Ejani mblidhuni ketu zonja e zoterinj.
Qielli kishte veshur një mantel qetësie atë buzëmbrëmjeje. Rrugët e pista të asaj lagjeje ndriçoheshin nga disa drita të zbehta, pothuajse të fikura dhe një makinë tepër luksoze ecte mbi pluhur.-Shkërdhatat, -shau nëpër dhëmbë mashkulli që ngiste makinën. Shau mjaftueshëm ulët sa të mos zgjonte nga gjumi vogëlushen bjonde që ndodhej në sediljen e pasagjerit.
Frenoi befas, gjumi braktisi krijesën e brishtë dhe sytë i'u hapën për t'u ndeshur me atë ambient aspak të përshtatshëm për një fëmijë të moshës së saj.
-Do të zbresim, -i tha ai dhe liroi rripin e sigurimit. Hapi derën dhe doli jashtë. Hapi edhe derën e pasme dhe i zgjidhi asaj rripin e sigurimit e me sy e urdhëroi të dilte.
-Nuk dal! -mbushi sytë me lotë.
-Epo mirë, të nxjerr unë. -e kapi nga krahu dhe ajo refuzoi duke zbrazur tërë lotët që i mbante poshtë shikimit. I zgjati duart atij dhe i'a rrethoi rreth qafës ndërsa burri serioz e autoritar nuk pati zgjidhje tjetër veçse t'a merrte në krahë.
Sapo dera e shtëpisë përballë tij u hap, ai e lëshoi nga krahët e tij dhe ajo i shtrëngoi fort dorën sikur t'i kishte lexuar mendimet.
-Babi, ti më do apo jo?! -e pyeti me lot në sy vogëlushja 4 vjeçare pa e lëshuar dorën e tij.
-Jo, -i'u përgjigj ftohtë ndërsa lëshoi dorën e saj për t'ia lënë nën kujdes gruas 55 vjeçare që kishte përballë vetes. -Do të dërgoj para çdo muaj por mos më telefono. -i tha gruas që në sy i dallohej vuajtja, e disa rrudha të shtuara e tregonin disa vite më të madhe.
-Pra, po ikën?! -e pyeti pa asnjë emocion dhe mori vogëlushen për dore. -Eja, Savanah. -buzëqeshi dhe i ktheu shpinën.
Dera e drunjtë përballë tij u mbyll, por pa e shmangur atë të shihte lotët në fytyrën e vogëlushes së tij, e as lotët e vet nuk i kurseu.
-Ti je luftëtare Savanah dhe luftëtaret gjithmonë dalin në sheshin e betejës. -shprehu krenarinë për vajzën e vogël që me siguri do të ishte duke lotuar, e ai as lotët nuk mund t'i fshinte.
Hipi në makinën e tij luksoze dhe në ikje la pas tym e pluhur... Pluhur që përplasej në xhamin e dritares nga e shihte vogëlushja sy blu, e që lotët i kish aq të pastër.
Lotë malli, pasigurie dhe frike.
Babai i saj po largohej, heroi i saj e kishte braktisur e ajo nuk ishte mjaftueshëm e vogël sa të mos e kuptonte. Se ndoshta nuk e kuptonte ajo, por zemra e saj e dinte, e ndjente.
Makina shkrihej me asfaltin dhe zhurmat nuk depërtonin. Kishte qetësi, por jo mjaftueshëm sa të mos depërtonte thirrja e Savanah, se makina nuk ishte mjaftueshëm e izoluar nga zhurmat e mendjes dhe ai e dinte mirë këtë, e megjithatë po largohej.
Mori një telefonatë dhe pa e trazuar fare mendjen nga imazhi i Savanahs u përgjigj.
-Më thuaj, -foli ftohtë dhe e hoqi mendjen nga vajza e tij. Nga ajo vajzë që ai i kishte thënë se nuk e donte, e ndoshta ajo qe e vërteta.
-Ajo nuk është më, më vjen keq! -qe zëri i një burri që shprehte keqardhjen me fjalë, e ai do të betohej se fytyra e bashkëfolësit nuk kishte asnjë notë keqardhjeje.
-Mirë, -tha aspak i ndikuar nga lajmi që mori. -Agjensia funerale do merret me trupin e saj. -foli mekanikisht, si të ishte një robot që nuk kishte ndjenja.
Mbylli telefonatën i bezdisur dhe ishte gati të festonte për atë lajm. Hyri në një bar të dorës së dytë dhe piu.
Piu, ngriti dolli për gruan që humbi jetën, e atij as që i'u dhimbs ajo. Ndjenjat nuk qenë për mashkullin flokëzi, me sy të zinj si nata më e errët dhe fytyrën e bardhë si dita.
YOU ARE READING
Fati në duart e saj
SpiritualNjë baba i dhuroi një lot vajzës së tij, një lot që vendos peshën e fatit në duart e saj. Dedikuar atyre që duan dhe dashurojnë. Dedikuar baballarëve. Dedikuar vetes. Histori e vertete.