46

149 19 26
                                    

46. "Sot serish me doli ne enderr ai qe nuk dua ti permend as emrin. Mu kujtua nata qe kaluam bashke. Mu kujtuan ledhatimet e tij. Dhe pernjehere mu kujtuan fjalet e tij. Si mund te ishte kaq i pashpirt pas gjithe asaj qe une bera per te?"

"Me dhemb shpirti kur e mendoj ate fatqezi. Me vret ndergjegjia qe e lashe te merrte ate qe ai donte dhe une as nuk e kisha kuptuar qellimin e tij."

"Lotet per te nuk me ndalen aspak. Me dhemb pafund ajo qe me beri. Iu dhashe atij. Iu dhashe e tera. Mori gjithcka deshi dhe me flaku. Cfare bera qe ta meritoja?"

"Sonte isha me njerin ne shtrat. Nuk ia kujtoj as emrin dhe as fytyren. Isha tape dhe as nuk e dija se cfare po beja. Kaluam nje nate shume te bukur por me kujtoi ate."

"Nuk mbaj mend asgje nga mbreme. Di vetem qe isha ne klub dhe po pija aq shume saqe humba vetedijen. Pjesa tjeter jane copeza. Mbaj mend mire ate burrin qe muq afrua dhe me ra ne te pasme. Mbaj mend se si me terhoqi deri ne dhome edhe pse nuk doja. Mbaj mend edhe se si me hodhi ne shtrat edhe pse une e refuzova. Aty duhet te kem perfunduar pa ndjenja sepse pasi me goditi me shpulle une nuk mbaj mend asgje."

"O zot cfare kam bere qe po marr te tille ndeshkim. Zbulova se pres nje femije. Shkova dhe te nje gjinekologe dhe me tha se kisha mbetur shtatzene. Isha diku dy javeshe e gjysme por une nuk mba mend te kem shkuar me dike keto kohe. Me vone teksa po pija serish mu kujtua nata kur ai burri i panjohur me kishte cuar ne dhome me force"

"Dua te vdes. Dua te vdes. Nuk kam me force te jetoj. Jeten time e kam shkaterruar me gjithe keto veprime dhe sot mbaj mbi vete pasojen e tyre. Nje bebe nga dikush qe nuk e njoh. Me dhemb shpirti shume."

"E dashur Heris. Vajza ime e shtrenjte. Pavaresisht se nga menyra se si je ngjizur une kam vendosur te te mbaj. Te te rris edhe e vetme sepse ti je e pafaj. E gjitha eshte faji im. Kam bere gabime ne jete aq sa nuk arrij ti besoj. Por ty nuk do te te le. Nuk do e bej kete gabim. Ti do jesh ajo qe une nuk u bera dot kurre. Do te ndjell brenda teje deshiren per tu bere nje njeri qe ne jete ndjek endrrat sepse meshkujt nuk ia vlejne per tu ndjekur. Dije se te dua me gjithe shpirtin tim dhe se do te te jap gjithcka qe do princesha ime."

Lotet me rridhnin faqeve rreke kur shihja se cfare pasojash kishin sjelle veprimet e mia. Me dhemte shpirti kur shihja se sa e kishin lenduar fjalet e mia.
Me vinte turp nga vetja sepse isha shkaku i vdekjes se njeriut qe doja me shume. Sidomos tani qe ne ndergjegjien time rendonte vdekja e dy personave qe une kisha dashur me shume se kushdo tjeter mbi kete planet.
E hodha ditarin pertoke dhe vura re se ra nje leter.
Ishte per mua.

E panjohura Nơi câu chuyện tồn tại. Hãy khám phá bây giờ