2

752 31 1
                                    

Kishte veshur te njejtin fustan te zi, si edhe tek diplomimi. Nje fustan I gjere dhe paforme, brenda te cilit humbiste e tera, ndoshta e bente te dukej dhe me e shendoshe qe cishte ne te vertete, por nuk I behej vone. Mia ishte marre me tualetin, heren e pare, sepse pasi e kishte bere si nje palaco, duke e tepruar me lapsin dhe penelin, kishte zgjedhur te lante fytyren dhe te vinte vetem pak rimel, ashtu sic dinte vetem vete. Floket I kishte leshuar, por nuk ishte marre me shume me to. Ondet e saj I binin lehte mbi supe. Dhe kuptohej qe nuk kishte lene pas syzet e saj. Ne hyrje te pub ku do te zhvillohej parti takoj, Antresen, te vetmen shoqe qe kishte ne fakultet dhe te dyja hyne brenda. Nuk kishte mbetur me vend per tu ulur, prandaj ishin me fat qe gjeten nje vend ne banak. Megjithese nuk kishte asnje stol per tu ulur, mund te mbeshteteshin aty. Ajo vete nuk lodhej se qendruari ne kembe, ishte veshur me nje pale ballerina te sheshta, ndersa Antresa nga ana tjeter kishte veshur takat me te larta qe kishte pare ndonjehere ne jeten e saj. Dhe nuk ngjante aspak me vajzen qe takonte cdo dite ne shkolle. Makiazhi prej dy gishtash qe kishte vendosur, e kishte bere tjeter njeri. Nese Mia do ta shikonte tani do mendonte qe zoti kishte degjuar lutjen e saj ne dreke. Antresa nuk qendroi shume me te, me te filluar muzika, u turr ne pisten e kercimit. Ndonese ajo nuk kishte pranuar te kercente, nuk ngurroi te fillonte te perdridhej mes njerezve krejt e vetme, deri san je djale u afrua, dhe tere naten kerceu vec me te, me kalimin e oreve duke u afruar me shume me njeri tjetrin. Ndersa Leksiqendronte ne banak, me nje cola perpara, te ciles nuk ia ndante syte asnje moment. Kishte degjuar qe mund ti hidhnin droge, dhe nje zot e di se cfare mund te ndodhte pastaj. Dhe teksa shikonte papushim oren qe mbante ne ore, sikur shikimi I saj do ti detyronte akrepat te ecnin me shpejt, dikush u ngjesh pas saj, me pas e shtyu ne menyre qe tu afronte ne banak.
– Shoku, ma bej dhe nje whisky. – ne pergjigje te atij zeri, ktheu koken menjehere per te pare qe ngjitur me te qendronte Logani. Dukej I dehur. Prandaj edhe ajo nuk e permbajti dot veten dhe I tha
– A nuk mendon qe nuk duhet te pish me?
– Aaa jo zemer. Une nuk kam pire asgje. Kjo eshte gota e pare. Nuk mund te iki nga party pa pire gje, si thua ti? – ajo nuk iu pergjigj. Por pa kamarierin teksa mbushte gotten e tij nga nje shishe me leng kaf ne te kuqe. Dhe kur ia zgjati perpara, Logani vazhdoi.
– Edhe nje tjeter shoku, per zonjushen ketu. – dhe pa nga Leksi
– Hmm, jo faleminderit. Une jam mire. – dhe tregoi colen e saj.
– Shef e dashur, dhe ti nuk quhet qe je ne party nese ke pire vetem ate.
– Une nuk pi.
– Atehere ti nuk ke qene ne party sonte, nese kthehesh ne shtepi pa nje pike alkol ne stomakun tend. Dhe sa paradoksale do ishte kjo, kur jam I sigurte qe ke 3 ore qe je ketu ne kete banak. – preferoi mos ti pergjigjej prap. Ndoshta ishte me mire te mbaronte ajo bisede. Pasi ajo po ndihej ne siklet. Nuk dinte si te vepronte, si te pergjigjej, cfare te thoshte ne menyre qe mos gabonte. – dhe tani preferon te heshtesh, ose ndoshta sepse po konsideron qe te pish kete gote me mua, – dhe I vendosi perpara goten me whisky qe kamarieri sapo e kishte pergatitur, duke shtyre menjeane colan e saj – ose thjesht po mendon se sa I bezdisshem qenka ky djali, bej mire qe te gjej nje menyre qe ta heq qafe. Dhe une preferoj te paren, keshtuqe gezuar. – takoi goten e tij me te sajan dhe pastaj rrekelleu nje gllenke prej saj. Ndersa ajo vetem e shihte teksa ai pinte. Ishte I bukur edhe I dehur, ashtu sic ishte I bukur kur ishte I nevrikosur, I merzitur,I gezuar.
– Je e para femer qe me injoron.
– Nuk po te injoroj ty, por goten qe me ke vene perpara. Une nuk pi.
– Atehere po e pi une. Dhe eshte faji jot, qe po pi me shume se nje gote. Keshtuqe do duhet te me kenaqesh me nje kercim.
– Une nuk di te kercej. Keshtuqe jo.
– Zemer, nuk do te bejme shkence, do kercejme. Te mesoj une. – dhe e terhoqi duke rrezuar cdo kundershtim te saj. Leksi me kot ngurroi, sepse ai iu afrua dhe I hodhi krahun e tij rreth qafes.
– Nuk dua te kercej.
– Nuk do te kercesh me mua? – pyeti ai
– Nuk du ate kercej, nuk ka lidhje me ty. – vazhdoi ajo. – Thjesht une, nuk jam mesuar me gjera te tilla.
– Prandaj jam une ketu, mesojm bashke. – dhe duke folur, ishin future mes njerezve te tjere qe ishin shume te perqendruar tek muzika per ti vene re. atehere si fillim, duhet qe te kesh besim tek une, dhe te ctensionohesh. Nuk do shijoje momentin.
– Ok. Por une…
– Shtt. Tani hidh krahet rreth qafes time dhe afrohu. – e hipnotizuar nga ai, dhe me friken se e tera kjo mund te ishte nje enderr prej se ciles do te zgjohej shum shpejt beri sic I tha ai. Nuk kishte qendruar kurre ne jeten e saj aq prane me nje djale. Dhe zemra e saj nuk kishte rrahur kurre aq fort, falenderoi muziken qe fshihte rrahjet e saj, dhe nuk ishte skuqur kurre me shume se ne ate moment, falenderoi erresiren prej se ciles ai nuk mund ta dallonte. – dhe pastaj une te afroj me prane vetes, dhe te shtrengoj ne menyre qe ti most e largohesh. – dhe kur ai tha keto fjale, ndjeu duart e tij rreth belit te saj. – dhe pastaj lerme te te udheheq. – ashtu sic I tha ajo thjesht ndiqte cdo levizje te tij, mbeshteti koken ne supin e Loganit, dhe koha per te ndali aty.
– Si je? – e pyeti ai.
– Mire.
– E di, cfare mungon tani?
– jo. – per te nuk mungonte asgje. Cdo gje ishte perfekte. Ajo ne krahet e Loganit, djalit qe kishte pelqyer per 2 vjet tashme. Ishte e lumtur.
– Kjo. – dhe cdo gje ndodhi shum shpejt. Ai u afrua per ta puthur, dhe ajo e shtyu, dhe pastaj per tiu larguar sa me shume, cau mes njerezve dhe doli jashte ne naten e ftohte, pa mare me pare xhupin e saj nga gardaroba. Aq kishte zgjatur magjia, ai kishte prishur cdo gje. Pse te kerkonte ta puthte? Ai as qe e njifte? Ishte I dehur po, dhe donte te perfitonte prej saj, ose cdo vajze qe I dilte perpara, por pse ajo? Tek ajo dhimbte me shume.
– Hej, me fal. – ishte Logani qe mesa duket e kishte ndjekur nga pas dhe qendronte pas saj.
– Ik, me ler vetem. – nuk I behej vone qe ai ishte aty per ti kerkuar falje
– Me fal, por nuk mendoj se duhet te reagoje ashtu, ishte thjesht nje puthje dreqi ta haj. Nuk do te te haja. – ishte thjesht nje puthje po, tani ishte faji I saj qe ishte larguar ashtu.
– E parendesishme per ty besoj.
– Partyt jane per te bere njohje te reja. Njohje, pije, puthje, pastaj ku I dihet, ndonjehere…
– Mos vazhdo, sdua detaje te tjera Logan
– Aaa, dinke emrin tim? Nuk mbaj mend te ta kem thene. Nuk ia them vajzave ne party, sepse ashtu me harrojn me shpejt, ashtu sic I harroj dhe une.
– Sepse jemi ne te njejten shkolle. Kemi qene edhe 4 vite ne te njejtin gjimnaz, Logan. – I kujtoi ajo.
– Nuk te mbaj mend. Do te te kisha vene re. – te njejtat fjale qe I kishte thene Mias naten e diplomimit. – syze si ato te tuat me kujtojne Te shemtuaren Beti.
– Je shume I pire. – tha ajo. Tani e lenduar.
– E di, ndryshe nuk do te te isha afruar kurre. Por nuk ma mori mendja qe do te me refuzoje. – vazhdoi ai prepotent. – ti as ne enderra nuk puth djem si puna ime.
– Nuk dua ti puth djem si puna jote. Dhe nuk dua qe puthja ime e pare, te jete thjesht nje puthje mes mijera te tjerash te parendesishme, per djalin qe do te ma dhuroje. – dhe me lot ne sy I ktheu kurrizin dhe vrapoi per ne shtepi. Qau tere rruges. Sepse dikush ia kishte thene troc ate qe te tjeret ishin munduar te fshihnin. Qe ishte e shemtuar, e pashprese. Dhe qante sepse brenda 5 minutave I ishte thyer imazhi perfekt qe kishte krijuar per nje djale gjate 2 viteve te fundit, dhe pjesezat e vogla po I dhimbnin tashme ne zemer.
Kur hapi deren e dhomes, Mia ishte ende zgjuar. Po priste per detajet, por ajo ishte shume elodhur dhe e merzitur per te folur, prandaj pa u zhveshur u shtri dhe mbuloi koken me batanije, duke injoruar edhe Mia qe po ndiqte me sy cdo levizje te saj.

– U zgjove zonjushe, sepse po pres te me tregosh gjithcka? – sa hapi syte pa Mian qe ishte ulur tek kembet e krevatit te saj, dhe nuk ia ndante syte asnje moment.
– Mia, me ler rehat.
– Vrave njeri mbreme? Qe ishe aq e shokuar, nuk me the as naten e mire, as nuk veshe pizhamat. – iu kujtua qe nje nate me pare nuk kishte patur fuqi per asgje, dhe ishte future ne krevat ashtu sic kishte ardhur nga party. U cua menjehere dhe hodhi carcafet e batanijet ne toke. – Pikerisht, kete doja te thoja, ti e fiksuara me higjenen te shtrihesh pa lare fytyren dhe pa nderruar rrobat. Imagjino sa mikrobe na kane pushtuar.
– Mia, qepe. – nuk I ishte drejtuar kurre me pare ashtu, prandaj Mia me nje shikim te shokuar pushoi se foluri. – Zemer, me fal. – iu afrua Leksi kesaj here dhe e perqafoi. E pa qe e lendoi.
– Ne jemi motra, I themi cdo gje njera tjetres apo jo?
– Po.
– Atehere pse mbrem nuk me the asgje, pse po hesht edhe tani. Cfare ndodhi? – kerkoi te dinte ajo. Prandaj dhe Leksi filloi ti tregonte, cdo gje, por ne asnje moment nuk pati guximin ta shikonte ne sy. Shikimi I saj kishte mbetur I fiksuar tek tavani. Dhe kur mbaroi se treguari, ndjeu nje lot qe rrodhi dhe I njomi faqet. Mia e afroi prane vetes dhe e perqafoi.
– Do te mbledh super skuadren time dhe do te vim tia thyejme turinj. Si guxon ai te te merzise.
– Ishte I pire. – e justifikoi Leksi.
– Cfare rendesie ka. Ai te lendoi. Asnje nuk merzit motren time pa vuajtur pasojat. – e dinte qe e motra po tallej, nje tentative per ta bere te ndihej me mire, por tani asgje nuk funksiononte. – dhe si guxon te te krahasoje me Betin. Ok, syzet e tua jan pak démodé, por njerezit nuk I nderrojne syzet cdo vit. Si rrobat. Dhe nuk jan aspak si te Betit, ndoshta Harry Pottereske dhe pak…
– Nuk jan syzet Mia. Jam une. Shikome. – dhe hoqi syzet e saj dhe ndeshi shikimin e se motres. – Syzet nuk sjellin ndryshimin. Une jam e shemtuar. – dhe filloi te deneste serisht. Asnjehere me pare nuk I kishte dhimbur aq shume ne shpirt pamja e saj e jashtme si ate dite.
– Une te shikoj, dhe shoh nje person te mrekullueshem. Nje moter perfekte. Nje vajze pa asnje te mete, te zgjuar, te…
– Nuk dua tia di cfare kam brenda. Asnjeri nuk do afrohet per te njohur shpirtin tim nese nuk terhiqet nga pamja ime.
– Leksi, je e bukur. Ke sy te medhenj, buze…
– Mos me genje. Une mund te shikoj. Dhe tani kam frike te dal para pasqyres.
– Duhet thjesht te kujdesesh pak me shume per veten. Bota nuk eshte vetem libra dhe mesime. Kaq. – I pershperiti me ze me te ulet Mia.
– Ato do te me bejne te eci perpara. – dhe teksa tha keto fjale, u kujtua qe pas tre ditesh kishte nje seminar te rendesishem, prandaj duke shperfillur te motren qe vazhdonte te ndiqte me sy cdo veprim te saj, terhoqi librin nga rafti, zuri vendin e saj ne tavolinen e studimit qe ndanin me njera tjetren dhe filloi te mesonte. Mes rreshtave te librave nuk I duhej te mendonte per pamjen e jashtme, per asgje. Sepse fjalet e shkronjat nuk ishin paragjykuese. Nese I perkushtoje kohe, ato beheshin pjese e pandashme e jotja. Dhe nuk ishte pamja celesi I suksesit, por ishte pikerisht maredhenia qe vendosje me faqet e librave. Leksie dinte shume mire kete gje, e kishte ditur gjithmone. Por nje nate me pare, per fare pak I kishte dale nga mendja realiteti I saj I perditshem, me deshiren qe te jetonte nje enderr te bere realitet.

Vetem nje puthje e pare ( Shqip )Tempat cerita menjadi hidup. Temukan sekarang