Fshiu lotët nga sytë e saj dhe preku fytyrën e të atit, por fatkeqsisht e prekte nëpërmjet një fotografie të zhubravitur që kushedi se sa e sa herë kishte menduar t'a hidhte.
-Babi nuk më do.-trishtohej Savanah dhe me lotë në sy prekte fotografinë e tij.-I keq.
Lotët nuk i ndalonin, trembej se mos e shihnin dhe me duart e vogla i fshinte herë pas here. Përprishte buzën e njomë dhe faqet i dukeshin më të plota kur trishtohej.
-Savanah, sot do të fillosh kopështin.-i tha i vetmi person që kishte pranuar të kujdesej për të, e Savanah vetëm u përprish e u hodh në shtrat.
Filloi të qante me dënesë dhe mbulonte kokën me jastëk. Ashtu kishte mësuar të vepronte për të bindur të tjerët të mos e detyronin të bënte diçka që nuk donte.
-Mirë, por nesër do të shkojmë. Fëmijët duhet të shkojnë në kopësht që kur të rriten të bëhen të zgjuar.-i foli ëmbël dhe puthi vogëlushen në faqe.
E ajo fshiu lotët pasi kishte arritur atë që donte. U bind disi se të nesërmen do të shkonte në kopësht por trishtimin nuk e largoi.
-Ku iku babi?-pyeti duke e përqafuar hallën e babait të saj.-Do vijë sërish?-ngrysi vetullat e bashkoi buzët. U përprish pasi nukk e dinte nëse Kelvis do të kthehej.-Iku si mami...-mbylli sytë e lotët u sulën drejt faqeve të saj. Zëri i ëmbël dilte i dridhur hera-herës e gruaja 55 vjeçare qau bashkë me atë vogëlushe të braktisur.
-Babi do të vijë,-e ngushëlloi disi, por edhe vetë e dinte se ishte duke gënjyer. Nëse egzitonte diçka që Kelvis urrente ato ishin rikthimet. Jo më kot nuk interesohej për nënën e tij.
Ndërsa e vogëla Savanah qante për mungesën e babait të saj, ai ndodhej në varreza. Syzet pengonin të pranishmit të shihnin në kishte ndopak trishtim në sytë e Kelvis, por nëse kishte diçka që ai do të bërtiste ishte ajo urrejtja për nënën e tij.
Çdo sekond që kalonte përpara atij varri të hapur ishte një torturë për të. Nuk do t'a respektonte kurrë nënën që e braktisi të porsalindur ndërsa me dëshirë qe ndarë nga bashkëshorti për t'u arratisur në Itali.
Thoshte se kish shkuar për një jetë më të mirë, por e vërteta e asaj gruaje për të cilën ai ushqente urrejtje ishte se donte të ishte e lirë.
Kish dëgjuar Kelvis kur ishte vetëm 5 vjeç për historinë e gruas interesaxhie që braktisi fëmijën e nuk e dinte se ajo kishte qënë nëna e tij.
Për vite me radhë ishte gënjyer me faktin se mamaja e tij kishte vdekur, ishte ngjitur në qiell e kujdesej për të, por vitet e kishin përballur me të vërtetën tjetër. Me të vërtetën e një nëne që braktis.
-Ti i lave të këqijat në tokë, tani nuk ke çfarë të bësh më. Unë nuk do të të kujtoj.-hodhi dhé mbi varrin e saj plot mllef dhe ajo u mbulua në harresë.
U drejtua për nga makina e tij luksoze, u nis vrullshëm duke lënë pas tymin e harresës dhe flijoi ndjesinë e të qënit fëmija i dikujt. Më i frikshëm ishte fakti se edhe ai kishte vepruar si nëna e tij. Edhe ai kishte braktisur një fëmijë. E si mund t'a gjykonte ai nënën kur edhe vetë njësoj i pashpirt ishte?
Mbërriti në hyrjen e pallatit ku jetonte dhe ndaloi makinën pa e patur mendjen. Injoroi njerëzit që i thonin fjalë ngushëllimi dhe hapi derën e shtëpisë. Sytë i pikasën derën e hapur të dhomës së tij dhe ngadalë u drejtua për aty. Pa Denardën teksa shpaketonte disa rroba që me siguri ishin të sajat dhe u habit.
-Mendoja se kishe ikur.-u lëshua fuqishëm mbi shtrat dhe u shtri me shpinë. Nuk kishte kuptim të nervozohej apo t'a largonte prej aty.
Shtëpia do t'i dukej bosh pa të qeshurat e Savanah prandaj ndoshta Denarda do t'a mbushte atë boshllëk.
YOU ARE READING
Fati në duart e saj
SpiritualNjë baba i dhuroi një lot vajzës së tij, një lot që vendos peshën e fatit në duart e saj. Dedikuar atyre që duan dhe dashurojnë. Dedikuar baballarëve. Dedikuar vetes. Histori e vertete.