part 24

199 31 12
                                    

Ditet qe kaluan ne vazhdim ajo nuk erdhi fare ne shkolle.
Askush nuk po me tregonte asgje. Nuk e di se cfare kishte ajo qe nuk po vinte.
Ditet kalonin pa te e mua dukeshin si vite e vite.
Ne banke kisha ngelur vetem dhe nje dite mesuesja vendosi te nderronte bankat dhe me uli ne banke me nje vajze me te cilen nuk fliste pothuajse askush me te.
U ula ne banke dhe vendosa ti jepja ca muhabet pasi kisha nevoje te largoja mendjen nga Earta.
Nje moment nuk e di se pse mu dridh trupi.
Ishte nje vale e ftohte. Nje dritherime qe me ftohu deri ne palce.
Fillova te kisha ftohte.
Mezi prita qe ajo ore te mbaronte. Ne fakt mezi prisja qe te mbaronte plotesisht mesimi e te shkoja nga parku e te rrija pak vetem.
E dija se do me kujtohej cdo moment qe kishim kaluar ne ate park por prape kisha nevoje te shkoja e te rrija vetem.
Kur ra zilja mora canten e doja te ikja direkt kur me ndali mesuesja kujdestare.
Nje tjeter problem kjo. Filloi te me fliste per faktin se kisha dy jave qe kisha rene ne menyre drastike.
I thashe se kisha qene pak pa qejf keto dite dhe se shpejti do isha perseri njelloj.
Me pa me mosbesim por e dija qe po me jepte nje shanc.
Qe aty shkova te parku.
Ngjarjet, ashtu sic e kisha menduar, filluan te me dilnin para syve sikur te ishin duke ndodhur tani.
Pashe diten kur kishim kaluar ketu duke ngrene akullore se bashku, momentin kur ajo me beri foton, cdo shetitje dore per dore.
Me kishte marre malli teper shume per te. Me kishte marre malli per cdo gje qe kishim kaluar se bashku.
Me kishte marre malli ta shihja. Ta perkedheja ta puthja.
Shkova ne shtepi dhe pashe mamane qe me shihte me ato syte e saj mbushur me trishtim kur me shihye mua keshtu.
Hapa telefonin dhe hyra ne whatsapp.
Kalova mesazhet qe nga fillimi.
E dija se ishte budedallek por kisha nevoje per te kujtuar edhe njehere kohen me te.
Te shihja mesazhet kur ajo me therriste shpirt e zemer.
Nga darka hyra dhe bera nje dush.
Ndjenja me shume se ne ore aty me syte e mbyllur e me ujin e ngrohte qe me rridhte supeve pasi nuk ndieja deshire te beja asgje tjeter.
Ne darke gjumi me zuri me televizor ndezur dhe ishte mami ajo qe erdhi e me mbuloi dhe fiku televisorin.
Te nesermen u bera serish gati per shkolle me shpresen se sot do te kishte ardhur.
Por ja qe kur shkova dhe u ula ne banke gjeta Pamelen , shoqen e re te bankes.
I urova miremengjesin dhe kapa librin qe kisha ne oren e pare.
Fillova te lexoja vetem se doja te mbetesha djali qe Earta kishte dashur. Pavaresisht se tashme nuk ishim me bashke.
Erdhi mesuesja e letersise dhe une si asnjehere edhe kur kisha qene me Earten cova doren te pyetesha me deshire.
Mesuesja me pyeti se pse u cova me deshire dhe i kerkova te rregulloja noten e fundit pasi e kisha 4 dhe ajo nuk hezitoi aspak.
U ula ne fund me nje 8 dhe mesuesja me kerkoi te mesoja serish keshtu.
U cova edhe ne matematike ku zgjidha disa ushtrime dhe u ula me nje plus.
Oren e fundit kishim fiskulture.
Vendosa te rrija brenda vetem. Por ja qe kuptova se ishte edhe dikush tjeter ne klase ate ore.
Pamela kishte gjithe vitin qe nuk dilte jashte ne oren e fiskultures.
Me tha qe mund te hapesha me te nese doja pasi kur flet me dike sikur lirohesh.
I thashe vetem qe e kisha dreqosur ounen me Earten sepse keshtu duhej ndersa tani po ia ndjeja mungesen shume meqe kishte dite qe nuk vinte ne shkolle.
I thashe se doja ti shkoja sot pas mesimit ne shtepi dhe aty Pamela uli koken.

E panjohura Dove le storie prendono vita. Scoprilo ora