5

838 30 11
                                    

U zgjua e trembur. Per nje cast iu duk sikur kishte ore qe flinte aty ne kolltukun e dhomes se ndenjes. Por u qetesua kur pa oren, vetem 11. Hodhi nje sy perqark, por ne shtepi mbizoteronte erresira. I shoqi nuk kishte ardhur ende. Kohet e fundit e ndjente mungesen e tij ne shtepi, dilte heret ne mengjes dhe kthehej ne oret e vona. Ndonjehere madje edhe pasi te tera kishin rene ne gjume. Ngritja ne detyre ishte pasuar edhe nga oraret e tejzgjatura. Deri para disa kohesh ajo me vete ankohej per tere kerkesat e te shoqit dhe te bijave dhe sa te veshtire e kishte qe te plotesonte deshirat e te gjitheve, dhe ne fillim kishte ndjere nje clirim, ndersa tani ndjenja e vetmise po e shtypte. Vajzat kalonin shumicen e kohes me njera tjetren, dhe nuk para merreshin me te. Dhe ajo preferonte mos ti shqetesonte. Kurre nuk kishte dashur te ndikonte ne jetet e tyre, kishte besim te plote tek te bijat. E dinte qe ato ishin te zonja te merrnin vendimet e duhura, dhe cdo kembengulje nga ana e saj per te ditur se cfare ndodhte ne jetet e tyre, do ti largonte akoma edhe me shume. Kenaqej me cka ato zgjidhnin te ndanin me te. I donte shume te dyja, ishin drita e syve te saj. Megjithese dy karaktere plotesisht te ndryshme, I behej qejfi qe shkonin aq mire me njera tjetren. Ishin gjithmone te pandashme, madje edhe ato pak here qe Leksi vendoste te braktiste libat e saj, e bente vetem per Mian.
Leksi ishte e shkelqyer. Ishte e dashur, fjalepak, e zgjuar, e edukuar, punetore. Sukseset e saj akademike, ndonese ende e vogel kishin qene te shumta, dhe kudo qe shkonin ajo vete dhe I shoqi mbureshin me te. Por ata gjithashtu ishin shume krenar per Mian. Ndonese shume larg rezultateve te Leksit ne shkolle, ajo ishte e shkathet, e sinqerte, e dashur, gjithmone e qeshur dhe energjike. Dhe Mia nuk ndihej aspak nen hijen e Leksit sepse ajo e dinte qe midis tyre nuk kishte vend per krahasime.
Dhe ajo vete I donte te dyja sikur te ishin vajzat e saj. Ato ishin drita e syve te saj, ishin arsyeja pse vazhdonte te zgjohej cdo dite me deshire per te jetuar. Mjaftonte qe ato ti buzeqeshnin, ta perqafonin, ta puthnin, perpara se te largoheshin per ne shkolle, dhe dita e saj merrte nje rruge krejt tjeter. Kishte bere gjithcka per te qene nje nene e mire per to dhe mendonte se ia kishte dale. Ndjente se ato e donin dhe e respektonin.
Degjoi deren qe u hap dhe mendoi se ishin te bijat, prandaj edhe u cua per ti dale perpara, per tu siguruar qe ishin mire dhe qe asgje su kishte ndodhur, por ishte I shoqi.
– Si shkoi dita? – kerkoi te dinte ai. Preokupohej per te. Qe kur kishte humbur vendin e punes per arsyje shendetesore, e shoqja vetem ankohej. Nuk kishte me ke te dilte, pasi tere shoqet e saj ishin te zena me pune dhe me familjet e tyre, dhe ai vete ndihej fajtor qe nuk ishte gjithmone aty per te, por nuk mund te linte pas dore punen, sidomos tani qe ishte fare prane nje suksesi te ri. Prandaj mundohej qe ne ato pak moment qe kalonin bashke, te tregohej shume I kujdesshem ndaj saj. E donte akoma si diten e pare qe ishin takuar. Akoma mbante mend buzeqeshjen e pare qe ajo I kishte dhuruar. Kishte qene ajo buzeqeshje qe I kishte roberuar zemren. Dhe qe ate dite ajo ishte bere pjese e pandashme e jetes se tij, nuk kishte moment qe nuk mendonte per te. Por jeta nuk kishte qene e thjeshte per te dy, duke I vene perpara shume sprovash, por ia kishin dale. Ende sot, e donte si diten e pare, dhe ne diten e gjate te lodhshme, gjente force vetem tek mendimi qe ajo e priste ne shtepi.
– Mire. – iu pergjigj e shoqja.
– Ku jane vajzat? Po flene? – pyeti Roberti. Ta genjente? Atij nuk I pelqente kur ato dilnin vone, ishte shume protektiv ndaj tyre, ndonjehere eshe me shume se cduhej. Ajo gjithmone kishte kundershtuar kete qendrim te tij. Dhe ato pak here qe Mia dilte, ishte ajo qe ia mbushte mendjen te shoqit.
– Kane dale.
– Dhe nuk jane kthyer ende? – pyeti I nervozuar.
– Po vine. – e dinte qe do tu bertiste prandaj ago vazhdoi ta qetesonte – dolen te shohin nje film. Kane nevoje te dalin Robert, nuk mund ti ndalojme. Pastaj do….
– Jane vajzat e mia. Nuk me pelqen qe te bredhin rrugeve deri ne mesnate. Filmin mund ta shohin pasdite. – bertiti ai.
– Leksi po mesonte. Ajo po lodhet shume. I keshillova une qe te dilnin. – sa here behej fjale per Leksin ai zbutej. Carol ndjente qe I shoqi nuk tregohej kurre aq I durueshem, I kuptueshem e I dashur me Mian. Kishte nje mendim sepse sillej ashtu, por asnjehere nuk e kishte hapur ate teme. Kishin vendosur qe disa gjera ti groposnin ne te shkuaren, dhe e dinte qe nuk duheshin zhgroposur kurre. Por sa here ai I bertiste Mias, sa here e veconte apo tregohej me I ftohte me te, I dhembte ne shpirt. Ne fund te fundit edhe ajo ishte vajza e gjakut te tij.

Dalloi ne distance silueten e Logan, uli koken ne menyre qe mos te ndeshte shikimin me te. Madje devijoi edhe rrugen drejt nje grupi te madh studentesh, me shpresen qe te perzihej me turmen dhe te shmangte ate. Nje nate me pare, hmm, as vete nuk e dinte se si ndihej per te daluren. Nuk I vinte faj atij per fjalet e Denises, por e fajesonte qe e la si nje te huaj, duke I kushtuar fare pak vemendje asaj. Ne fund te fundit arriti ne konkluzionin qe kishte qene nje ide e gabuar, do te kishte qene me mire te refuzonte ftesen e tij dhe te vazhdonte me rrjedhen normale te jetes se saj.
– Hej Leksi. – mos, e kishte pare dhe tani po vinte drejt saj. Mund te hiqej sikur nuk e kishte degjuar thirjen e tij, dhe te nxitonte hapat per tu future ne klase, ose te qendronte dhe te bisedonte me te. Nuk kishte qene kurre aktore e mire, ai do ta dallonte qe po mundohej ta evitonte, prandaj priti qe ai ta arrinte – dhe une qe mendova se nuk do te vije sot.
– Pse?
– Sepse nuk po te shihja asgjekundi. U kenaqem vertete shume mbreme.
– Po.
– Ike vertete heret, mund te kishim qendruar edhe me gjate. Heren tjeter. Si thua per sonte?
– Hmm, me mire jo.
– Do vi te te marr une. Do te te percjell edhe ne shtepi.
– Logan, jo. Kam per te mesuar. Dhe a nuk mendon se duhet te mesosh edhe ti?
– Kam mamane per te me dhene keshilla te tilla. – komentoi ai duke qeshur shtrirshem. Tani duhet te duronte edhe Leksin qe I jepte mend, e tera per nje note kaluese ne nje provim. Nese pedagogja nuk do te ishte aq e keqe, dhe do te pranonte parate e prinderve te tij si koleget e tjere, nuk do te kishte pse te luste Leksin. Por nese kalonte, prinderit I kishin ofruar nje makine, dhe jo nje makine dosido, por nje Porche. Dhe sa here I neveritej vetja, qe I shkonte nga pas pikerisht asaj, dhe sa here mendonte se cfare te tjeret mund te mendonin kur ta shikonin me te, kujtonte vetem makinen. Per ate po bente cdo gje. Dhe tani Leksi po e refuzonte. Provimi ishte te henen, keshtu qe kishte edhe plot tre dite per ta bere per vete.Plus qe nje nate me pare ishin argetuar vertete duke e vene ne loje. Kishin kohe qe bisedat e tyre ishin bere monotone, pse mos te argetoheshin edhe nje nate me te? – He Leks, mos na e prish.
– Logan, une kam per te mesuar vertete. Dje bera nje perjashtim.
– Edhe nje te fundit sot. Denisa ndihet keq per dje, ishte e pire. Do nje mundesi te dyte. Owenit I pelqeve shume. Pastaj une, nuk mendon per mua? – dhe u mundua te imitonte fytyren e nje femije te merzitur qe kerkon me ngulm dicka. – Nese nuk vjen, nuk do te dal as un. Dhe nese qendroj ne shtepi do te vdes. Nje mjeke e ardhshme ka per detyre te me shpetoje jeten.
– Denises thuaji qe nuk ka asnje problem. Ndersa sa per ty, rasti jot mund te presi disa dite. – dhe pa e zgjatur me shume u largua. Per nje moment kishte menduar se do ti kerkonte te dilnin vetem, do te kishte qene e gatshme te rrezikonte, te genjente serisht per nje pasdite me te. Te tjeret ia kishin nderuar shpejt mendjen, e kishin rikthyer serisht ne realitet. Si nje uragan, Logani krejt papritur ishte bere pjese e jetes se saj, kete here ndryshe. Kur ai ekzistonte vetem si nje imazh ne mendjen e saj, rezultat I nje pelqimi platonik, ishte e zonja ta largonte nga mendimet e saja, ndersa tani ai ishte gjithandej. Mes rreshtave te librave lexonte emrin e tij, ne leksion I dukej sikur nga te gjithe pershperitej emri I tij, ne enderra ishte serisht vetem ai. Te ishte vertete kjo dashuria?

Prezenca e tij po turbulonte tere qenien e saj. Nuk perqendrohej me ne mesim, nuk aktivizohej me neper seminare, kerkonte vetem pergjigjen e pyetjes qe prej disa netesh po e torturonte. Pse? Pse Leksi dhe pse pikerisht tani? Pse krejt papritur ai u kujtua ti hidhte syte? Pse krejt papritur ishte aq I interesuar per te? I kerkonte te dilnin, e telefononte, ndonjehere I dergonte mesazhe per ti uruar naten e mire. Mos valle… Por asnjehere nuk kishte guximin te pranonte qe ai mund ta pelqente vertete, qofte edhe ne mendjen e saj. Nese nje dite do te zgjohej, do te kishte me te lehte te pastronte mendjen e saj nga keto gjysem mendime, gjysma tjeter e te cilave sundonin zemren e saj.

Fund. 😊

Vetem nje puthje e pare ( Shqip )Onde histórias criam vida. Descubra agora