Kapitulli 5

53 15 6
                                    

9:30 AM
Arla

Perseri korridoret boshe te shkolles shtriheshin perpara saj, por ne vend qe te vraponte kesaj rradhe ecte ne qetesine me te madhe, me hapa te njetrajtshem, perhere paksa te shpejte, duke bere takat e saj te kersitnin, sa here perplaseshin me dyshemene.
Nuk ishte nje zhurme cjerrese, pasi kishte taka me kunja te trashe, por ishte zhurme qe sinjalizonte se dikush po kalonte aty, zhurme pa te cilen Arla nuk jetonte dot.

Degjoi hapa pas saj, por nuk u kthye te shikonte, dhe vazhdoi rrugen e saj drejt librarise. Vazhdonte te ecte e sigurte ne hapat e saj, por prania e dikujt pas saj ishte disi disturbuese.

Shkundi koken nga mendimet e kote dhe gjithcka kishte ne mendje ishte te zbulonte personin pas mesazhit qe i kish ardhur ne telefon para 10 minutash. Nga nje numer i panjohur qe thoshte ta takonte tek libraria.
Nuk ishte shume e shqetesuar per personin, thjesht kishte nje ndjenje ne stomak, qe e injoroi duke e justifikuar per probleme femrash.

Hapat pas saj, nuk ishin me kaq te padegjuar sa me pare, por vazhdonin te ishin te qete, shume te qete.
Per nje moment ju duk sikur i njihte ato hapa, vetem nje person ne tere shkollen ecte si fantazem, me hapa te lehte. Sa me shume te ecte aq me shume ky mendim pohonte veten ne koken e saj, duke e bere ate te dyshonte.
Ndali pak ne te ecuren e saj, sikur po rregullonte pak rripin e takes, dhe hapat ndaluan me te. Vazhdoi ecte pak, por kesaj rradhe nuk i degjoi hapat.
U kthye te shikonte mbrapa por asnje. Shkundi shpatullat e u drejtua te ecte perseri drejt librarise.
Kur pothuajse kish arritur, u fokusua nje moment ne nje zhurme qe vinte ne distance. Kesaj rradhe paksa me e larte dhe me e shpejte, ama e njejte me ate me perpara.
Hapa.

9:40 AM
Elena

Aideni hodhi koken mbrapa duke u shkundur me te qeshuren qe i dilte me nota te medha, nderkohe Elena dhe Xhordani qeshnin me shume me reagimin e tij se sa me barcaleten.

"Ti je kaq idiot te betohem." tha ajo duke mbajtur barkun me dore, dhe duke shtrenguar syte fort, te cilet ishin njomur.

"Edhe makina tjeter po vinte nga Zermeni per Tale, ose punt' e veta, nga vinte ai... Edhe kena ngju krismen bam." imitoi Xhordani perseri, duke i bere ata te dy te qeshnin me lot, ne plot kuptimin e fjales.

"Oh, vdiqaa!" thoshte Elena mes te qeshurave, nderkohe qe Aideni shperthente perseri duke i bere qe t'u dhimbte barku nga kaq shume te qeshura.

"Me ato floket ashtu mua me shkrin gazit." shtoi Xhordani duke e bere Elenen te qeshte akoma me fort.

Sapo pushonin se qeshuri dhe qetesoheshin, mjafton te shikonin njeri tjetrin dhe shperthenin ne nje tjeter raund te qeshurash e dhimbje barku.

"Oh, do ve muskuj barku duke qeshur kaq fort." thoshte Elena me nje dore ne bark.

"Te lutem mjaaft." Aideni nga ana tjeter i palosur me dysh vazhdonte shkundej, gje qe beri Xhordanin te nxirrte ujin qe po pinte nga hundet.

Ambra hyn me furi, duke perplasur deren e asaj klase. Ajo shfryn nga nervat si ndonje dem i terbuar, dhe ulet prane Aidenit, duke u perplasur neper karrige me ate rast.

Te tre sikur ishin, i lane te qeshurat dhe ndalen per nje moment per te pare Ambren e cila vazhdonte te shfrynte e te murmuriste fjale nen fryme.

"Ehh, Aiden plak, a nuk jemi vone per te praktika?" Xhordani i drejtohet Aidenit duke marre ne nje dore canten.

"Po praktika nuk fillon... Auu!" Aideni terhoqi kemben dhe pa Xhordanin me sy te hapur, teksa ai ja bente me shenje qe te iknin. "Ah po, trajnjeri na the te shkonim para." shtoi ai perseri me nje vrenjtje te lehte ne fytyre.

Ata dolen nga klasa duke shtyre njeri tjetrin, duke lene dy vajzat vetem. Ambra vazhdonte te ishte ne universin e saj te mallkimeve, dhe dukej sikur asgje nga fjalet e thena nuk ishin regjistruar ne trurin e saj. Ajo vazhdonte te vriste me sy vazon e lules qe ndodhej tek dritarja dhe te kruante fort thonjte e saj.
Kete gje e bente sa here ishte e nervozuar, gje kjo qe ndodhte shpesh.

Elena u ul ne karrigen prane saj dhe i vendosi nje dore ne sup duke e levizur sa lart poshte, per ta ngushelluar.
Ambra behej me nerva shpesh, ky nuk ishte lajm i ri per asnjerin qe e kish njohur ate per te pakten nje jave, por kesaj rradhe ishte paksa ndryshe. Te qenit shoqe te ngushta me te e kish bere Elenen qe t'i kuptonte nervat e Ambres.
Kesaj rradhe ishte me shume se thjesht nerva, ajo ishte e nervozuar dhe diku thelle brenda, ne nje vend shume te ndryshur, edhe e lenduar. Kjo ishte te thoje shume.
Ambra eshte nje nga ato personat qe s'e lejojne veten te lendohen nga te tjeret.
Ta shikoje ate keshtu ishte po aq sa emocionuese edhe e frikshme. Elena mori fryme thelle dhe e hoqi doren nga supi i saj kur pa se ajo kesaj here nuk po fliste, sic bente zakonisht. Elena nuk u shqetesua pasi heret apo vone Ambra do te shkonte tek ajo dhe do te thoshte gjithcka qe kishte brenda. Do te nxirrte te gjithe mllefin e grumbulluar ne nje jastek duke bertitur ne shtepine e Elenes, ajo e cila me pas do i sillte nje cokollate te nxehte dhe popcorns.
Keshtu ndodhte, keshtu do te ndodhte edhe kesaj here. Prandaj Elena nuk e shqetesoi me pyetje, thjesht u ul prane saj, e gatshme per ta degjuar nese ajo deshironte te fliste. Gje te cilen ajo do ta bente heret a vone. Te pakten keshtu mendonte Elena.
Por Ambra esht aq emocionuese sa dhe e frikshme, dhe nese eshte dicka qe nduhesh te ndiesh kundrejt Ambres eshte pikerisht frika. Ajo eshte e paparashikueshme, dhe e marre si dreqi. Por Ambra nuk eshte njeri i keq, por eshte nje njeri me te cilen duhet te tregohesh i kujdesshem.
Sepse Ambra eshte nje granate dore, qe po pret 30 sekondeshin per te shperthyer.

ProditorWhere stories live. Discover now