...

93 8 0
                                    

U pershendeta me babin dhe vazhdova perpara me mesuesen. Do te shkonim drejt e tek salla e provave pasi qe ora tashme kishte shkuar 16:00,nuk kishim kohe per te humbur. Gjate rruges mesuesja me pyeti per shkollen ku do te shkoja,I thashe se nuk dija asgje rreth saj pervec faktit se do te qendroja  ne konvikt.
-Perse nuk vazhdon te studiosh ketu.-me tha mesuesja
-Nuk e vendosa une,eshte deshira e babit qe une te shkoj atje.
Ajo nuk dinte cfare te thonte por thjesht me tha do te na mungosh dhe madje me kujtoi se tani isha edhe me e rritur,edhe une vete e dija se kishte ardhur koha qe te ndertoja nje jete ndryshe  madje shume ndryshe. Atje jo vetem qe do te jeme shume larg familjes, por edhe do te me duhej te krijoja nje shoqeri te re,do te perballesha me tradita te ndryshme ,do te mesoja nje gjuhe te re, pra me pak fjale cdo gje do te me duhej ta nisja nga fillimi…

Pas gjithe ketyre mendimeve,vura re se kishim arritur,sapo hyme brenda vazhduam direkt me provat. Cdo gje shkoi shume mire,te gjithe ishin pergatitur sic duhej,do te ishte nje program i madhe me afro 2000 persona.Kishin mbetur vetem 10 minutat e fundit,kur vume re se nje nga gocat ishte zverdhur ne fytyre ,me te vertete qe dukesh shume keq dhe nuk ishte fare ne gjendje te bente asgje. Programi ishte te fillonte dhe ne ende nuk denim cfare te benim,deri sa organizatorja na tha se ajo qe duhej ta zevendesonte ate isha une. Nuk ka mundesi,e si mund te prezantoja une kur skenarin nuk e kisha lexuar asnjehere,por ajo tha se une isha e vetmja qe mund ta beja kete gje pasi qe une nuk I njihja emocionet. Nuk kisha zgjidhje tjeter ,mora mikrofonin dhe dola ne skene…

Programi shkoi per mrekulli,edhe babi me pergezoi gjithashtu ,u ndje shume krenar per mua. Me pas u pershtendeta me te gjithe dhe I thashe se me duhej te largohesha.
Sapo u ula ne sedilje e kuptova se me ishin keputur kembet,ndihesha me te vertete shume e lodhur. Mbeshteta koken ne dritaren e makines dhe nga mendimet e teperta me kishte zene gjumi…

Ditet kaluan shume shpejte,kalova shume gjera te bukura kete vere ,por tani qe kishte mbetur vetem nje muaj, kisha nje ndjesi te cuditshme nuk doja qe pushimet te mbaronin por e vetmja gje qe mund te beja ishte ta shijoja ne maksimum kete pak kohe qe me kishte mbetur. Te nesermen do te shkonim te gjyshja nga ana e babit,kishim kohe pa i pare. U ngrita nga vendi dhe fillova te beja gati rrobat per neser,me duhej te pergasja edhe per vllezerit ndonje gje pasi qe ata jane ende te vegjel. Gjate kohes qe po hekurosja e pyeta motren se si eshte te studiosh jashte shtetit,ishte hera e pare qe e pyesja,nuk e di pse por nuk e pelqeja temen e shkolles gjate pushimeve verore. Motra ime eshte dy vite me e madhe se une dhe sapo kishte mbaruar vitin e pare te gjimnazit ne Turqi.

-Aq sa bukur eshte edhe veshtire.-me tha.

-Sa kohe tu desh per ta mesuar gjuhen?

-Kuptohet lehte por ta flasesh eshte paksa e veshtire ,pradaj nuk mendoj se do te jete shume e veshtire,sidomos per ty qe ke nje aftesi te mire per gjuhet e huaja.

Biseda jone zgjati paksa por me pelqeu,motra e pershkroi shume bukur shkollen dhe konviktin e saj ,aty sikur me erdhi pak ne qejf shkolla jasht shtetit prandaj dhe vendosa qe cdo gje ta merja pozitivisht dhe me sportivitet.

Diçka ndryshe...Where stories live. Discover now