parti 10

251 40 36
                                    

Shkuam te hanim embelsira. Ashtu sic e kishim lene dote hanim nga dy embelsira secili.
Morem kater te ndryshme dhe filluam ti perzinim se bashku.
Duke treguar histori dhe barsoleta kishim ngelur duke qeshur.
Gjithcka ishte shume e bukur.
Pas embelsirave ecem gjate. Te dyva na pelqenin ecjet e gjata.
Kalonim nje pjese te mire ne heshtje duke komunikuar vetem me sy.
Gjithcka ishte shume perrallore. Kisha frike mos gjithcka ishte nje enderr.
Kisha treguar anen time te fshehte kundrejt nje vajze qe deri para ca kohesh ishte krejt e panjohur per mua.
Askush nuk e kishte pare kete anen timen.
Anen sensitive e fshihja gjithmone pas karakterit tim dhe sjelljeve te mia prej nje "badboy" dhe nje "playboy".
Nuk eshte se doja qe te isha i tille. Thjesht ashtu me kishin bere.
Ishte nje histori e nderlikuar.
Pas asaj ecjeje te gjate pushuam qe te merrnim ca energji per rrugen e kthimit.
Vetem qeshnim.
Kur po ktheheshim kuptuam qe embelsirat nuk ka kishin mjaftuar dhe bleme ca akullore.
I hengrem shpejt e shpejt para se dielli ti shkrinte ato para se ne ti perpinim.
Bleme edhe fara. Bleme aq shume qe te na dilnin per gjithe rrugen pavaresisht se ne i hengrem aq shpejt sa te mbaronin edhe me heret.
Tregonim detaje nga jeta jone qe ishim qesharake.
Nuk ia preknim njeri tjetrit anet pak me te brishta qe flisnin per tema serioze pasi asnjeri nga ne nuk e dinte se si do ta priste tjetri,si do ndihej dhe a kishte ajo besim te plote qe te me tregonte mua gjithcka nese une do e pyesja.
E shoqerova deri ne shtepi dhe aty ne ballkon pashe vellane e saj.
E pershendeta.
I urova naten e mire Eartes dhe e prita derisa hyri brenda.
I urova naten e mire edhe te vellait por ai me kerkoi te prisja pak se kishte nje fjale te me thoshte.
Degjo. Motra ime eshte ne nje faze shume te keqe dhe me vjen mire qe po i qendron prane. Me vjen mire qe e shoqeron ne shtepi dhe qe here pas here i kerkon qe te dilni. Por mos harro se edhe une jam djale. Une te kuptoj shume mire mendjen tende. Nuk dua qe te ma lendosh motren. Do kesh pune me mua pastaj.
Te kuptoj edhe une -i thashe.- Une mbase nuk kam nje moter dhe jam femije i vetem por nuk kam aspak qellim ta lendoj. Po mundohem tia largoj sadopak mendjen nga ngjarjet e fundit. Ajo ka nevoje per kete. Dhe sa per sqarim. Une nuk jam ai qe te gjithe me njohin. Eshte si Earta ne keto dite. Qesh por une e di se sa e lenduar dhe e trishtuar eshte perbrenda. Dhe keto nuk jane vec fjale. Do i shohsh edhe me vepra. Kete ta siguroj.
Atij i pelqeu vendosmeria ime dhe me ra shpatullave.
I thashe mirupafshim serish dhe u largova.
Shkova ne shtepi dhe pashe mamane qe kishte kapur nje liber te lexonte.
Epo kjo eshte mamaja ime. Lexon shume.
Shkova e putha dhe u futa ne dhome.
Ajo nuk kishte nevoje per fjalet e mia. Ajo me kuptonte me mire se kushdo.
U shtriva ne shtrat dhe i ngula syte tavanit.
Mu kujtua cdo moment qe kisha kaluar me te.
Ishte nje mrekulli.
Qekur kisha filluar te dilja pasditeve me te, nuk lija oret e mesimit dhe as nuk dilja neper pub-e.
Edhe njehere tjeter i kujtova vetes se sa shume Earta kishte arritur te ndryshonte ate cfare une ne te vertete isha.

   dajanaonly hidhini nje sy librave te kesaj autoreje jan super
Kot qe rri ne watt nese nk i sheh

E panjohura Where stories live. Discover now