Ditet kaluan. Njera me e bukur se tjetra,por shume shpejte. Nderkohe kur pak me pare medoja se cfare do te beja diten tjeter tani me duhet te mendoja se cfare me duhet tjeter per ta shtuar ne valixhen e medhe qe qendronte ne fillim te dhomes sime. Isha pothuajese gati,motra ime tashme ishte ne Stanboll,ajo gjithmone niset nje ose dy dite para meje. Tani nuk e kisha me afer qe te me tregonte se cfare te merja e cfare jo. Ne mendje me vinin mendime te ndryshme,te tilla si: Valle si do te jete konvikti,po ushqimet a do te ishin te mira,vendi ku do te isha…por mendimet e mia i nderpreu nje ze,ishte mami,ajo me kishte sjelle disa ''gjera te ngrenshme'' qe supozohej t'i merja me vete.
-A do marresh gjera per te ngrene oj cupke ?-me pyeti mami.
- Moj mamushke po ku I nxe valixhja ato!-thash un duke gjetur justifikim per te mos i mare me vete
*
* *
Minutat u kthyen ne ore e oret ne dite. Ja ku u afrua edhe nisja,po beja pergatitjet e fundit.Do te flija heret sepse neser me duhej te nisesha. Valixhja qendronte hapur ne mes te dhomes duke pritur qe te fusja edhe rrobat qe me kishin ngelur. Isha bombarduar me gjera. Hera e pare qe po ikja jashte shtetit dhe nuk e dija me cfare do te perballesha. Cdo gje ishte ne rregull. U bera gati per te fjetur,u shtrita,por nuk po me zinte gjumi. Duke u rrotuluar sa ketej andej me ne fund zura rehat.
Isha duke ecur drejt nje rruge shume te gjate asfalti,ecja me dukej sikur s'mbaronte. Nuk ishte e zhurmshe dhe shpesh here me dukej sikur isha vetem une. Shpejtova nuk e di pse por e bera. Aq shpejt po ecja sa per nje moment mu duk sikur po fluturoja si nje zog I vogel ne qiell te hapur. Po ecja me shpresen qe te arrija sa me shpejte,por rruga nuk mbaronte. Anash rruges kishite peme te gjata qe me ate erresire te gjysemformuar shume qarte mund te shihja hijen time…per nje moment mu duk sikur mbrapa atyre pemve fshihej dikush,dhe po me ndiqte. Hapat e mi shpejtoheshin cdo here e me shume,dhe sa me shume hapa qe beja aq me shume zera degjoj. Po ndjeja sikur dikush po me therriste me ze te ulet aty u frikesova shume,me pas ndjeva nje dore qe me preku supin,me doli gjumi krejtesisht pa pritur,por ne momentin kur hapa syte aty prane meje gjeta mamin e cila po me zgjonte per te me thene se kishte ardhur koha te behesha gati…