1

2.1K 47 6
                                    


E njihte shume mire vajzen perballe saj, ishte po ajo qe i kishte qendruar perballe kater vite me pare, ishte vajza se ciles I kishte bere nje premtim. Dhe tani u takuan serisht, ne te njejtin vend. Ishte koha per nje premtim te ri.

Qendronte e vetme perballe pasqyres se vogel te banjos se shkolles, asaj pasqyre perpara se ciles, vajzat shtynin njera tjetren per te pare sadopak reflektimin e tyre teksa lyheshin ne mengjes. Me nje penel, laps te lehte dhe pak rimel zhduknin cdo shenje lodhjeje te nje nate me pare. Ndertonin cdo dite nje maske te re, te cilen e hidhnin tutje me te shkuar ne shtepi, ku pa pershendetur ende prinderit rendnin drejt banjove, shpelanin me uje jo vetem tualetin por edhe lodhjet e nje dite te gjate. Dhe pastaj shikonin serisht veten ne pasqyre, teksa mblidhnin floket e krehura me kujdes ne nje bishtalec.

Ndersa Leksi qendronte e terhequr ne nje cep, ndiqte me sy cdo veprim te vajzave derisa dilnin nga dera, dhe vetem atehere mbyllte librin qe mbante ne dore, dhe afrohej prane pasqyres. Nuk nxirrte lapsa, rimelera. Ajo rregullonte syzet e saj, fijet e pabindura te flokeve qe mund ti kishin dale nga bishtaleci I saj I cregullt, dhe pastaj me librin serisht ne dore, drejtohej per ne klase.. Ecte gjithmone me koken poshte. Nuk I pelqenin shikimet qe I hidhnin shoket e shkolles, te cilet kerkonin te dinin se kush ishte kjo vajze. Ndoshta disa e ndiqnin me sy deri sa hynte ne klasen e saj, por asnjeri nuk e mbante mend deri te nesermen. Ulej ne banken ne rreshtin e pare, dhe nuk e linte me vendin e saj ne cep, deri ne perfundimin e ores se peste te mesimit. Nuk kishte shume shoqe, vec nje, qe I fliste vetem sepse ishte e detyruar te ndante banken me te. Por me rastin e pare qe I jepej per tu ulur diku tjeter, e linte vetem. Por Leksi nuk merzitej. Ishte mesuar me vetmine. Ulte koken mbi libra dhe fluturonte ne boten e saj, ku nuk ishte me ndryshe. Ishte serisht e njejta Leksi, sepse nuk ishte e merzitur nga jeta qe bente. Kishte nje familje qe e donin, nje moter qe ishte shoqja e vetme qe I nevojitej, dhe librat per te kaluar kohen. Kater vitet per te kaluan shpejt, dhe tani qendronte serisht perpara pasqyres se vogel per heren e fundit. Kishte veshur nje fustan te zit e gjere, brenda te cilit kishte humbur trupi I saj thatanik, ne vend te xhinseve dhe kemishave te zakonshme, floket I kishte mbledhur ne nje topuz, dhe ishte munduar te lyente pak syte, hija e te cilit ishte e padukshme poshte skeletit te syzeve. Asgje nuk kishte ndryshuar tek ajo, ishte po e njejta vajze e shkurter verdhacuke, si dhe diten e pare. Mia po e priste jashte, prandaj nuk u vonua me gjate. Hapi deren me vrull per tu perplasur me Denisen. Kishin qene shoqe klase, por kurre nuk kishin shkembyer me shume se dy fjale me njera tjetren. Ndoshta vetem kur ajo, e paturp I fliste me superlative sikur te ishin shoqe te ngushta prej vitesh, vetem qe Leksi ti zgjidhte detyrat apo ndonje pyetje provimi qe kishte marre nga klasat e tjera.

I kerkoi falje me gjysem zeri dhe shkoi drejt Mias.

– Thashe se te vrane aty brenda. Sa do te vija te te kerkoja me nje skuader shpetimi. – ishin motra, por nuk ngjanin aspak. Mia ishte me e hedhur, me e shkathet dhe me e shoqerueshme se ajo. Ishin te kundertat e njera tjetres, njera kishte cdo gje qe I mungonte tjetres. Mia ishte 3 vjet me e vogel se Leksi. Dhe vetem per nje vit kishin qene ne shkolle bashke, por teksa Leksi gjate pushimeve, ulej ne cep te oborit per te lexuar apo per te perseritur per ndonje provim, e motra bisedonte e qeshte me shoqet e saj ulur ne ndonje stol, ose teksa shetisnin te oborr komentonin per nxenesit e tjere, si ishin veshur, thashethemet e fundit qe kishin degjuar.

– Jo, po mendoja.

– Po mendoje se si gjesh kuren e kancerit, e di. Nje dite do te jem motra e nje nobelisteje.

– Jo.

– Behu pak me largpamese. – dhe e shtyu lehtas. – Je e zgjuar, je studioze, ke vullnet dhe do behesh doktoresha me e mire ne bote. Dhe pse mos te jesh ti ajo qe do revolucionoje boten?

– Ke filluar te flasesh me fjale te medha, qe kur ke filluar te besh vete eset e letersise.

– Ehh, te lutem. Nje mjeke dhe nje filozofe ardhshme. Mami dhe babi kane ditur cbenin kur na programonin. – beri shaka Mia. Ishte dita e diplomimit te Leksit. Dhe ishin mbledhur te tere ne auditorin e shkolles ku do te organizohej edhe nje feste. Leksi vete duhej te ulej me klasen e saj, ndersa prinderit do ti qendronin diku ne reshtat me pas. Prandaj me te hyre ne sallen qe gumezhinte nga zerat, u nda nga Mia dhe e ema, qe kishte pritur pa levizur ne hyrjen e auditorit dhe shkoi drejt rreshtit te pare. Babai I saj nuk ndodhej aty, I ishte dashur te levizste me punen, por ajo nuk merzitej. Sepse e dinte qe kishte pasur gjithmone mbeshtetjen e tij, dhe do vazhdonte ta kishte. U ul afer shoqes se saj te bankes, dhe I buzeqeshi kur ajo kheu koken per te pare se kush iu afrua, por asgje me shume se aq.

Vetem nje puthje e pare ( Shqip )Where stories live. Discover now