeqeshje e lehte.
Ajo mori fotografine dhe i shkuli faqen Krisit.
"Po ti je i mire more dreq."Ai i largoi doren dhe e pa shtrember.
Ajo qeshi me te madhe, rrembeu fotografine duke e mberthyer fort, dhe i shkeli syrin teksa largohej.Krisi rrotulloi syte, por nje buzeqeshje e lehte i qendronte ne fytyre, dhe kjo nuk i shpetoi Arles.
10:47 AM
Ambra"Cfare dreqin.." nje britme e shoqeruar nga nje mallkim la gojen e saj sapo u perplas me nje trup duke fluturuar pas pothuajse nje meter.
Ngriti koken gati per te derguar ne dreq ndonje, por ndali kur pa nje Kevin qe gati po i binte ne shpine.
"Ore kaqol, shtrat te dukem une ty."
Ai mermeriti dicka te pakuptueshme per Ambren , e cila shfryu dhe e ndihmoi te fitonte pak balance.
Pas nje sekonde Kevini humbi perseri ekuilibrin duke u ngaterruar ne kembet e veta.
Ai foli perseri, dhe e vetmja fjale qe Ambra kuptoi ishte librari.Ajo vendosi t'a hidhte pas krahave inatin e meparshem, ne fund te fundit ai s'do te mbante mend gje.
Hodhi krahun e tij rreth shpatullave te saja, dhe filloi te ecte ne drejtim te librarise.Nuk do t'a kish menduar kurre qe Kevi do te ish kaq i rende. Figura e tij imcake te genjente.
E hodhi jo shume ngadale ne nje divan ne librari, dhe perfundoi shtrire bashke me te. Ne perpjekje per t'u cliruar nga krahu i rende i Kevit gati sa nuk ra siper tij.
"Duhet te jete e paligjshme." mermeriti me sy gjysme te hapur.
"Cfare?"
"Te kesh buze te tilla."
Kevini ra ne gjume pothuajse menjehere.Ambra e vezhgoi per ca sekonda, te gjitha detajet e fytyres se tij, a thua se po i memorizonte ato.
"Lulet." peshperiti ajo.
YOU ARE READING
Proditor
Mystery / ThrillerNje moment frike, ndoshta i gjate, ndoshta jo i mjaftueshem, por frike gjithsesi. Nje tradhetar, ndoshta i zgjuar, ndoshta jo mjaftueshem, por i rrezikshem gjithsesi. Nje vrasje, ndoshta me shume, ndoshta jo mjaftueshem, por vrasje gjithsesi. ©DP...