2.

251 52 185
                                    

Ulën dorezën e derës dhe hynë në shtëpi.  Mbylli derën e dhomës së tij, ku Denarda po flinte e pashqetësuar dhe bashkë me Savanahn u shtrinë të përqafuar në divan.

-Babi,-e puthi në hundë.-A do të rri unë deri në fund këtu?-i kapi faqet dhe pastaj largoi dorën.-Pse ke mustaqe ti? Ku të të puth unë tani?-u revoltua disi.

-Kam sytë dhe ballin unë të më puthësh, por unë do të të ha Savanah. Je kaq bombone.-e puthte në faqe dhe në kokë.

E adhuronte atë fëmijë dhe nuk e besonte ende se si e kishte braktisur. Ishte penduar sigurisht, madje urrente edhe veten. E urrente për faktin se Savanah e kishte kuptuar se ai e kish braktisur e megjithatë ishte ende aty për t'a përqafuar.

Me mendimin se ishte njeriu më i pështirë, se i ngjante kaq shumë nënës së tij, e zuri gjumi të rehatuar në përqafimin e Savanahs.

Të nesërmen në mëngjes u zgjua pasi gjumi i shtrembëruar i bjondinës angleze e kishte hedhur nga divani.

Qeshi me faktin se nga ajo rënie i dhembi i gjithë trupi, e megjithatë pranonte çdo gjë nga vajza e tij. Shkoi drejt kuzhinës dhe gatoi për dy persona duke harruar se tashmë ishin tre persona që jetonin në atë shtëpi.

Anashkaloi me të drejtë praninë e Denardës dhe në çështje minutash shtroi tavolinën për veten dhe Savanahn. E para që u ul në tavolinë qe Denarda e cila sapo kishte mbaruar dushin dhe qëndronte me ropdishan para tij.

-Nuk je mysafire, duhet të paguash qira dhe për më tepër duhet të flasim për rregullat.

Por ajo buzëqeshi sepse në jetën e saj nuk kishte patur kurrë rregulla, dhe rrëgullorja e vetme që kishte patur kishte qënë rregullorja e shkollës, e cila sigurisht që e kishte thyer pa problem.

-Nuk më kërcet fare për rregullat.-dhe si në ndonjë film me skena sensuale, papritur supi i saj u zbulua pasi ropdishani i qëndronte disa masa më i madh.

Dukej sikur e pavetëdijshme joshte dhe provokonte ndjesitë e tij, dhe Kelvis e pati të vështirë të mos mendonte se sa bukur do të dukej Denarda pa asgjë veshur.

-Shko në dhomë, vishu dhe pastaj eja në tavolinë. Një vajzë 4 vjeçare nuk duhet të të shohë kështu.-i hodhi shikimin nga koka tek këmbët dhe qeshi fshehurazi me mendimet që i erdhën. Nuk kishte pse t'a mohonte se donte kaq shumë të bënte dashuri me Denardën, por donte gjithashtu të respektonte shtëpinë ku kishte jetuar vitet më të bukura të jetës.

Vendosi në sy e mimikë ndjenjën më të thellë të trishtimit dhe do të qe ajo thirrje "babi" , aq e ëmbël e Savanahs që do t'i merrte atij kohën reale për atë të kujtimeve.

-Babi,-thirri Savanah e trembur.-Mami nuk dizhon.-rrudhi buzët e trishtuar dhe kapi dorën e Kelvisit për t'a drejtuar drejt dhomës.

E pa atë pa frymë, pa asnjë grimcë jete, larguar qetësisht me një buzëqeshje fytyrë dhe përqafoi Savanahn aq fort sa mundi ngushëllonte edhe veten.

-Sava,-i kapi fytyrën mes duarve dhe me gishtat e mëdhenj dorës i fshinte lotët i kishin dalë vetvetiu, pasi ndonëse nuk e kuptonte se çfarë kishte ndodhur zemra prej fëmije i kishte diktuar dhimbjen.-Mami është qiell tashmë.

Fati në duart e sajWhere stories live. Discover now