-1,2,3....8,9,10 hapa.-bërtiti Kelvisi e në fakt nuk kishte mbyllur fare. E kish parë të bijën se ku ishte fshehur por jo edhe Denardën, e dëshirë kishte të bënte hile.
Nuk pa fare pas derës së kuzhinës por rrotull për të gjetur Denardën dhe e gjeti atë të fshehur pas divanit në dhomën e ndenjes. Tinëzisht i'u afrua dhe lehtazi e preku tek beli e ajo u hodh përpjetë.
-Shitttt.-shau nën zë ajo, e Kelvis e pickoi në krah.
-Denarda tek divani.-thirri ai dhe në atë çast Sava doli nga ku ishte fshehur e i'a la Kelvisit.
-Mbyll ti babi.-gati e urdhëroi Savanah ndërsa kapi dorën e Denardës dhe pa paksa me inat nga Klevisi.-Ti bëre me hile.
-Ou, unë ky?!-bëri të paditurin ai.-Kjo Denarda nuk ishte fshehur si duhet.-u justifikua ai dhe buzëqeshi lehtë e plot dhimbje.
-Babi u mërzite?-e pyeti e bija që e njihte shumë mirë të atin.
-Jo fare.-i'u përgjigj i sigurtë ai, por nuk pati sukses pasi në momentin tjetër Savanah filloi të qante, e trishtueshëm u ul në divan duke mbërthyer jastëkun e vogël me smile face në krahët e saj.
-Sava,-u ul ai pranë dhe i largoi flokët nga fytyra.-Ndonjëherë të rriturit mërziten për gjëra të rriturish por kjo nuk do të thotë se u mërzita me ty.-e mori në përqafim dhe ajo e refuzoi.
-Prandaj më le ti.-u vendos përmbys mbi divan dhe qau edhe më shumë.
Denarda pa folur asnjë fjalë u largua e Kelvisi kapi të bijën në krahë. E kilikosi në bark dhe ajo harroi se pak më parë po qante e përqafoi të atin.
-Sava, babi mërzitet kur mërzitesh ti prandaj buzëqesh pak dhe eja të bëjmë atë seancën e tualeteve. Kemi disa tone sysh dhe pudra për të testuar.
-Urraa!-brofi në këmbë Sava dhe tërhoqi Kelvisin nga dora.
U ulën të dy mbi krevat dhe pasi Kelvisi i dha një puthje në dorë , u ngjit mbi një karrige dhe zbriti prej dollapit një kuti të madhe. Nxorri një kukull e të dy filluan të përhapnin kremin pudër në fytyrën e kukullës dhe kur nuk i'u pëlqeu rezultati thanë njëzëri emrin e Denardës.
-Thirre ti babi.-foli ëmbël ajo ndërsa llastohej me faktin se tashmë ishte pranë të atit.
-Yes sweet.-e puthi në gushë dhe Sava qeshi e në të njëjtën kohë u kilikos.
Shkoi drejt dhomës së Denardës dhe duke buzëqeshur hapi derën pa trokitur.
-Kelvis!-pëshpëriti emrin e tij dhe u ngrit në këmbë. Shkujdesshëm bluza e saj kish treguar belin e ai qeshi. Nuk i'a ndante sytë trupit të saj dhe shikimi i tij e vuri në siklet.
-Unë dua t'a dërgoj deri në fund atë që nisëm atë ditë.-i luajti syrin dhe me hapa të ngadalte shkonte drejt saj.-Ajo nuk quhet fare sepse vetëm sa e nisëm e nuk ështe se qe fiks ajo që duhej.-ngushtoi distancën mes tyre dhe i nguli sytë buzëve të saj të plota.-I ke lyer buzët por nuk të duhet buzkuqi për atë që do të të bëj.
Befasisht rrethoi belin e saj me duar dhe zeroi distancën mes tyre duke e puthur. E ndërsa puthja po merrte dimension tjetër ai u ndal.
-Pastro buzkuqin, pudrën dhe unë me Savën do të të bëjmë tualet.-e puthi sërish, këtë herë lehtë dhe shpejt. E ngriti peshë dhe ajo nuk pati zgjidhje tjetër veçse të rrethonte këmbët në belin e tij.
-Mund të më lëshosh?!-tha ndërsa u ndesh me shikimin e tij pervers mbi gjoksin e saj.
-Po ti a mund ti hapësh këmbët?!-e ajo u skuq e tëra.
YOU ARE READING
Fati në duart e saj
SpiritualNjë baba i dhuroi një lot vajzës së tij, një lot që vendos peshën e fatit në duart e saj. Dedikuar atyre që duan dhe dashurojnë. Dedikuar baballarëve. Dedikuar vetes. Histori e vertete.