14. Fundi

263 30 77
                                    

-Dena.-me një trëndafil në duar, fshehur pas Sava shkoi drejt saj dhe e përqafoi.

Ishte ora 00:01 e pas atij debati me Kelvisin, Denarda kishte bërë gati valixhet për t'u larguar. Kish harruar edhe se në atë datë kishte ditëlindjen e 18-të sepse ajo i urrente ato.

Urrente ato urimet fallco që merrte nëpër rrjetet sociale, ato shprehjet e dashurise që vetëm në atë datë tregoheshin, por nuk mund të urrente edhe urimin e Savës.

-Dena të kam sjellë diçka.-e bindur se Denarda nuk e kishte parë trëndafilin i kërkoi që për pak çaste ajo të mbyllte sytë e të ulej në gjatësinë e saj.-Edhe 100 Dena!-trëndafili i blerë enkas për Denardën u vendos para saj nëpërmjet Savës, e ai u bë dhurata e parë dhe ndoshta e vetmja që ajo merrte për ditëlindje këtë vit.

Në një moment tjetër do të ishte me shoqërinë e saj duke festuar në ndonjë bar, duke konsumuar alkool me shumicë sepse sipas një 18-vjeçari alkooli ish kryesorja për të festuar. Por sot ajo ishte duke ikur nga jeta e re, nga ndjenjat e reja vetëm sepse nuk mund të kërkonte falje se qëllimet e saj kishin qënë të këqija.

-Faleminderit Sava, është dhurata më e bukur që kam marrë ndonjëherë.-u tregua falenderuese por në asnjë çast nuk e përqafoi Savën sepse do të shkonte.

Kishte kaluar bukur me të dhe Kelvisin, por qëllimi kish qënë tjetër, e ato nuk kishin patur realizim. S'kish provuar në asnjë çast t'i ndante, por edhe nëse do të kishte provuar, do të kish dështuar në tentativë.

E sot pendohej që kish menduar të hakmerrej. Pendohej por nuk vlente ngase duhet të shkonte, e nuk kishte rikthim pas.

-Dena ti po shkon?-sikur t'i kishte lotët gati, Sava filloi të qante.-Po pse? Të ka mërzitur babi?-rrudhi buzët e i'u hodh në përqafim.-Mos ik të lutem.-i'u përgjërua tashmë, e në lotë e shoqëroi edhe Denarda.

Mendoi për pak çaste se si do të ishte të kishte njohur Kelvisin dhe Savën në rrethana të tjera. Mendoi, e ndoshta imagjinoi sikur ishin njohur rastësisht, e megjithatë nuk arriti të buzëqeshte. Ngase nëse ai nuk do të kish qënë avokati i Oltës ajo nuk do t'a rastiste askund Kelvisin, e Sava nuk do të bënte pjesë fare në jetën e saj.

Ndoshta ashtu do të kish qënë më mirë. Ndoshta më mirë të mos i kish njohur fare, e sot nuk do t'i duhej të largohej. Nuk do të kishte as ato ndjenjat që ajo nuk guxonte t'i quante dashuri sepse nuk donte të provonte atë ndjesinë e boshllëkut që ndjen kur braktis ata që në zemrën tënde zunë një vend të veçantë.

Denarda nuk donte asgjë këtë natë. Le të qe boshllëku shoqërues në ditëlindjen e saj, e jo ajo shumllojshmëri ndjenjash që me të parë Savën i zgjoheshin. Le të mos ishte Kelvisi ai që i trazonte mendjen, e që i'a përziente me një larmi kujtimesh që fillonin me buzëqeshjen e parë.

-Je e mërzitur me babin? Po ai është i mirë prandaj mos ik.-e shtrëngoi fort në përqafim Denardën dhe nuk deshi kurrsesi t'a linte të shkonte. Nuk donte edhe dikë tjetër të ikte.

-Sava, njerëzit dhe ikja janë një i vetëm ndaj duhet t'i lësh të shkojnë nëse ashtu e kanë vendosur. Unë do të shkoj sepse kam një familje të cilët prej kohësh qajnë mungesën time, ndaj nuk mund të rri dot.

 Unë do të shkoj sepse kam një familje të cilët prej kohësh qajnë mungesën time, ndaj nuk mund të rri dot

Deze afbeelding leeft onze inhoudsrichtlijnen niet na. Verwijder de afbeelding of upload een andere om verder te gaan met publiceren.
Fati në duart e sajWaar verhalen tot leven komen. Ontdek het nu