– Leksi, me fal qe te lashe ashtu tek festa. Erdha te te kerkoj me vone, por nuk ishe me aty. Pyeta dhe njerezit rreth e rrotull, por asnje ste kishte pare. Doja te te merrja ne telefon, por me kishte rene bateria. Dhe me fal.
– Antresa mos e vrit mendjen. – I la te kuptonte qe e kishte falur. Ne te vertete ajo nuk kishte pse I kerkonte falje per asgje, sepse ishte nje party, dhe pse mos te kenaqej? Jo te tereve nuk u pelqente te kercenin e te argetoheshin si ajo. – Me trego si ia kalove?
– Shume mire, ne te vertete ne fillim mu duk vetja pak si aliene. Sikur aty nuk ishte vend per mua, por pastaj njoha dike, nje djale, dhe eshte ne shkollen tone normalisht. Me I madh. Dhe filluam te kercenim, dhe muhabet dhe pastaj me kerkoi numrin, dhe une ia dhash, dhe tha qe do te me telefononte. Une po pres, por akoma asgje.
– Ta tha emrin? – kerkoi te dinte Leksi. Sepse nese nuk ia kishte thene ishte thjesht nje mashtrues gocash si Logani.
– Hmm po, nje emer I ngaterruar, keshtuqe nuk e mbaj mend. Nuk e kishe mendjen shume tek ato qe me thoshte, sepse isha totalisht e perhumbur ne syte e tij.
Ishin ulur ne reshtin e pare te auditorit, dhe vazhduan te bisedonin rreth partyt teksa prisnin profesorin per te filluar leksionin. Leksi kishte nxjerre librat dhe fletoren mbi tavoline, dhe I kishte vendosur rregullt mbi njeri tjetrin. Nje laps dhe nje stilolaps qendronin anash librit. Nxorri edhe nje stilolaps te kuq, per te shenuar pjeset e rendesishme, dhe e vendor me kujdes prane te tjerave. Kishte qene gjithmone e rregullt, ne marrjen e shenimeve, ne mbajtjen e librave mire e paster. Nuk zhgaraviste asnjehere librat, nuk bente as nje nenvizim ne to. Edhe pas nje viti shkolle, librat e saj ishin si te rinj.
Antresa po luante me celularin e saj, dhe Leksi hapi fletoren e shenimeve, per te shkruar daten dhe titullin e kapitullit qe profesori do te shpjegonte. Dhe teksa hidhte mbi faqen e bardhe shkronjat e saj te rregullta e te rumbullaketa, ndjeu dike qe u ul prane saj dhe me pas per ti terhequr vemendjen e preku ne krah. E trembur, dora I shkoi keq, duke bere nje zhgaravine te vogel ne fletoren e saj. Ktheu koken per te pare se kush interesohej per te, e gatshme per ti thene personit ne fjale qe duhet ta kishte ngaterruar me ndonje tjeter, por fjalet I mbeten te pathena, kur pa qe ngjitur me te qendronte Logani. Ndjeu zemren te pershpejtonte rrahjet. Dhe jo sepse ishte e merzitur me te per cka kishte ndodhur nje nate me pare, por sepse nuk mund ti besohej qe ai ishte ulur aty krah saj. Ishte hera e pare qe ndodhte. Dhe ne ate moment kuptoi qe nuk mund ti mbante dot meri, qe e kishte falur megjithese ai kurre nuk kishte kerkuar faljen e saj.
– Cfare do ketu? – e pyeti ftohte Leksi. Nuk donte kurrsesi qe ai te mendonte se mund te tallej me te.
– Aleksa apo jo?
– Nuk mbaj mend te ta kem thene emrin tim. Sepse e di, nuk para ia them emrat cunave qe tallen me mua.
– Jo nuk ma ke thene. – pershperiti ai pa shkeputur shikimin prej saj. Nuk I ishte pergjigjur pyetjes se saj, prandaj Leksi iu perkushtua serisht fletores se saj. Grisi fleten ku kishte filluar te shkruante me kujdes dhe mori serisht stilolapsin ne dore.
– Pse e grise? – kerkoi te dinte Logan.
– Cfare do? Pse je ketu? Pse po me flet sikur asgje nuk ka ndodhur? – u mundua ta bente me te qarte pyetjen kete here ago.
– Sepse asgje nuk ka ndodhur. – Leksi mbeti e shokuar. Nuk ishte kjo pergjigja qe kishte pritur. Por nuk donte te vazhdonte me ate bisede. Nga moment ne moment profesori do te hynte ne klase. – Erdha te te kerkoj falje per mbreme.
– Mbreme? Asgje nuk ka ndodhur. – perseriti ajo fjalet e tij.
– E di qe mund te mendosh qe jam harbut, dhe tere te keqijat e mundshme per mua. – aty gabonte. Leksi vazhdonte te mbyllte syte para imperfeksioneve te tij. – Por doja te te thoja qe mbreme nuk isha mire, isha I pire. Dhe nuk e di se c’pata, dhe e di qe kam folur shume gjera qe nuk I mendoj ne te vertete.
– Fjalet e thena kur je I pire, sjane gje tjeter vecse mendimet qe ke kur je esell.
– E di kete shprehje. Une erdha ketu per te te kerkuar falje. Fakti qe u ula ne rresht te pare, apo qe erdha ne leksion duhet te vleje per dicka.
– Mund te ikesh sa je akoma ne kohe. – por pa mbaruar mire fjaline, pedagogy hyri ne auditor. Ne oren ne vazhdim nuk shkembyen asnje fjale. Ajo mbante shenime e perqendruar, ndersa Logan nga ana tjeter ishte perhumbur ne mendimet e tij. Ndonjehere kthente koken nga Leksi, por ajo ishte shume e vemendshme ne leksion, per ti kushtuar vemendje atij. E mbante mend ci kishte thene nje nate me pare, fort mire madje. Dhe cdo fjale qe kishte nxjerre nga goja e mendonte me te vertete. Nuk terhiqej kurrsesi nga nje si Leksi. Dhe ne asnje rrethane tjeter nuk do te kishte ulur hunden e tij per ti kerkuar falje, por ishte fakultet, dhe duhet te mendonte edhe per te ardhmen e tij. Dhe meqe per tu ulur te mesonte nuk kishte ne plan, do te perdorte ate, per ta ndihmuar neper provime. Ishte vajze e sjellshme, e urte, mund ta manipulonte sipas qejfit te tij. Me xheste te mira, dhe me fjale te embela mund tia blinte mendjen thjeshte . Nuk kerkonte te shkelqente, mjaftonte qe mos te ngelte. Nje vit. Vitin tjeter do ti theriste mendjes. Dhe kete vit do ta ndihmonte Beti. Leksi a sido qe quhej, ai ne mendje vazhdonte ti theriste Beti. Emrin e saj e kishte mesuar nga Denisa, nje shoqe qe kishte patur ne shkolle te mesme, ish e dashur ne fakt. E kishte pyetur per nje vajze te shemtuar, dhe ajo menjehere kishte kuptuar se per ke behej fjale. I kishte treguar se si Leksi nuk kishte patur asnje shoqe ne shkolle, jo me shok, normal qe asnje djale me sy ne balle dhe mend ne koke nuk do te merrej me te. Po Denisa I kishte treguas se si cdokush e perdorte vec per ta ndihmuar neper provime, madje edhe ajo vete, edhe se sa e thjeshte ishte qe ago te genjehej. Mjaftonte nje buzeqeshje dhe dy ose tre fjale lajkatare.
Nga ana tjeter Leksi ndihej ne siklet nga prania e Logan. Ishte e kote, nuk mund te perqendrohej kurre plotesisht ne leksion, kur zemra e saj theriste papushim emrin e Logan. Ai I kishte kerkuar falje. Ai qe kishte qene djali me I pashem I shkolles, dhe vazhdonte te ishte I universitetit, dhe jo vetem ne syte e saj, qe nuk ulte hunden kurre perpara askujt, ishte ulur aty ngjitur me te, per ti kerkuar falje. Ajo tashme e kishte falur, e kishte falur madje edhe perpara se ai te pershperiste ato dy fjale magjike.
Me te dale profesori nga auditori, edhe ajo vete nxitoi te dilte, pa I kushtuar asnje vemendje Loganit qe po tregohej shume I vemendshem kundrejt saj. Ajo e ndiente qe me bisht te syrit ai po vezhgonte cdo veprim te saj. Dhe ndjenja I pelqente dhe e bezdiste njekohesisht. I pelqente qe nje djale po tregonte vemendje ndaj saj, dhe qe ai djale ishte pikerisht Logani, por nga ana tjeter nuk ishte mesuar kurre te ishte e vezhguar. Dhe nuk dinte sit e sillej. Me koke ulur, duke u siguruar qe ne asnje moment te mos ndeshte shikimin e tij, doli nga dera e auditorit. Nxitoi hapat deri sa u gjend ne parkun e campusit te universitetit. Vetem atehere, e qete ngadalsoi hapin.
– Mendove te shpetove prej meje. – I foli Logan, I cili e kishte ndjekur nga pas. Ne distance, ne menyre qe mos te dukej sikur po I shkonte nga pas, megjithese ishte pikerisht cka po bente.
– Jo, une thjesht po nxitoi…- u perpoq te justifikohej ajo, e zene ngushte.
– Doja te mbyllnim ate cka po bisedonim pak me pare. – kembenguli Logani. Donte te sigurohej qe cdo gje me te ishte ne vendin e duhur.
– Logan, une…
– Jo, perpara se te vendosesh me degjo. Me vjen me te vertete keq per cka ndodhi. Nuk mendoj se u njohem ne menyren e duhur. Dhe ishte faji im, prandaj te kerkoj falje. Dua thjesht te me japesh nje mundesi te dyte, qe te me njohesh, kur jam esell. – shtoi ai me shaka. – Dhe prandaj do te te ftoj sonte per te dale me shoqerine time. Eshte menyra ime per te kerkuar falje.
– Une, une nuk dal ditet e shkolles.
– Nuk kemi asgje per te mesuar per neser. Do ta kisha lene per here tjeter, nese situate nuk do te ishte e tille. – nese provimet nuk do te kishin qene kaq afer, do kishte qene me e sakte te thuhej.
– Okay. Do te mundohem. – ai buzeqeshi me pergjigjen e saj. 1 me 0 per te. I mori numrin e telefonit, ne menyre qe te merreshin vesh, dhe para se te largohej fitimtar e perqafoi miqeisht.Bashke me Mian qendronin te heshtura ne autobus. Leksi me te mbaruar mesimin ishte ulur ne nje kafe prane shkolles se Mias. Gjimnazit ku edhe ajo vete kishte studiuar. Me nje milkshake, kishte pritur deri sa e motra kishte mbaruar mesimin per te shkuar te dyja ne shtepi. Gjithmone e priste ne ditet qe orari I tyre perputhej. Kishte raste kur Leksi mbaronte vone dhe me pas I duhej te kthehej e vetme ne shtepi. I pelqente shoqeria ne autobus, prandaj edhe disa here e priste Mian edhe per nje ore, si sot. Por asnjehere me pare koha nuk kishte fluturuar aq shpejt. Teksa mendonte per Loganin, per syte e tij te zinj e te medhenj, per ate buzeqeshje rrezellitese, per floket e zinje te dendur, per cdo tipar te tij perfekt, luante pambarimisht ne mendje biseden me te ne oborr. E kishte ftuar per te dale, edhe kete here nuk kishte qene nje enderr, ajo nuk kishte harruar te pickonte veten dhe nuk ishte zgjuar. Ende ndjente ngrohtesine e perqafimit te tij. Nxorri celularin nga xhepi dhe kerkoi emrin e tij mes kontakteve te saj te pakta. Tani I kishte edhe numrin. Dhe teksa e perhumbur shikonte ekranin e celularit, sikurse aty te ndodhej me te vertete ai e te ishte duke I folur, ndjeu Mian qe si gjithmone hidhte canten mbi karrige perpara se te ulej edhe vete, dhe shfrynte. Kete here e trembur nga ardhja e se motres, Leksi ktheu telefonin permbys.
– Hem Hem. – u kollit Mia. – cfare kishe aty qe ma fshehe ashtu? – dhe tregoi nga celulari qe qendronte permbys ne mes te tavolines se vogel te rrumbullaket.
– Asgje. – pohoi Leksi dhe u zgjat ta merrte por Mia u tregua me e shpejte dhe e rrembeu ne duart e saj.
– Aaaa, pa shiko. Nje kontakt I ri. Ndonje Logan tjeter qe nuk te ofendoi nje nate me pare mendoj.
– Jo.
– Si e more numrin e tij? Po e persekuton tani? Do te hakmerresh per mbreme? Se nese po, ke perballe personin e duhur qe mund tia bej jeten ferr.
– Me ftoi per kafe, sonte. Me kerkoi dhe falje.
– Dhe ti e fale. – nuk ishte nje pyetje. Ishte nje pohim I naivitetit te se motres. Por ne fund te fundit nuk I vinte faj, e donte ate djale, megjithese nuk kishin shkembyer me shume se dy fjale deri me sot. E donte ashtu sic ajo vete donte Noan dhe I falte cdo gje.
– Po. Por nuk iu pergjigja. I thashe qe do ta mendoja.
– Me pelqen strategjia qe po luan. Do ta lesh ne mister dhe do te shfaqesh nga hici ne lokal, me pelqen.
– Jo mia, por neser kam shkolle. Dhe si mund ti them mamit?
– Ti me te vertete trembesh se mami nuk do te te lere?
– Jo, por une nuk dal asnjehere. Do te donte te dinte me shume. Dhe une nuk..
– Do te te mbuloj une. – u ofrua Mia. Keshtu edhe ajo vete do te kishte mundesi te surprizonte Noan ne lokalin ku grupi I tij luante muzike live. Dhe duke planifikuar te daluren, u ngriten nga lokali dhe shkuan deri tek stacioni I autobusit.
Jetonin ne periferi te Vancouver, ne nje lagje te madhe te qytetit, qe fare mire mund te ishte nje qyteze me vete. Qendra ishte e zhurmshme prandaj I ati kishte blere nje vile ne periferi, ne nje lagje vetem me vila dhe te pasur me gjelberim, jo shume larg qendres ku ai vete punonte dhe ku vajzat shkonin ne shkolle. Autobusi ishte I lodhshem, sidomos ne mengjes, kur u duhej te zgjoheshin edhe me heret per te arritur ne kohe, megjithese rruga zgjaste vec 20 minuta. Mia shpesh I ankohej se motres per faktin qe ago nuk kishte marre ende patenten, sepse nese do te kishin nje makine te tyre cdo gje do te ishte me e thjeshte. Leksi mbyllej ne shtepi, dhe nuk I bente aspak pershtypje fakti qe tere clubet ndodheshin larg, ndersa per Mian ishte nje torture e vertete. Sa e sa here ajo nuk dilte me shoqet e saj vetem sepse jetonte larg, dhe prinderit kishin frike qe ajo te kthehej vetem ne shtepi ne darke. Por ne pak muaj mbushte 16 vjec, dhe gjeja e pare qe do bente ishte te merrte patenten dhe pastaj do te mund te ngiste makinen e vjeter te familjes. Nuk I behej vone se ajo makine dukej si nje tufe mbeturinash me rrota, e rendesishme per te ishte qe me patenten do te merrte edhe passin e saj te lirise nga ai burg.