zhgenjim😑

64 6 2
                                    

Mbylla syte dhe i hapa  serisht por asgje nuk ndryshoi. Perpara nesh  ndodhej konvikti. Ishte e gjitha ngjyre jeshile,nuk e di pse por ne muret  jeshil  kishte piktura arushash e gjera te tjera te ngjashme. Menduam se mos kishim ngaterruar vend me ndonje kopesht femijesh,por ja qe nuk ishte ashtu. Kete gje e kuptuam ne momentin kur  nje goce me emrin Semi na u afrua prane. Ajo ishte pergjegjese per te gjitha gocat e konviktit pasi ishte me e madhja. Pas saj erdhen edhe dy te tjera,ato na ndihmuan me valixhet dhe na shoqeruan deri te dhoma.
Koridori  I konviktit ishte i gjate  ne te gjendeshin kater divane me pamje nga muri ne te cilin gjendej edhe nje televizor,pak me siper ishin banjot. Ne anen e majte te koridorit gjendeshin disa dhoma dhe ne anen tjeter disa te tjera,ndersa ne fund te tij ishin dy kolltuqe te vegjel ku edhe para tyre gjendej nje tjerter televizor,ndersa per dhomat eshte me mire te mos flas,nuk na pelqeu aspak. Ishte e gjate dhe ne fund te saje kishte nje tavoline me madhesi mesatare per te studiuar prane dritares,ne dhome gjendeshin kater krevate dy kateshe gje e cila nenkupton se ne dhome do te ishim tete persona. Dollapet ishin te ngushte,ngyre te  kuq dhe te gjate.
Isha jashte mase e zhgenyer nuk e prisja nje konvikt te tille,mendova se do te shkonim direkt te konvikti i ri por na thane se mungonin disa rregullime dhe se do te  mund te shkonim atje vetem pas 1 jave. Vendosem valixhet ne dhome dhe vendosem te dilnim jashte. Rruget nuk i dinim por per te larguar merzin duhej qe te ecnim pak,keshtu qe vendodem te ecnim vetem drejt. Lagjja ishte shume kot ,ecem shume gjate dhe  para se te dilnim nuk lajmeruam askend,e cfare mund t'i thonim kur as vete ne nuk dinim cfare te benim. Numra turk nuk kishim dhe cfare do qe do te ndodhte do ta mernim vesh vetem kur te ktheheshim.

Diçka ndryshe...Where stories live. Discover now