4

574 30 0
                                    

Zilja e telefonit te Leksit binte papushim.
– Ke nder mend te pergjigjesh apo jo? – iu hakerua Mia. Ishte Logan qe telefononte per here te trete.
– Fliti ti.
– Jo. Te do ty. – kundershtoi ajo.
– Te lutem. Thuaji qe do vi, se di. Do shkojme?
– Leksi, qetesohu. Nuk po te merr Barack Obama. Thjesht pergjigju, dhe thuaji qe do te vish. Vendosni ku do takoheni dhe kaq. Cdo emer vendi qe do te thote prano, bej sikur e di se ku eshte. Do te te shoqeroj une. – dhe doli nga dhoma, ne menyre qe e motra te fliste e qete, nese do te vendoste ta ngrinte telefonin. Shkoi drejt dhomes se te emes, ku ajo po lexonte nje liber.
– Cfare po lexon? – kerkoi te dinte Mia.
– Ma ke pyetur per te njeqinten here.
– Mendova se ke filluar liber te ri.
– Me ke pyetur sot. – justifikimi saj nuk kishte funksionuar. Mia kishte kaluar njeqind here perpara te emes, dhe gjithmone e kishte pyetur se cfare kishte bere dhe per librin, por asnjehere nuk kishte patur guximin ta conte biseden deri ne fund dhe ti kerkonte leje.
– Thashe te benim pak muhabet. Pa me thuaj, si ia kalove?
– Dhe ja nje tjeter pyetje e perseritur. Cfare do te kerkosh Mia? Sepse sa here do ndonje gje kujtohesh per mua.
– Une kujtohem gjithmone per ty. – kundershtoi Mia. Dhe iu afrua dhe e perqafoi te emen. – por edhe dua te te kerkoj te dal. Pak, nuk do te vonohem. Duam te shkojme me gocat ne kinema.
– Mia, babi nuk…
– E di qe babi nuk do te ishte dakort, por babi nuk esht fare ketu. Nuk ka pse e merr vesh. Nuk do te me ndodhi gje, do te marr edhe Leksin qe most e kthehem vetem. Ia mbusha mendjen asaj, pres qe me ty te jete me e lehte. – vuri re habine ne fytyren e se emes kur degjoi qe edhe Leksi do te dilte me te. – Eshte 2012. – shtoi aty per ate ajo.
– Okay por…
– Faleminderit. Dhe e di, mos u vononi, mos guxoni te mos pergjigjeni ne telefon dhe mos pini. – shkoi duke vrapuar drejt dhomes se tyre. Hapi deren dhe pa Leksin qe qendronte akoma me telefonin perpara, dhe me liber hapur.
– Dhe ti nuk iu pergjigje? Dhe mos valle do te duhet te shkoj prape tek mami dhe ti them qe plani u anullua?
– More lejen?
– Po. Ti fole?
– Po.
– Atehere cfare ben akoma shtrire aty, me liber perpara?!
Iu desh rreth nje ore qe te beheshin gati. Leksi veshi nje veshje sportive, floket bisht dhe nuk mund te dilte nga shtepia pa syzet e saj te pandashme. Ishte Mia ajo qe deshi gjysem ore per te vendosur se cfare do te vishte dhe shume minuta te tjera per make up.
– Do te shkosh vetem ne kinema? Mos harrove valle qe aty eshte erresire? – I kujtoi Leksi, e cila kishte frike se mos vonohej. Kishte lene te takohej me Logan ne 8 dhe sapo kishte kaluar ora 7. Mia nuk I kishte treguar as se motres per planet e saj. Nuk do te shkonte ne kinema, por tek Noah, dhe nuk mund ta trembte ate. Duhej me doemos qe te dukej sa me mire. Por e motra skishte si ta kuptonte. I ishte lutur qe ti bente edhe asaj pak tualet, por kishte kundershtuar me ngulm. Ajo vete nuk ishte e sigurte per qellimet e Logan. Dyshonte se ai do te tallej me te motren serisht, por per most a merzitur, kishte kohe qe nuk e shihte aq entuziaste, kishte vendosur mos ti fliste per dyshimet e saja. Do te priste te merrte vesh se si ia kishin kaluar. Nese Leksi do te ishte merzitur, atehere ajo kishte te drejte, por do te heshte serisht. E dinte qe e motra nuk ishte aq budallaqe sa te rendte serisht pas tij.
Dolen nga shtepia ne 7 e 30, dhe Leksi qe ishte veshur me converse po nxitonte drejt stacionit, ndersa Mia ecte me veshtiresi. Takat nuk ishin aspak te rehatshme, por nuk u ankua dhe mundohej me aq sa mundej te ruante ritmin e se motres, por mbeti mbrapa. Nese do ti duhej te kishte ecur edhe 2 blloqe me shume, do te kishte hequr kepucet, dhe do te vraponte kembezbathur, duke mos iu bere vone per syte kureshtare te njerezve.
Arriten te kapnin autosusin e pare, kishte prak trafik, por vendi ku kishte lene te takohej me Loganin nuk ishte shume larg, te pakten keshtu I kishte thene Mia. 5 minuta nga ora 8 dhe ato sapozbriten nga autobusi.
– Mos me bej te vrapoj me te lutem. Nuk mundem. – iu pergjerua Mia.
– Te thashe qe takat ishin nje zgjedhje gabuar.
– Te thashe qe conversant nuk vishen ne takime. – ia ktheu menjehere kritiken.
– Me oriento dhe nuk ke pse te vish me mua.
– Kam frike se do te humbasesh dhe tere sakrifica ime do te vete dem. Je akoma fillestare ne ceshtjet e lokaleve. – por shikimi qortues I se motres e beri qe te ndryshonte mendim. – Ec drejt, kthehu ne kthesen e 2te majtas. Prite tek tabela blu e pub. Dhe kalofsh mire. Me telefono 10 minuta para se te cohesh. Tani ik.
– Faleminderit Mia. –e falenderoi Leksi perpara se ti kthente shpinen. Ajo vete e ndoqi per pak me sy te motren deri sa humbi mes turmes se njerezve dhe vete u drejtua ne drejtimin e kundert. Kaloi perpara kinemase, dhe vazhdoi te ecte deri sa u gjend ne hyrjen e nje bistroje. Aty ku ate nate Noah do te luante me grupin e tij.
Ndaloi dhe mori fryme thelle perpara se te shtynte deren. Me te hyre brenda u gjend e rrethuar nga shume njerez qe qendronin ne kembe rreth tavolinave te tyre. Vendi ishte goxha I madh, dhe do ta kishte te veshtire te dallonte Noan me aq shume fytyrash. U sorrollat pak mes tavolinave, deri sa dalloi ne nje cep te lokalit floket e tij te verdhe. Nxitoi drejt tij, por u shtang kur pa qe ai ishte ne shoqerine e nje vajze. Ndoshta e dashura. Por ai nuk I kishte thene qe kishte nje te dashur kur qendronin sebashku gjate pushimeve dhe bisedonin me ore te tera ne telefon. Vajza qeshte dhe ai gjithashtu. Ne nje moment ajo u afrua dhe e puthi ne faqe dhe ai e shtrengoi ne krahet e tij.
Ajo beri te kthehej dhe te largohej sa me shpejt nga ai vend, por cdo gje ndodhi shume shpejt.
– Mia. Ti je? – ishte pikerisht zeri I tij engjellor qe e theriti.
– Hmm Noah. – u mundua te luante rolin e te habitures ajo, sikur nuk e kishte pare qe ai ishte aty.
– Cfare po ben ketu? – kjo pyetje e zuri ngushte. Duhet te mendonte nje genjeshter te besueshme dhe shpejt.
– Hmm… une… une jam ketu me tezen dhe disa kusherinj. Thame te dalim. – justifikoi prezencen e saj Mia.
– Pse nuk me the gje?
– Sepse hmm, nuk e dija qe do ishe ketu. Cfare ben ketu njehere?
– Une luaj ketu te enjteve. Harrove qe te kam thene.
– E kisha harruar. – genjeu ajo, duke u sjelle sikur nuk I kishte kushtuar aspak vemendje bisedave me te. Dhe me pas nxorri nje justifikim per te dale nga situate. – une, hmm, po shkoja ne tualet. Keshtuqe mirupafshim. – dhe u kthye per tu larguar
– Mia? – therisi ai serisht emrin e saj. Ndoshta ishte gabuar. Ndoshta ajo ishte thjesht nje shoqe, apo kusherire dhe ai tani do ti kerkonte qe ajo te qendronte me te, prandaj duke buzeqeshur u kthye serisht nga ai.
– Tualeti eshte nga ana tjeter. – kishte gabuar, serisht. Dhe pa e falenderuar shpejtoi hapat per tu larguar sa me pare nga aty. Gjeti banjon dhe u fut brenda duke perplasur deren pas saj. Pa veten ne pasqyre, dhe qeshi me budallekun e saj. Ishte zbukuruar vetem per te, per djalin qe me zerin e tij te embel e te qete, me kenget qe I dedikonte, me fjalet e bukura qe I thoshte, I kishte fituar zemren. Dhe ne asnje moment ajo nuk kishte menduar qe ai mund te ishte duke u tallur me te. Ne fund te fundit, nuk ishte aspak ndryshe nga tere meshkujt e tjere. Ishte vetem ajo me mendje lehte se vajzat e tjera, perderisa ai kishte zgjedhur ate per tu tallur. Qendroi gjate e ulur ne dyshemene e tualetit te atij lokali. Nuk kishte ku te shkonte. Do te fshihej aty deri sa e motra ta telefononte, dhe me pas do te dilte duke u treguar e kujdesshme qe ai mos ta shihte.

Vetem nje puthje e pare ( Shqip )Où les histoires vivent. Découvrez maintenant